NATË LUFTE NË ËNDËRR

0
279
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU

(Armiku im besnik pas porte
nëse është shqiptar
)

Armiku im besnik?! Nëse, është shqiptar
Patjetër, duhet të ketë Besë. Dashuri!
Dhe, nuk duhet të më vë pusi pas ferre
Vrasë, natën në pabesi. Qaj, ditën. Varr.

Armiku im. Nëse: Është shqiptar me Besë
Dihet, Qeveritare. Nuk duhet, presë në Besë!
Shqiptarët: Armikun e kanë pritur në Shtëpi
Pa e ditur, se: E, kanë pasur armik shekullor:
Ia kanë vrarë Cucën. Djalin e vetëm, në pusi.
Krahë më krahë, ia kanë hapur Derën si mik:
Edhe, ia kanë hapur zemrën, në Shtëpi.
Hapur, shpirtin. Konak me kafe “turke”;
Natë, kalimtari rasti. I kanë bërë konak.

Ditën e Nesërme, e përcjellin: Rrugë të mbarë
Kur, e kanë kuptuar si armik. Vrasës i pabesë:
Që, Sot: Ne, gjithë jetën si familje jemi hasëm.
Armiku, nuk duhet të më vë pusi, pas porte:
Po, dali, si burrat përmajdani. Fushë Lufte
Dhe, vrasë natën në rrugë. Nesër, qajë, ditën:
Fjalimeve patetike. E, lule plastike, mbi Varr.

Armiku im besnik, nëse: Është shqiptar
Nuk, duhet të më vrasë natën pas porte:
Dhe, qajë ditën me lule plastike mbi varr …

(Porosia e Qeverisë “përbashkët”
dhe e Imja si Poet Shqiptar
)

Edhe, porosia e Qeverisë “përbashkët”:
Popull, kini kujdes! Respektoni masat!
Unë, them: Jepni popullit ushqim cilësor
Vitamin D. Dhe, pak rreze Dielli mbi Mal!

Jo, Koronavirus. Lopë shterpa Katundi
Qeveri, me “armikun e padukshëm”:
Që, i keni rritur masat policore Qeveritare.
Nga të katër anët, rrethuar me Koronavirus:
Besë politike. Pabesi. Dhe, Liri artistike.

Shkak, që Sot, u përgjigjem publikisht:
Popullit, jepni bukë! Liri. Jo, Koronavirus!…

(Kalosh Ҫelikun natën në ëndërr
e kafshoi dhe gjarpëri Shullanit
)

Kalosh Ҫelikun, natën në ëndërr
E kafshoi, dhe gjarpëri Shullanit:
Në gishtin e madh të dorës majtë.

E preu mishin. Dhe, e shtrydhi gjakun
Burri botës, e nxorri jashtë helmin.
I doli gjumi. Dhe, tha: Është, ëndërr.

Ditën e Nesërme. E dogji Gishtin e Madh
Kalosh Ҫeliku, Poet. Nuk e fshiu ëndrrën:
E vazhdoi gjumin. Edhe, Ditën, e Nesërme…

(Në jetë i pranoj gratë kurva
po jo edhe rrospitë meshkuj
)

Edhe, në jetë i pranoj gratë kurva. Kurtizane
Shkaku, se: U ka hije partizaneve. Xhadive.
Jo, rrospive meshkuj me dimia “kuqezi”
Nateditë, brekët mbi Dimia “shqipomjë”:
Zarzavateve Kopështit, me Covid -19 -të
Që, shiten shum lirë në “Bit-Pazar”. Shkup.

Unë, kur pi raki rrushi. Dhe, rrokem futas
Keq, me dy shtambat me verë të Mikes Di:
Dudumët, pinë çaj rusi në rrugë. E, Xhami…

(Armiqtë e mi i luftoj
me raki rrushi
)

Po. E kam thënë Moti kohë: “Armiqtë”
E mi politik i luftoj me Poezi Erotike:
Sot, nuk mbaj armë. Kashikara serbi
Po, Dy kashikara me barot: Raki Rrushi.

