Ines Demiri është mbesë e Israelit

0
893
Ines Demiri

Si shihet atdheu nga larg

Në kronikat historike thuhet se gjatë Luftës së Dytë Botërore, shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri pranuan dhe shpetuan hebrejtë e ndjekur nga Nazi-fashizmi për shfarosjen e tyre deri në substancën kombëtare.

Ndonëse në kushte të rënda të kohës,shqiptarët dhe Kosova e hapi zemrën humane të mikpritjes(bukë e kripë e zemër) për hebrejtë të shpërndarë nëpër Evropë, ku, hap pas hapi i ndiqte qizmja hitleriane për shfarosjen e tyre. Shqiptarët në Kosovë i futën në shtëpitë e veta dhe përmes emrave si shqiptarë, shërbimet sekrete nuk u ranë asnjëherë në gjurmë.

Në këtë rrugëtim të udhës së vdekjes, ishte edhe gjyshja e Ines Demirit, e cila me familjen e saj u strehua në një familje shqiptare në Prizren dhe në valet e jetës, ajo gjeti dashurinë e jetës për të krijuar familje shqiptaro-hebreje me gjyshin e Ines Dermirit. Këtu nis adresa e re për të treguar tërë katrahurën e hebrenjve në Kosovë, prania dhe shpëtimi i tyre nga shqiptarët humansitë të Evropës.

Para do kohe, në Çikago ishte organizuar aktiviteti me strukturat hebreje dhe amerikane për të shfaqur filmin dokumentar “Besa”, përmes së cilit shpalosej tërë historia e pranimit dhe të shpetimit të hebrejve që kishin marrë rrugët e Evropës dhe për të gjetur shpëtim në vatrën shqiptare në Kosovë.

Në këtë aktivitet kishin ardhur nga Konsulata e Kosovës në Nju Jork, ambasadorja Teuta Sahatqija dhe Ines Demiri, ku bashkë me SHSHA dhe miqtë hebrejë nën drejtimin e Daniel Shure, ky manifestim mori pamjen madhështore të bashkëpunimit në mes të dy popujve.

Para se të merrte fjalën në këtë manifestim kulturor në Çikago, Ines Demiri, unë i afrohem dhe i them që të prezentohet më këto fjalë:
Unë jam Ines Demiri, shqiptare nga Kosova! Për hir të së vërtetës historike përmes shiritit të filmit dokumentar “Besa”, po ju rrëfej se unë jam mbesa e Israelit…!

Në sallë ra një heshtje dhe të pranishmit shumica hebrejë dhe amerikanë,me duatrokitje të zjarrta iu drejtuan Ines Demiri: Mirë se të takojmë mbesa jonë shqiptare dhe hebreje…! Duartrokitjet zgjatën me tone frenetike duke u ngritur në këmbë në shenjë nderimi për shpirtin humanë të popullit shqiptarë dhe për Kosovën në ditët më të rënda të jetës për shpëtim si dhe për mbesën e Israelit!

Ines Demiri me krenari do të përfaqësojë shtetin e Kosovës në shtetin mik të Israelit në Jerusalem!

Çikago, mars 2021


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]