Pandemia ka futur frikë ekzitenciale, duke shtuar dhunën në familje

0
214
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Krizat janë të përshtashme për manipulime kur i kemi sistemet e lënduara nga krizat e përgjithshme. Kur sistemet lëndohen që është rasti më pandeminë globale, secili njëri lufton më krizën në mënyrën e vet, duke tërhequr pas veti edhe pasojat. Edhe mungesa e informacioneve së kur do të këmi përfundim të krizës më korona virus, dhe dezinformatat që po qarkullojnë në rrrjete të ndryshme sociale lidhur më këtë temë, e bën edhë më të vështirë situatën. E gjithë popullata ka pësuar lëndime ekonomike deri të ato shpirtërore, të cilat nuk do të mbesin pa pasoja kur nuk e kemi më pandeminë.

Ky virus ka futur frikë të madhe ekzistenciale për shkak edhe të gjendjës gjithnjë e më te keqe ekonomike dhe socile në Kosovë. Të rëndë situatën e bëjnë në shtet, kur struktrurat udhëheqëse politike janë të dobëta, janë të pa invencion, të pa organizuara, dhe të paditura për situata të tilla emergjente. Duket së kjo pandemi ka ndikuar në ndarje të shoqërisë, në përcaktimet politike, dhe në kategorizim sidomos të atyre që po jetojnë dobët. Në këtë situatë të pasosur të pandemisë njerëzit kan filluar të jetojnë më halucinacione deri të nivelit ekstrem, duke bësuar në gjëra që shumë pak kan lidhje më realitetin e krijuar më shfaqjën e pandemisë.

Njerëzit duke u ndjerë të rrezikuar fillojnë më humbur edhe besueshmërinë në organe të shtetit, pikërisht në efikasitetin e tyre si previntivë. Gjithnjë e më shumë po flitet për shifrat e larta të atyre të cilët janë duke kërkuar ndihmën e psikologut. Pandemia ka ndikuar keq në gjendjen shpirtërore të njeriut. Nuk janë duke ndikuar hiq mirë shumë rrjete sociale në këtë drejtim, më plasimin e gjysëm të vërtetave apo edhe rrenave. Kjo po e vështirëson gjetjës e rrugës me efikase të daljës nga kriza pandemike dhe krizat tjera.

Kjo frikë nga virusi, ka ndikuar edhe në planifikimet e caktuara mbrenda familjare, si është shkollimi për fëmijët e tyre, sigurimi i të mirave materjale, krijimi i kushteve për shkollim, gjetja e një vendi të punës dhe kryerjën e shumë obligimeve tjera familjare. Mos mundësia e përballimit të te gjitha këtyre nevojave, edhe ka shtuar dhunën në familje, deri të aktët më të rënda. Vendet e varfëra si Kosova nuk kan mundësi të hartimit të ndonjë plani konkret për zbutjën sado pak të situatës së rënduar tash e një vit më COVID 19.