Dy fjalë për mësuesin specialist Bilal Koçi

3
1728

Ibrahim Kabili Kisha shumë kohë që kisha menduar të bëj një shkrim për mësuesin specialist Bilal Koçi. Bilali ka mbi tre vjet që ka dalë në pension pas një pune si specialist në ekonomi dhe shumë viteve pune në arsim. Nuk arrita të shkruaj, kur ai doli në pension, aq më tepër kur unë isha dhe i ftuar prej tij, në drekën e fundit që organizoi kolektivi i Shkollës 9 Vjeçare Vilëz. Po mundohem ta “justifikoi” veten me këtë shkrim modest për të, por tepër të vonuar! E megjithatë më mirë vonë se kurrë, thotë një fjalë e urtë popullore!

E enjte datë 18.03.2021, ora 7 e mëngjesit, bisedë me Bilalin në shtëpinë e tij. Më pas një vizitë në shkollë dhe bisedë me drejtorin e shkollës Saimir Ruçi. Ditë dhe kohë e bukur pranverore, por stresuese nga kovidi! Vaksinimi i të moshuarve, mjekëve, mësuesve dhe më pas i popullsisë është një shpresë, një shpresë për mbijetesë. Ka dhe pak stres, stres i shkaktuar nga disa medio, specialistë, apo dhe analistë nga studiot televizive për vaksinën Astrazeneca… Ajo përcjell shpresë, pavarësisht ndonjë efekti anësore. Kur futet shkenca në mes, jeta do të kthehet në normalitet dhe do triumfoi mbi vdekjen!

Bilali lindi në fshatin Zall-Bastar më 17.11.1952 në një familje të varfër por me tradita dhe e njohur në tërë krahinën. Qe fëmijë shumë i zgjuar dhe mjaft inteligjent në shkollë. Shkollën fillore e filloi në vitin 1959 dhe e mbaron në vitin 1963 në Zall – Bastar te shkolla fillore në Nën Kisha me rezultate shumë të mira. Ai kujton me shumë nostalgji mësuesin e klasës së parë Veli Dusha dhe pasardhësin e tij Nexhmi Tafaj. Shkollën 8 vjeçare e fillon në Zall-Mëner në vitin1963 dhe e përfundon në vitin 1967 me rezultate shumë të mira. Ai kujton me shumë respekt kolektivin e shkollës, veçanërisht drejtorët e përkushtuar Naim Sula dhe Dhimitër Xhoga, mësuesen e shkëlqyer të histori-gjeografisë Lumturie Krutani etj.

Arsimin e mesmëm e vazhdon në Shkollën e Mesme “Ylli i Kuq” Golem Kavajës në vitin 1967 dhe e përfundon në vitin 1971 me rezultate shumë të mira. Duke kujtuar vitet e shkollës së mesme Bilali thekson: “Isha nxënës konviktor, në konvikt kishte kushte shumë të mira, kishte rregull e disiplinë të lartë, dietë ushqimore cilësore, zhvilloheshin veprimtari të larmishme kulturore dhe sportive dhe në një farë mënyre na kompensohej mungesa e familjes dhe e kushteve të shtëpisë. Shkolla e Golemit qe shumë e konsoliduar. I gjithë stafi pedagogjik kishte mbaruar arsimin e lartë jashtë shtetit dhe ishin edhe specializuar një pjesë e mirë e tyre, atje. Mësuesit ishin mjaft të përgatitur, tepër korrekt, shumë kërkues dhe mjaft njerëzor. Në shkollë funksiononin të gjithë laboratorët, baza eksperimentale.

