13 MARSI I VITIT 1999 NË PODUJEVË

0
1139
Gani I. Mehmeti

Gani I. Mehmeti

Në njëzetedyvjetorin e eksplodimit të kantonierëve të mbeturinave në tregun e Podujevës, që mori jetë njerëzish.

13 Marsi i vitit 1999 në Podujevë ishte ditë fatale për disa nga qytetarët e saj. Nëse jo më shumë, dy veta kanë mbetur të vrarë atë ditë dhe një numër i madh kanë qenë plagosur nga eksplodimi i dy kantonierëve të bërllogut në tregun e Podujevës!

Dhe, që me eksplodimin e këtyre dy kasntonierëve, jeta në Podujevë ka qenë paralizuar. Nuk dihej si erdhi deri tek eksplodimi, nuk dihej nga kush, por dihej se ranë viktima dhe pati të plgosur. Ishte ditë tregu në Podujevë.

Me të eksploduar, që ishte kah ora 13:00, u prish pazari, secili u përpoq të kujdeset për veten dhe ishte ditë tmerri pse nuk e kishte menduar dikush dhe se nuk dihej prej kujt! Kush sa mundi mori plaçkat e tija si ditë tregu dhe u kthyen në shtëpi.

Nuk më kujtohet se ka pasur akuza drejtuar dikujt as nga shqiptarët e as nga serbët, vetëm se dihet se pati eksplodim dhe të vrarë e të plagosur.
Njerëzit, me sa mundnin, tani nuk po shkonin as rrugëve kryesore, pse nuk po u besohej ushtrisë e policisë serbe. Gjithçka u egërsua, u ashpërsua!
Dita ishte e mirë, por zemrat u ftohën.

Nga kjo ditë e deri me fillimin e bombardimeve të NATO-s u paralizua çdo lëvizje. Shumë pak njerëz po qarkullonin nëpër qytet. Vetëm për nevoja të domosdoshme dilej në qytet, po edhe kalimtarë kishte shumë pak!

Shkollat nuk punuan më deri në shtator, mbasi kshin hyrë forcat e NATO-s.
Me sa më kujtohet, nga kjo ditë e deri pas hyrjes së NATO-s në Kosovë, edhe qarkullimi i autobusit që e drejtonte Ismail Hajdari nga Podujeva për në Krypimeh e Pollatë ishte ndërpre nga mossiguria.

Vëzhgimi nëpër rrugë

Me acarimin e gjendjes së sigurisë, në lagjen tonë biseduam me të rinj dhe morëm vendim që gjatë natës të caktojmë njerëz për vëzhgim të lëvizjeve të trupave serbe me qëllim që të informohemi në rast të ndërhyrjeve ushtarako-policore diku në ndonjë familje a lagje.

Si aktivist, si kryetar i Aktivit ku bënim pjesë dhe nënkryetar i Nëndegës, caktimin e këtyre njerëzve për vëzhgim, ma besuan mua.

Për hir të paraqitjes së gjendjes reale, për hir që të mos harrohet e kaluara aq e hidhur, për hir të atyre që ndenjën pa fjetur me orë të tëra, për hir të të gjithë atyre që qëndruan në kohë të ndryshme gjatë netëve nëpër rrugë e rrugica për dhjetë ditë, publikoj me emër e mbiemër dhe me orë se kush kur e sa ka qenë nëpër rrugë në vëzhgim, qysh prej ditës të eksplodimit të kantonierëve të bërllogut në tregun e Podujevës, prej kësaj dite të shtunë të 13 marsit 1999, tani ishte e pasigurt gjithçkaja nga ushtrakë e policë serbë të egërsuar.

Më 14 mars 1999
I:
1. Nuhi Potoku 23:00 – 02:00
2. Muhamet Mehmeti
1. Shemsi Latifi 02:00 – 05:00
2. Arsim Mehmeti
1. Rasim Bajçinopvci 05 – 08
2. Maliq Havlli

II:
1. Xhevahir Gashi – ora është si më lart
2. Xhafer Babatinca
1. Naser Kodraliu
2. Avdi Shatrolli
1. Hajdin Babatinca
2. Shefki Zeqiri

III:
1. Agim Kodraliu
2. Xhevdet Hasani
1. Skënder Hasani
2. Isuf Isalmi
1. Cekë Islami
2. Durmish Durmishi

IV:
1. Fadil Haliti
2. Fatbardh Rekaliu
1. Afrim Muçiqi
2. Gëzim Ibrahimi
1. Hajdar Cakiqi
2. Afrim Bashota

Në natën e 14 marsit vendosëm vëzhgimin në të gjitha rrugët që lidheshin prej lagjeve në anën perëndimore të rrugës kryesore Podujevë Prishtinë, nga Shkolla e sotme Fillore “Dr. Ibrahim Rugova” e deri tek lagja e Popovëve, mbas kjo lagje vëzhgonte vet.

