Agron Dushi
OJ KOSOVË, OJ SOKOLESHË
Oj Kosove oj sokoleshë
N’prita t’kqija fort je ndesh
Shkjau i zi desht me t’sunue
Desht me t’lidh e me t’robnue
Milicia atje ne Klinè
Paska dal e ba kerdine
Paska vra dy vllaznit Dushi
Vaj medet po ban gjithkushi
Ishte ken viti 90
Muj shtator, data 13
Milicia para u ka dal
Te dy vllaznit i ka nal
Nis kontrollin kan kadal
Paskan nis e xan me fjal
Paskan nis me arme tu gjue
Paskan met vllaznit varrue
Ne at lufte me pluma e arme
Vllaznit Dushi mesin t’vrame
Krah per krah me njani tjetrin
Met Simoni ka me Shtjefnin
Hije t’zez ka marr tan Klina
Per liri kan ra dy trima
Per liri e per Kosove
Paskan ra trimat deshmore
Gjaku i tyne per liri
Asniher nuk ka me u ngri
Brez pas brezi ka me vlu
Kur t’jet puna me luftu
Tuj ja nis prej dites sodit
Kan me u thirr “Deshmort e kombit”
Te mbulum me plot lavdi
Kan me mbet ne perjetsi.
E shkruajti Vllau I deshmorve
Agron Dushi.
Sot u mbushen 26 vite qe mbeta
pa vllézrit Simon Shtjefen Dushi ne sofer.
13.09.2016, St.Gallen.
Z. GJIN MUSA.
TE FALENDEROJ ME ZEMER PER KET SUPRIZË QE MA KENI PUNUAR.
ISHTE NJE KNAQËSI SHUM E MADHE PER MUA KUR E PASH FJALA E LIRË, ISHTE NJE FOTO E IMJA EDHE NJE POEZI TE CILEN JAU KUSHTOVA VLLEZREVE TE MI SIMON SHTJEFEN DUSHI.
ME 13 SHTATORIN 2015 JU E SHKRUAT NJE POEZI PER VLLAZNIT E MI SIMON SHTJEFN DUSHI.
ISHTE NJE KNAQËSI SHUM E MADHE TE FAMILJA DUSHI.
JEMI KRENAR KUR KOoSVA SHQIPRIA NGA ANE E MBAN EUROPA SHKRUAN PER SIMON SHTJEFEN DUSHI.
Z. GJIN MUSA TE DESHIROJ PUNË TE MBARË
DHE SUKSESE ME FLAJEN E LIRE.
PERSHENDETJE FAMILJA DUSHI.
Komentet janë mbyllur.