Përgjegjës i saj qe Bajazit Habibi, ajo prodhonte farën elitë të domates. Shkolla pati dhe bazën prodhuese me mësuesin Suat Çela. Stafi pedagogjik me drejtorët Liri Dushi dhe Hulusi Hako, dhe disa mësues si Suat Babani, Bajram Keçi, Ahmet Gallavada etj. kanë lënë gjurmë në formimim tonë shkencor në shkollën e mesme. Mirnjohje të thellë për punën e figurën e tyre në arsim. Shkolla e Golemit qe e konsoliduar dhe unike“. Të tilla qenë shkollat e mesme të atyre viteve, hiq politizimet, dhe gjithçka funksiononte si një organizëm i vetëm. Arsimtarë në ato vite dhanë gjithçka për arsimimin dhe edukimin e brazave…

Meqenëse doli me nota shumë të mira Bilali vazhdon arsimin e lartë në të njëjtën degë, për agronomi në Insitutin e Lartë Bujqësor. Arsimin e lartë e fillon në vitin 1971 dhe e mbaron në vitin 1975 me rezultate të mira. Për arsimin e lartë Bilali shton: “Vitet e arsimit të lartë qenë vite të formimit të mirfilltë profesional dhe zgjerimit të njohurive të marra në shkollën e mesme. Instituti i Lartë Bujqësor në ato vite qe shumë i konsoliduar, qe i barabartë me simotrat e tij jashtë vendit, qe shkollë që rrezatonte dije, dhe i paraprinte shkencës në bujqësi. Pedagogët qenë shumë të kualifikuar, merreshin me punë kërkimore shkencore dhe i paraprinin aplikimit shkencor e teknologjisë në prodhim.

Instituti i Lartë Bujqësor kishte të gjithë laboratorët për kohën si për lëndët e përgjithëshme ashtu dhe ato të specialiteteve si për; Bimët e arave, Frutikulturën, Mbrojtjen e Bimëve etj. Dega jonë e agronomisë kishte dhe bazën eksperimentale në Kamëz me mbi 20 ha tokë. Aty bëhej eksperimentimi mbi baza krejt shkencore i prodhimit të farave elitë të grurit, dhe më pas këto farëra elitë kultivoheshin në prodhimin e gjerë në të gjithë vendin. Pedagogët tonë mund të themi, qenë shkencëtar, dhe na dhanë shumë nga përvoja e tyre“. Bilali për kohën e shkollimit në ILB flet me shumë konsideratë për dekanin e mrekullueshëm Skënder Gjiku, rektorin e palodhur Mentor Përmeti, për profesorët e afirmuar Aleko Xoxe, Lejla Topi, Agron Reka etj.

Pas mbarimit të arsimit të lartë, Bilali kryen stazhin në Kooperativën Bujqësore Gurrë dhe Zall-Bastarit, gjatë vitit 1975-76. Për periudhën e kryerjes së së stazhit ai shprehet: “E ndieja veten shumë krenar, njohuritë teorike të fituara duheshin zbatuar në praktikë. Gjatë stazhit pata ndihmën e pakursyer dhe të kualifikuar të specialistëve Shyqyri Brahja, Serxho Baldini dhe Rexhep Cani. I falenderoi shumë këto specialistë të zotë për ndihmën që më dhanë mua, si specialist i ri e pa përvojën e duhur në bujqësi. Viti i stazhit në bujqësi për mua qe një fakultet i dytë“.

Në vitin 1976-77, ai punoi si agronom sektori në Bastar të Mesëm me përgjegjës sektori Sulejman Pëllumbi dhe Xhaferr Doka. Nga viti 1977-1980 punoi agronom në sektorin e parë Zall-Bastar-Vilëz me përgjegjës Liman Visha. Këtu ai kishte arritur një farë përvoje dhe pati dhe rezultate në punë. Nga shtatori i vitit 1980-1983 ai punoi si mësues specialist në arsimin e mesëm bujqësor pa shkëputje nga puna, në Shkollën 8 vjeçare Bastar i Mesëm. “Atje gjeta mësues të vjetër e me përvojë në arsim, unë mora diçka nga ana pedogogjike dhe përvoja e mësimdhënies së tyre, kurse përsa i përket anës shkencore, isha në profilin tim” – shprehet Bilali.

