Patriotizmi kosovar përfundon në Vranje, ata po e mbushin me pare buxhetin e Serbisë

1
382
Viktor Buzhala

Nga Viktor Buzhala, KosovaIme.tv, 20 mars 2021

Pasi ne nuk jemi në gjendje të ofrojmë as tabela të kerreve, këtë problem se ka Serbia.

Po prodhon edhe për ne. Prishtina e krejt Kosova është mbushë tabela të Vranjes. Mijëra prishtinas, prizrenas a pejanë po e mbajnë me krenari flamurin e Serbisë në veturat e tyre. E bëjnë këtë pasi regjistrimi atje kushton pak më lirë.

Pra, ne për disa centë bëhemi qytetarë të Serbisë dhe i derdhim paret tona direkt në buxhet të Serbisë.

Aty fillon dhe mbaron patriotizmi ynë. Aty fillon dhe mbaron shtetndërtimi. A do ti bartëte tabelat e Kosovës një qytetar i Vranjës?

Jo, edhe po t’ia jepnim nja 5 mijë euro për këtë. E mijëra qytetarë tanër e bëjnë këtë pa asnjë hezitim, duke pagu edhe pare të majme për këtë.

Shteti i Kosovës nuk ndërtohet tu e mbushë buxhetin e Serbisë dhe tu i bartë simbolet e atij shteti nëpër Kosovë. Ndërtohet tu e mbushë buxhetin e Kosovës dhe tu i bartë simbolet tona.

Nëse ne nuk kfillemi si shoqëri, nuk qewim kufij personal, atëherë edhe zhbërjen si shoqëri e kemi shumë afër. Madje, nën këmishë.

Shteti me pare dhe me simbole forcohet e jo me përralla. Madje, ata që derdhin pare në buxhetet e shteteve tjera, duhet me iu qitë taksa ekstra këtu. Pse të mos jetë sjo taksa e patriotizmit. Kur të mungon, të dhemb xhepi. E kur të shprazet xhepi kfillesh.

https://www.facebook.com/viktor.buzhala/posts/10159095250811221

1 KOMENT

  1. Keta jane shtetasit e Serbise SHQIPTAR te lugines se Presheves te cilet jane te obliguar te regjistrojne automjetet e tyre ne Vranje… per komunen e MEDVEGJES. (I merr edhe Kosova aty, po thonë!)

    Por tradhetia e SHQIPTARVE filloi dhe perfundoi kur e dhuruan ELEKTROKOSOVEN dhe u bene ELEKTROANADOLL edhe AERPORTIN PRISHTINA u dhurua dhe u be HAVA LIMANI ADEM YASHAROGLÜ …dhe eshte turpi dhe tradhetia ALFA DHE OMEGA e se tradhetise KOSOVES… edhe bash po kam deshire me kqyre se si do te e trajtoje kete super hajni kryemniutri i ri AL-BIN Kurtoglü …sepse ky eshte i KORRUPTUAR nga REGJEP ORANGUTANI… NAHYP…

Komentet janë mbyllur.