Këtë e bëmë për shkaqe sigurie dhe më shumë për shkak të përcjelljes së lëvizjeve të trupave serbe. Pra, gjithsej i kemi pasur katër rrugica nën vëzhgim. Me kërkesën e vullnetarëve për vëzhgim, kohëzgjastja e një ndërrimi ishte 3 orë. Kjo merrte tre ndërrime, dhe mjaftonte vëzhgimi i tri ndërrimeve për 9 orë, nga ora 23:00 e deri në orën 8:00 për mbrëmjen e parë. Për netët e tjera ka ndryshuar orari i fillimit dhe i mbarimit, pra e kemi prej orës 22:00 e deri në orën 7:00, sepse njerëzit nuk kishin punë këto ditë, prandaj edhe nuk zgjoheshin herët që të ndërprehej më heret ndërrimi i tretë. Në ndërrim, siç shihet nga emrat, caktoheshin nga dy veta.

15. III. 1999
1. Hilmi Latifi 22 :00 – 1:00
2. Shaip Potoku
1. Skënder Potoku 1:00 – 4:00
2. Fatmir Mehmeti
1. Gani Mehmeti 4 :00– 7:00
2. Shaban Bajçiniovci

16. III. 1999
1. Rasim Bajçinvovci 22:00 – 1:00
2. Maliq Havolli
1. Arsim Mehmeti 1:00 – 4:00 G. Mehmeti
2. Shemsi Latifi Sh. Bajçinovci
1. Nuha Potoku 4:00 – 7:00
2. Muhamet Mehmeti

17. III. 1999
1. Jakup Potoku 22:00 – 1:00
2. Hilmi latifi
1. Shaip Potoku 1:00- 4:00
2. Fatmir Mehmeti
1. Idriz Potoku 4:00– 7:00
2. Skënder Potoku

18. III. 1999
1. Arsim Mehmeti 22:00 – 1:00
2. Shemsi Latifi
1. Rasim Bajçinovci 1:00 – 4:00
2. Maliq Havolli
1. Nuhi Poroku 4:00 – 7:00
2. Muhamet Mehmeti

19. III. 1999
1. Idriz Potoku ora është si më lart
2. Skënder Potoku
1. Jakup Potoku
2. Hilmi Latifi
1. Shaip Potoku
2. Fatmir Potoku

20. III. 1999
1. Rasim Bajçinovci
2. Maliq Havolli
1. Nuhi Potoku
2. Muhamet Mehmeti
1. Arsim Mehmeti
2. Shemsi Latifi

21. III. 1999
1. Hilmi Latifi
2. Shaip Potoku
1. Skënder Potoku
2. Fatmir Mehmeti
1. Gani Mehm,eti
2. Shaban Bajçinovci

22. III. 1999
1. Rasim Bajçinovci
2. Maliq Havolli
1. Nuhi Potoku
2. Muhamet Mehmeti
1. Arsim Mehmeti
2. Shemsi Latifi

Më 23. III. 1999
1. Idriz Potoku
2. Islam Potioku
1. Hilmi Latifi
2. Shaip Potoku
1. Skënder Potoku
2. Fatmir Mehmeti

Në fund, falëndroj e u jam mirënjohës të gjithë atyre, me të cilët pata bukur shumë punë, pata bukur shumë urdhëra, po kurrë nuk më ktheu askush asnjë fjalë të vetme, kishin mirëkuptimin më të lartë. Gjithçka është bërë në mënyrën më të mirë vullnetare.

Në këtë e bënim gjatë natës, ndërsa dita kishte punë të tjera. Duhej interesuar për të gjithë ata që ishin zhvendosur nga vise ku kishte përfshirë flaka e luftës, duhej vendosur. Vinin nga fshatra të ndryshme. Edhe marsi di të marrë ftohtë nganjëherë, prandaj nuk duhej mbetur askush jashtë. Shkurt, ishim një familje e madhe.
Falënderojmë Zotin që deri këtu nuk na ka provuar me të plagosur!

Më 24 mars e tutje nuk ka pasur vëzhgim nëpër rrugë, sepse u largua popullata.