Me hapjen e Shkollës së Mesme Bujqësore në Zall-Bastar me shkëputje nga puna, Bilali emërohet mësues specialist dhe jep lëndët e profilit të tij. Në këtë shkollë punoi nga viti 1983 deri në vitin1994. Për këto vite Bilali pohon: “Isha në fshatn tim të lindjes, isha kuadri i parë vendas si agronom i lartë nga krahina, kisha fituar pak përvojë dhe u mundova me gjithë shpirt të bëj më të mirën e mundëshme me nxënësit e shkollës së mesme në lëndët e profilit. Në këtëshkollë punova 11 vjet dhe qenë vitet më të bukura të jetës sime si mësues specialist. Punova me një kolektiv të shkëlqyer, me mësues me përvojë dhe të përkushtuar dhe patëm shumë rezultate në punë. Punova në fillim me drejtorin e përkushtuar Nazmi Shima, pastaj me drejtorin Piro Kita, e të tjerë më pas.

Shkolla e Zall-Bastarit qe, dhe do të mbetet model, pavarësisht problemeve të trazicionit dhe sfidave të kohës. Në shkollë krahas kabineteve dhe bazës materiale të siguruar në vite, funksionoi dhe baza prodhuese. Në bazën prodhuese të shkollës njohuritë teorike zbatoheshin në mënyrë rigoroze në praktikë, nga nxënësit. Pata fatin të jem kujdestar i vitit të parë agronomi dhe ti përcjell këto nxënës deri në vitin e katër. Në maturën e parë kaluan 34 nxënës dhe për gjthë këto ruaj kujtimet më të mira. Shumica prej tyre vazhdoj arsimin e lartë dhe dolën me nota të mira. Sot ato kontribuojnë në sfera të ndryshme të jetës e prodhimit”.

Për këtë periudhë të kohës së tij si mësues në këtë shkollë, drejtori aktual i Shkollës së Mesme Zall-Bastar Saimir Ruçi, njëkohësish dhe koleg i tij shprehet: “Të flasësh për Prof.Bilalin është nderë dhe përgjegjësi njëkohësisht. Në fillim e kam njohur si mësues dhe më pas si koleg e njeri. Ka punuar me shumë profesionalizëm me nxënësit, i ka vlerësuar gjithë kohën ato, duke krijuar një raport korrekt me nxënësit, po kështu dhe me kolegët. Kurrë nuk i ka ndarë detyrat dhe angazhimin në punë, me humanizmin për t’iu gjendur pranë gjithësecilit. Ka ndihmuar me të gjitha mundësitë çdo njeri që i kërkonte mbështetje ose diskutonte me Të një problem. Ajo që ka më tepër rëndësi është fakti që Bilali pavarësisht nga mosha vazhdon ti ruaj dhe transmetojë këto vlera edhe sot. Në opinionin e të gjithë atyre që e kanë njohur ai mbetet njeriu dhe mësuesi model“.

Nga viti 1994 deri më 17 nëntor 2017 punon si mësues i lëndës biologji-kimi në Shkollën 9 Vjeçare Vilëz. Ai në këtë shkollë ka punuar me një kolektiv shumë të mirë dhe ruan kujtimet më të mira për to. Në bisedë e sipër Bilali shton: “Kam patur fatin të punoi me një kolektiv të shkëlqyer si ai i Vilzës. Drejtorët me të cilët kam punuar si: Nuri Gjoni, Ibrahim Flora, Ramazan Lila, Sanie Hida dhe Shkëlqim Deda kanë qenë të përkushtuar, kërkyes, dhe specialistë të mirë. Nxënësit e dalë prej shkollës tonë, kanë arritur rezultate të mira në ciklet e tjera të shkollimi.

