“Në fshat nuk gjen gjela me ble…!” dhe “Kush sulmon policinë…”

0
416
Skënder Karaçica

Pulse jete

Në fshat nuk gjen gjela me ble…!

Fshati në Kosovë po boshatiset. Po shkojnë në qytet me tesha e katesha dhe, po e nisin jetën e re të “qytetarit”(!). Tokat djerrina, nuk dëgjon blegërimen e deleve, melodinë e fyellit, lojën e fëmijve me ritet e jetës… Krejt e zbrazët jeta!

Për festë familjare në fshat nuk ka as gjela për të blerë! Krejt e zbrazët jeta, pse po shpopullohet fshati shqiptar në Kosovë..?!

Në fshat nuk gjen gjela me ble, – më thonë miqtë tanë.

(Shënuar në Drenicë)


Shteti dhe qytetarët

Kush sulmon policinë, ka sulmuar shtetin

Në vendin më vlerat më sublime të demokracisë dhe të lirive njerëzore në Amerikë, segmente të caktuara të shtetit (policia dhe ushtria) kanë prestigjin më të lartë tek populli ameriukanë.

Me ligjet e këtij shteti, policia i kryen detyrat e veta të sigurisë në parim të këtyre ligjeve dhe,në relacionet me qytetarët amerikanë këtu nuk ka lëshime të “dorës së lirë”!

Duhet theksuar se në këto relacione (polici-qytetarë) janë të rregulluar me ligjet e secilit shtet do të thoshim deri në stacionin e fundit të policisë amerikane. Në praktikën e gjatë shekullore të këtij vendi, ata që atakojnë në punë policinë do të kenë punë me ligjet e shtetit dhe, së këndejmi poqese prekët vetëm jaka e uniformës së policisë, atëherë veprimet janë tejet të rrepta.

Këtë shkrim po e bëjmë të shtyrë nga qendrimet e pamatura të qytetarëve në shtetin e Kosovës, kur e kur, ata shpeshherë po i atakojnë policinë e shtetit tonë. Për këto sjellje të pahijshme ndaj policisë së shtetit të Kosovës, çojnë mesazh të keq brenda shtetit dhe në botë.

Në aktivitetin ligjvënës të parlamentit të Kosovës, do të ishte mirë që të kërkohej nga qeveria nxjerrja e ligjit në parim për ralacionet (policia-qytetarët) dhe një dukuri e pahijshme në shkallë të anarkisë të ndalet njëherë e përgjithmonë.

Kush sulmon policinë, ka sulmuar shtetin!

Çikago, mars 2021


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]