ME TY AMERIKA MADHËSHTORE ME VEPRA TË DOBISHME JETËSORE ME LAVDI SHEKULLORE

0
255
Sali Leka

Poezi jetike eposike nga libri: “JEHONA E MBAR JEHONAVE”

FALENDEROJ ME OBLIGIM SUBLIM JOE BAJ BIDEN DHE ENTON BLINKEN.
KËNDOJ E JEHOJ ME IRADIN E KUSHTRIM NË DAJT, TARABOSH E SHKELZEN.
BIDENI E BLINKENI DY BURRA SHTETI NË PENTAGON.
LUM QË I KA DEPARTAMENTI AMERIKAN WASHINGTON.
LUM O LUM AMERIKANËT QË DO TI KENË SHEMBUJ NË UNIVERSIN GALAKTIK.
LUM O LUM PËR ATA SHQIPTARË FISNIK BESNIK JETIK, EDHE KRESHNIK EPOSIK SOLID SUBLIM E VITAL VIGANIK.

Sali Leka

Amerika bujare humanitare e Linkolnit e Niksonit.
Amerika kushtrimtare fitimtare e Reganit e Klintonit.
Për Kosovën Dardomartire ka garantuar lirinë e pavarësinë.
Për Shqipërinë Arbo Ilire ka siguruar demokracinë.
Ka projektuar e sponsorizuar reforma jetësore.
Vepra monumentale të dobishme shembullore.
Reforma më e madhe publike kombëtare Amtare.
Janë reforma e Vetingut në organet juridike gjyqesore.
Për forcimin e konsolidimin e dikastreve qeveritare.
Katërqind prokurorë e gjygjtarë zuzarë të korruptuar.
Reforma i ka damkosur, diktuar e përjashtuar.
Mos të ishte reforma e përkrahur nga Amerika demokratike.
Nuk do të ishin zbuluar kriminelët e maskrave tragjike.
2500 djem dhe burra i kanë vrarë pa mëshirë.
2500 nëna kanë mbetur pa djem të butë e të mirë.
2500 motra kanë mbetur pa vëllezër e pa dëshirë.
2500 nuse kanë mbetur vejusha me pahirë.
5500 fëmijë kanë mbetur jetim të vobekët si fakirë.
Baballarët e tyre n’dhe e n’tokë janë tret e shkri.
Me kujtim për këta fisnikë unë do të shkruaj 2500 poezi.
Do ti këndoj me elegji e shimbsuri i përmalluar.
E sot do të këndoj për Amerikën e presidentin.
Miku i betuar Joe Baj Biden në Pentagon.
Edhe sekretari i departamentit Enton Blinken Washington.
Dy burra shteti të nderuar në Amerikën e madhe kontinentale.
Edhe të përkushtuar për reforma të tjera speciale.
Reforma ka filluar e vazhduar përsëmbari.
Edhe ka për të vazhduar e shkëlqyer si kristali e fanari.
Paçkase e urrejnë ata që ishin e janë soj e sorollop vulgari.
Edhe ata që janë të pangop si vandali,zgërdheci e brutali.
Shumë kanë vjedhur e grabitur kusari e mizori.
Mjaft kanë prishur e bitisur maskarai e fallsifikatori.
Përpara së të fillonte reforma e Vetingut viti 2018.
Edhe ta zbatonte nga qeveria socialiste moderniste.
Edhe Edi Rama kryeministri i duruar i papërtuar.
Novatori e liberatori i palëkundur i përkushtuar.
Në çdo moment i paprapësuar nga vërshimet kaotiste.
Por duhet të bëhet akoma më solid i inkuadruar.
Për të neutralizuar e përballuar trillimet anarshiste.
Trillimet, spekullimet janë keqbërëse si krimet mizoriste.
Janë më të liga e të egra meskiniste e narciziste.
Edi Rama mos të frikësohet nga veprimet negative monstruoziste.
Të katrahurës mediatike dhe mënxyrës të partive politike.
Shumë regresive dhe të shtrembëra destruktive rrakitike.
Ashtu si nuk jam frikësuar unë kur më kanë kërcënuar.
Egërshist e tmerrësisht për të më zhdukur e eleminuar.
As nuk jam dëshpëruar e padrejtësisht, as më kanë vlerësuar.
85 libra të dobishme të mrekullueshme nuk i kanë botuar.
Nëpër bodrumet e hauret, i kanë fshehur, vjedhur e censuruar.
Bodrumet e muzgëta të klikës mizoriste enveriste – ramiziste.
Klika makabre antimoderniste e kriminalizuar.
Librat e veprat e mia letrare artistike jetike teuratiste.
Nuk i publikuan, as i reklamuan zuzarët e kusarët e llumzhuar.
Bashkë me zgërdhecët, urithickët e nihilistët e qelbëzuar.
Disa prej tyre kanë vdekur, por ata që jetojnë janë angazhuar.
Reformën në drejtësi me doemos me e penguar.
Qeverinë socialiste të Edi Ramës me e diskriminuar.
Me shpifje, inskenime e montazhime televizive.
Edhe me errësuar reformat e dobishme pozitive.
Të dobishme për të katër milion shqiptarë.
Fisnikë me etikë e llogjikë, mendimtarë vizionarë.
Prandaj unë as jam dëshpëruar, as dëshpërohem por aftësohem.
As jam frikësuar, as frikësohem, por fort e më fort vitalizohem.
Me shokët e shoqet besnikë kreshnikë i mbrojtur, i ndihmuar.
Edhe unë i kam admiruar, garantuar e lartësuar.
Me harmoni, këngë e poezi, jehonë e krenari.
Me bujari, iradin, ilmin e lavdi në përjetësi.
Sali Leka, Cel: 068 38 55 304
Me ty Amerika e Joe Baj Biden e Enton Blinkenit.
Shqipëria do të modernizohet si Austria e Hungaria e Danubit.
Tani nuk jemi si në kohën e zaman tutkun Sadrazemit.
Por jemi e do të jemi në epokën e Edi Vigan Dervenit.
Shqiptarët janë specializuar, kualifikuar e kulturuar.
Shumë janë forcuar e shtuar, as janë larguar, as pakësuar.
Ashtu si shpifin e stisin opozitarët e ferrxhenemit.
Edhe shtrembalarët e langarët e beterrit, marazit e veremit.
Shënim ekskluziv special me fakte konkrete.