Ruaj kujtimet më të mira për kolektivin mësues nxënës dhe komunitetin e prindërve”. Bilali ka punuar për një kohë të gjatë në shkollën e Vilëzës dhe ka qenë shumë korrekt dhe i përkushtuar në punë. Drejtori i Shkollës 9 Vjeçare Vilëz Shkëlqim Deda shprehet: “Bilali është një koleg dhe mësues shumë i mirë. Eshtë shumë korrekt dhe ka punuar më përkushtim me nxënësit në vite. Qe i përgatitur në lëndët e tij dhe mjaft sistematik. I uroj pensioni të mbarë dhe mbarësi në familje“.

Bilali qe dhe një veprimtar i mirë shoqëror. Që nga shkolla e mesme dhe gjatë viteve të punës në ekonomi ai ka qenë i zgjedhur në forumet e rinisë. Në vitet 1977-1984 ka qenë anëtar i K.Q.R. dhe ka përfaqësuar të rijtë e krahinës sonë në këtë forum të lartë për kohën.

Bilali pasi doli në pension nuk u shkëput nga shokët. Angazhohet me problemet shoqërore dhe ka shkruar në Gazetën “Benda”. Artikujt për bujqësinë, blektorinë, frutikulturën, perimet dhe mbrojtjen e bimëve,etj. janë me mjaft interes për fermerë e zonës. Mësues si Bilali, i bëjnë nder krahinës dhe do mbeten gjithnjë si model në memorjen e brezave.

IBRAHIM KABILI
Tiranë më 19.03.2021

3 KOMENTE

  1. Ndihem KRENAR për Billal Bilal Koçin – Nxënës i rallë!

    Së pari faleminderit i nderuari, Ibrahim Kabili dhe Ju nje ish nxenes i viteve, une mesues drejtues ne Zall-Mner sa Sall-Dajt, qe ndiehm krenar per arritet tuaja, deri PENE *Drite dhenese* mua sjelle sot, nje nga YJET e shkolles 7 vjecare te Zall-mnerit une mesues e Drejtor, me Bilal Koçin me shoke e shoe te shquar, qe sot 85 vjeçar, kujtesa ka bere te veten, po mbresat me Bila Kocin kane qene te rralla.

    Nga Zallbastari, deri tej lumit shtepine, kufi me Shupalin fashat, ai vinte ne Zall-mener e vazhdonte 7 vjecaren. Ne ZallDajt shkuar une drejtor shkolle, Bilalii merak par ta cuar ne shkolle te mesme, falenderoi Babane e tij te nderur, (me falni se emrin ia ngateroj)per interesin treguar per shkollimin e Djemve te tij. Flas per vite 1967-73 une mes tyre.

    I pa harruar sa nder e quaje patur nxenes, Bilal Koci nje aktivist i shkelqyer shoqeror qe si thoni ju i nderuar, Ibraim Kabili, Ai nderuar deri ne KQte RINISE, ne ato vite qe shkellqente, si dhe shoek te tjere Psh. Aslan Visha ne Korce… etj. Po une dua te theksoj dhe ate familiene tij te shkelqyer babae e nene te atyre viteve sa vellain, nje BINJAK, model djale vazhduar te mesmen ne Zall-Dajt. sa mirepritien e tyre, aty kryefsshatit, ne mesuesit, bere ore te tera udhe nga Tirane, aty çlodheshim me mikpritien e tyre.

    Kjo mikpritie per mua, deri dhe keto vite, pensionist deri nga tej oqeani ardhur, e marre kenaqesi me ju dhe kolektivin tuaj mesimor sa nxenesit, ne festa vjetore. Ju faleminderit. Bilal Koçit, me gjithe ata bashkekohes te tij dhe pasues, sa JUve PENE-ARTE-Ibrahim, Pleqeri te mire u uroj, Une si GJYSH 85 vjeçar-Mesues e Drejtor nder te paret ne ate zone, sot tek oqeanit emigrante pas femijeve.

