Lidhjet e vajzave të ekranit me bossat e krimit, Artan Hoxha: Vetëm ata u japin standard jetese, njërës i vranë 3 burra. U bë si vejusha e zezë
Dosja.al, 12 mars 2021
Gazetari investigativ Artan Hoxha tha se shpeshherë shumë prej personazheve të njohur të “showbiz-it” janë ‘pika të dobëta’ për personazhet e botës së krimit.
‘Mbas çdo misi, qëndron një pis’/ Lidhjet e vajzave të ekranit me bossat e krimit, Artan Hoxha: Vetëm ata u japin standard jetese, njërës i vranë 3 burra. U bë si vejusha e zezë.
TIRANË – Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur lidhur me kriminalitetin në vend, duke u shprehur se pas çdo vajze të njohur në Shqipëri, prapa është një “boss krimi”. I ftuar në emisionin “Roped” with Olsi Bylyku, Hoxha tha se shpeshherë shumë prej personazheve të njohur të “showbiz-it” janë ‘pika të dobëta’ për personazhet e botës së krimit.
PJESË NGA BISEDA:
Artan Hoxha: Pas çdo misi që del atje, qëndron një pis mbrapa. Këto që kanë ndonjë dekoratë. Ka qenë një periudhë që shumë prej tyre ka qenë lëndë e parë e jona. Ka qenë njëra që ia vranë nja 3 herë burrat, ishte bërë si vejushë e zezë. Fundi i viteve 2000, o ishte e dashura e atij, ose e këtij. Mesa duket vetëm ata mund t’ja jepnin atë standard jetese që kërkojnë.
Ka pasur femra të inkriminauara?
Artan Hoxha: Ende nuk kemi kalibër të rëndë por kemi patur në shumë raste. Ishte një kimiste “Big Mama”, punonte dhe në Kosovë. Në ’97 shkoi e vrau 4 veta në Ersekë, dhe vrau të fortë, jo njerëz kështu. Ka tre mënyra për të kapur një bos krimi; telefoni; mjeti i lëvizjes dhe po i kape shijet për femra.
(k.m/dosja.al)