Gjatë 8 viteve të qeverisjes Edi Ramës Shqipëria nuk është boshatisur nga shqiptarët, por është bleruar e stolisur.
As nuk janë larguar nga trojet amtare, ashtu si kanë mashtruar e trumbetuar analistët nëpër studio televizive që as e kanë dashur, as e duan blerimin e shkëlqimin e Atdheut as rehatimin e lumturimin e popullit.

Në fakt shqiptarët janë larguar në kohën e Sali Berishës e Fatos Nanos, madje edhe kanë humbur e janë zhdukur.
Kur ishte Sali Berisha kryetar shteti kompetent 29 djem e burra nga Maqellara e Dibrës u larguan për në emigracion, por u zhduken, humbën dhe nuk shkuan askund, as në Hamburg as në Dortmund, as në Strasburg, por u mbytën.

Kur ishte Fatos Nano kryeministër i caktuar nga Ramiz Alia 17 djem e burra shkodranë shkuan në Vlorë, për të lundruar me traget, për kurbet e e sllanet, por asnjëri nuk mbërriti në destinacion, as në Brindisi, as në Veron e Napolitan, as në Madrid e Lisbon, por u eleminuan, u asgjesuan, i gremisën në det, dhe i vodhën, u grabitën lëkët që kishin në portofol e kuletë.

Kurse tani në epokën e garantuar të Edi Ramës pesëqind mijë shqiptarë, djem e vajza, burra e gra, udhëtojnë të rehatuar, të pasuruar në Europë e në botë për tregti e turizëm dhe me u takuar me shok, miq e dashamirës, që punojnë e banojnë në Diasporë.

Tani Diaspora Shqiptare mbarë botërore, është zgjeruar e zmadhuar edhe në Amerikën Latine, edhe në Indonezi e Filipine, edhe në vendet e tjera Aziatike.

Unë do të këndoj poezi lirike jetike eposike për Diasporën historike Shqiptare nga libri: “JEHONA E MBAR JEHONAVE”.
Do të shkruaj, do të tregoj ngjarje të vërteta edhe tragjike ashtu si kanë ndodhur. Se tragjeditë, masakrat e batërditë, nuk i kam bërë unë shkrimtari e poeti Sali Leka as shokët e mi fisnikë, as Edi Rama me qeverinë socialiste, por i kanë bërë ata hileqarë e xhahila, mizorë e gjynahqarë me dy fytyra njeriu, por në zemër e gjak miu dhe nuk bëhen kurrë aderikë si trendafila, as kreshnikë teuratikë si qelibari, por do të lëngojnë e rrënkojnë se reformën në drejtësi nuk do ta pengojnë.

TIRANË, MARS 2021.