Nuk, ka problem: Kur, të duan ata, Sot
U them: Unë, e pi edhe Raki Rrushn:
Dhe, Dy shtamat me verë të Mikes Di!..

(Lufta Ime me Penë vazhdon
me armikun e pabesë
)

Ende, jam në Luftë me Penë. Mejdan
Dihet, me dudumët e pabesë në Shkup.
Gratë e mia besnike. Kurva azgane:
Rrospitë meshkuj “Bit-Pazari”, nën Rrap
Dhe, Dy shtambat me verë të Mikes Di.

Lufta, edhe Sot vazhdon me Penë kaçaku
Ibrikët me Raki rrushi. Kashikara serbi:
Që, i nxorra nga brezi shqiptar. Përmejdani
Fushëbetejë. Dyluftim, me hasmin e pabesë…

(Herët në mëngjes
Ditën marr Grua
)

Gjithë Natën me errësirën
Pa drita. Pa raki rrushi. Verë.
Vetëm me Ditën. Errësirë
Nuk më lente rehat Rrugaçja.

Herët, në mëmgjes doli Drita
Rrugaçen do ta marr për Grua!
Shkaku, se: Erdhi në Errësirë
Lindi Dita. Dhe, bënte Dritë:
Xixëllojë Nate, në Errësirë.
Iku me Hënën e plotë. Mal
E, më la me Ëndrrën, Diellin.

Dy shtamat me verë të Mikes Di
Dhe, rakinë e rrushit në Errësirë…

(Festa e Tetë Marsit 2021)

Festën, që e pata në Tavernë
Dihet, pa një pritje në Qytet.
Nuk pata kujt t’i dhuroj lule
Miket e mia nuk ishin në Shkup
Gra. E, sot: Nuk kam azgane.
Cuca, me Dy shtama verë. Shtrat.

Moti “Parkun e Grave”, në Shkup
E shpalla: “ Parku i burrave”.
Shkaku, se: Është, “Park i Grave”
Me një ditë festë. Lule Kopështi.

E, Unë e dua një Cucë azgane
Përtej gardhi. Përmes fushe:
Nxjerrë nga Errësira me një Ibrik
Raki rrushi. Dhe, Dy shtama verë…

(Dy Teze i kam në shtëpi
dhe një Xhadi
)

Dy teze, Sot i kam në jetë. Xhadi
Dihet, edhe një Mike politike.
Xhadi, sallonesh partiake. Grua
Nuse, që nuk do ta marr për Grua.

E di. Vështirë e keni me mua si Poet:
Shkuesë mali. Cilën do marr për Grua.
Koçisë t’i prini me dajre. Pushkë:
Unë, do ta marr për Grua: Poezinë…

(Natë Lufte në Ëndërr)

Natë pa rrymë. Drita. Dhe, Jetë,
Errësirë. Me xhindet në Katund.
Siç duket: Erdhën dhe në Shkup:
Edhe Sot: Hudhin dorë më dorë
Mbi çatia. Shelgje. Majë lisave.

Natë e errët. Dhe, e ftohtë. Akull
Gjithë natën jam me të vdekurit:
Mësuesin, që udhëton për Shkup.
E, Unë jam në Shkup. Nën Rrap
Agimi. E, ata më presin në rrugë
Unë, bëhem gati me ta për udhë.

Nata e ftohtë. Unë, ende në shtrat
I ngrirë. E, ata më presin në rrugë
Përtoja të çohem nga shtrati drurit
Tymeflakë, t’i fus dy-tri gota raki.

Shkaku: hajdutët ma ndalin rrymën
Në kohë Pandemie. E, shtihen, se:
Popullin e duan me vaksinë ruse.
Përderisa, ai vdes për bukën e gojës.

E pres mëngjesin. Ditën me Diell.
Dhe, zgjova Veten me dy gota raki…