SHËNGJERGJ TJETËR PRESIM, JO TË ZI

0
327
Ismet Tahiraj

Ismet TAHIRAJ

NË TË THËNÇIN

Në të thënçin.
Se a vjen poeti
Shtie kinse
Se ai nuk vjen
Thuaju, lirisht thuaje
Cegma po e tremb.

Sepse deshte te bësh
Kapërcim atë më të vëshitrën
Në çerdhen tënde
flamur një gëzim

Thuaju pa drojë thuaju
Truallin pa zot s’do ta lëmë

ISKËNDER I STEPAVE

Te lypa Iskënder Cej
Në truallin e Çerkezëve
Nuk të gjeta
Dot nuk të takova
Si takoheshim para
Para 90 në vlugun e bisedave

Më thanë ke ikur
Ndoshta dhe jo
Stepave të Rusisë
Bart më kamionet e Serbisë

Në krahun e mjajtë
Në të 90 bartur ke
Trobojkën më afsh
Iskënder Cej

2.
Nuk është gjithmonë
Rafsh e mos u vrafësh
A i takon Prilluzhës
A Stanovcit adash.
Ke ikur Iskënder
Hutin krahëthyer përherë

SHËNGJERGJ TJETËR PRESIM, JO TË ZI

Ditët rendohëshin
Si kllira e egër
Sipër neve
Në vargun e etur
Për të nësrmën
E përgjakur
Përgjakur deri mbi gjunj.

E di, sy çel shoh Zveçanin
Dhe qygën boa e murrmë
E di se dikur ëtërit tanë
Shkriheshin asht e lëkur
Në llavën e zjarrtë te furrave
Për të shkretin Dinar.
Eh mëngjesi i çiltër si lule
Më çengela të ditës
Kur xeheja shkrihej
Nga eshtrat tanë
Dhe lyheshin kafkat tona
Me arin vizëllës
Si në ahengun e kanibalëve
Kur blenin skllav
Qymyrin jashtë
Për ta deportuar.
Me tutje më heret atje
Atje ku sot thirrët Bajska
Ishte Topliku
Dhe iligjet e ngrohta
Po na ndiqën dhe më herët
Na vranë, dhe gjithçka patëm
Aty e lamë
Dita nuk i jipte pesë para
As as shiu s’kishte mëshirë
Në humbellat e Trepçës
Varret tona i kemi mbjellë
S’na ka mbete setër as xhempër
A jemi në xhenet
Apo në ferr.

Një sekuencë sot ta shpalosim
Erë shkrumbi i vije në veri të Mitrovicës
Ku gjymytrët bien dhe sot
Si kallëzit e grurit
Torte e helmuar
Na seriret për gosti

Shëngjergj tjetër presim
Po jo si ky më hanxharë të zi