Të ardhurat personale nuk duhet të rriten (përmes) dekretit politik…!

0
256
Albin Kurti - kuvend

Në vend të debatit parlamentar

Është thënë se deputet dhe personeli tjetër zyrtarë në Kuvendin e Kosovës, i kanë të ardhurat më të larta personale karshi vendeve të rajonit (Ballkan).

Pasi të nis punën ligjvënëse parlamenti i Kosovës, duhet që të marë në shqyrtim ligjin për pagat dhe ato për deputetët për legjislaturën e tetë dhe të vendos sipas kritereve të ligjeve ekonomike, ndonëse pa rritje të shkallës ekonomike nuk ka rritje për të ardhurat përsonale, kështu thuhet në teorinë e ekonomisë.

Sipas të dhënave (zyrtare), depuetët e parlamentit të Kosovës me rritjen e fundit të ardhurat e tyre kapin shumën prej 2.000 evro në muaj (!), ndërsa në vendet fqinje të vendit tonë, kolegët e tyre deputetë të ardhurat i kanë 850-1.000 euro(!).

Në këtë rrafsh politik, duhet të (ri)shikohet rregullorja e punës së Kuvendit si dhe shkalla e rritjes së të ardhurave të deputetëve, që nuk përkojnë me shkallën e gjithmbarshme të zhvillimit ekonomik të Kosovës (rritja ekonomike 3-4%).

Në praktikën e deritashme, sipas Rregullorës së Kuvendit të Kosovës, deputet vetëm për një mbledhje të komisioneve parlamentare nga një zyrë në tjetrën (brenda ndërtesës së Kuvednit) marrin honorare për punën si deputetë gjatë ditës(sic!).

Është e kohës se deputetët janë në marrëdhënie pune të zgjedhur përmes votës së sovranit dhe orari i punës është krejt normal me të punësuarit tjerë në sektorët shoqërorë dhe ekonomikë të vendit tonë, me orarin zyrtar prej tetë orësh punë efektive!

Shteti i Kosovës nuk e ka “lluksin ekonomik”(sic!) për shkallën e lartë të rritjes së pagës për deputetët e popullit, por ata në këtë legjislaturë të tetë duhet të ndajnë fatin me qytetarët e votës së lirë dhe, në mbeshtetje të kritereve të ligjeve ekonomike e të shkallës së zhvillimit të ardhurat e tyre të jenë pjesë e kulaqit të përbashkët me qytetarët e vendit.

Jo privilegje përmes të ardhurave përsonale për deputetët e popullit!

Çikago, mars 2021


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]