    Paça fatin t’iu takoj dhe nje here, si ne ate festen e findit te Krahines me EMER *BENDE e TAMADHE* te malesise Tiranes; *Shupali* trashegim… me konsiderate e dhimbie*per kjtime te paharruara une, nje jete. Fatekqesisht nga Toronto, COVID-i bllokuar. 19 Mars 2021. Mbrodhesi ju uroj. Guri Naimit D. (nipi mban emrin)

  2. Profesor Xhoga!

    Të falenderoi për punën plot përkushtim tuajēn, dhe fjalët e zemrës e shpirtit që shprehni për Krahinën e Bendës dhe Bilalin! Qofshi mirë familjarisht!

    Me përulësi ndaj Jush, Ibrahimi.

  3. Jeni Ju pasardhesit e Brezate Rinj, te asaj Krahines BENDE TAMADHE,(1951 une *Korier i Tunelevete Hidrocentalit Selites), qe na beni te jetojme me te e vitet, qe dhame gjithcka per zhvillimin e asaj Zone, me EMER SHEKULLOR Atdhetar. *BENDE*-Tamadhe*. (im Vella Stavri Mihali, drejtor i kantjereve te ndertimit te Hidrocentalit *UJE e DRITE* – Kryeqytetit, 1951).

    Brezi i Pas Luftes N.Cl., VENE GURIN e *trashegimise* pas Çlirimit te vendit, qe na ben krenare; KRENARI qe na e dhate ju-BANORET e asaj krahine, si *RRENJE*te Kryjes se Gergj Kastrioti Skendebej. Mbrodhesi ju shoqerofshin, sa po e BENI ate ZONE-*MUZE NATYRORE* e atdheut tone. Krenare me Ju = *Pasuesit MESUESE e KUADRO*, Bij e bija, qendruar ne Trojet lindur. Ditet NJEMIJE.

    Plot 70 vjet, direkt ne ato krahina *Bende-Tamadhe*, dhene*TIRINIRTINA*jete,qe me bejne KRENAR.N e Tunelet e Hidrocentralit 1951-52, Koruer i Tunekeve* e, sa dale mesuese 1964 nis ne Shengjergj e Aty ne Zall-Dajt, (1967 me bashkeshorten, Bije lindur rreze NEMERCKES-mal), pasuese e te jatit, MESUES e, ne Tirane mesuese, krah mua, BIRIT te *Dangellise Naimjane*, marre kujtimin sa pasardhesve te mij femije… sot kuadro.. ani se tej oqeanit…

    Te pa harruara, dite kaluar me Ju, ardhur nga tej oqeani. Ju falemindrit e mirenjohie.
    Me ju jetojne; vitet e vegjelise,nen tingujt e CIFTELISE… Prag 85 vjetorit te lindeis sime, po ju pershendes e me falni, po i*bie gjokosit *po* ESHTE ARA* qe rritet e shendteshme FARA*.

    Nga Toronto nis PRANVEREN e 85-ste, (mes jush do doja te mbyllia 10 Qershorin 85 vje. e lindies sime)sa, 70 vjet mes atyre trojeve, Nisur si *Korieri Tuneleve*te Selites. (1951-52)me 10 vjet mesuese e Drejtor i shkolles se pare 8vj ne Zall-Dajti(1967) e te mesme (1971) hapur ne ate qender lokaliteti.

    Nga Toronto mes COVIDIT me Ju dhe Atdheun-jetoj. Me lente COVID-i meju te festoj 85 vjetorin e lindies, me kete bagazh kujtimesh qe me shoqerojne. Kolofshim me sukses kete periudhe te dhimbeshme, deri BOTERORE. Mbrodhesi sjellte 25 PRILLI me Votimet.

    Me falni se i kam *rene gjoksit*si amanet=lene.
    Toronto 22-03-2021

    Me Ju Dhimiter M Xhoga.

Komentet janë mbyllur.