Sali Shijaku në përvjetorin e 88-të

0
408
Sali Shijaku

Nga Bekim Rexhepi

Shijaku është një artist i rrallë, për të cilin kritika dhe estetika nuk kanë nxjerrë gjuhën dhe vlerësimin, por nuk mund të mos e konstatojmë që vepra e tij në tërësi ka shërbyer në madhështinë e artit, madje na ka shërbyer dhe ne, që përmes tij dhe veprave të karikojmë imagjinatën kombëtare dhe të afishojmë në kulturë.

Në historinë e pikturës shqiptarë duhet pranuar se kemi pasur një numër relativisht të vogël të atyre që kanë dhënë mendime kritike dhe estetike, madje duhet pranuar se kjo ka ndikuar që sot kultura e kritikës dhe e estetikës të ne të jenë të dëshiruar.

Mungesa e shkollave përkatëse gjithsesi e zgjeron gjeografinë e nevojave për të pasur kreator e sidomos në fushën e artit. Më kujtohet diku ku kam lexuar se nuk ekziston njeriu për të shtunën, por e shtuna për njeriun; pra disi kështu mund të thuhet se nuk ekziston njeriu për artin, por arti për njeriun. Ka pasur një koniunkturë që artin e kanë parë si qëllim; pra disi si mjet për të arritur disa qëllime që s’kanë të bëjnë më të, por për të justifikuar të vërtetën e saj me disa dekore të veçanta që mund tu shërbejnë vetëm fisnikëve.

Të gjithë ata që e kuptojnë artin nuk mund të pajtohen me të vërtetën e artit, ashtu siç nuk mund të pajtohemi që e shtuna është po ashtu një ditë si të tjerat ditë për njeriun. Veprat artistike nuk mund të ulën në nënvlerësime të qëllimeve të tjera, ato duhet parë në nivelin e artit e vlerave të tij. Për shembull vepra madhështorë e Skënderbeut nga Odhise Paskali nuk mund të shfrytëzohet vetëm për dekorin kombëtar të shqiptarëve, por ajo duhet parë patjetër si një vlerë artistike, por që nuk justifikon as edhe qëllimin e artistit që do të ndërgjegjësoi moralin për figurën e prototipit kombëtar shqiptar.

Kështu edhe artisti i madhe Sali Shijaku ka ricikluar një figurë tjetër po ashtu të rëndësishme Mic Sokolin. Siç nuk kemi një vepër më të mirë për Skënderbeun se sa skulptura e Odhise Paskalit, po ashtu nuk kemi një vepër tjetër më prototipi se sa vepra e Shijakut për Mic Sokolin. Shijaku është një artistë i rrallë për të cilin kritika dhe estetika nuk kanë nxjerrë gjuhen dhe vlerësimin, por nuk mund të mos e konstatojmë që vepra e tij në tërësi ka shërbyer në madhështinë e artit, madje na ka shërbyer dhe ne që përmes tij dhe veprave të karikojm imagjinatën kombëtare dhe të afishojmë në kulturë.

Sali Shijaku jo vetëm me Mic Sokolin por edhe me të tjera vepra na lartëson artin, na plotëson kulturën e krijimtarisë kombëtare, ndaj një mirënjohje më publike duhet ti shërbej institucioneve të Shqipërive tona që ta falënderojnë së paku artistin për sensin dhe kontributin e tij. Në veprën e Mic Sokolit artisti Shijaku na e ri përsëritë atë betimin “Betohem se do ta mbrojë Shqipërinë me jetën time”. Dhe në prapavijë të kësaj vepre artisti na e fuqizon mendimin se pas të mbrohet Shqipëria më jetën tonë nuk do të ketë nevojë që të hidhemi në gjyle topi”.

Shijaku është artistë i mesazheve të forta, por që ato duhet lexuar, duhet nxjerrë me kujdese nga vërtetësia artistike e veprave të tij. Ato vepra të mëdha të artistit Shijaku, nuk janë aq lehtë të lexueshme madje për secilin që nuk i takon botës se artit, ekspresionizmi i tij është një përgjegjësi për artistë të tjerë ndaj Shijaku sot ndjehet më i lehtësuar në ndërdijen e tij se dha kontribut dhe do të vazhdoj ende të krijojë vepra arti. Kam nderin që këtë artistë ta mbajë në fokus të vlerësimit sepse dua që ay të mos e shfajësoi mendimin e inferioritetit për mos vlerësimin e artit të tij.

14.03.2021