BISHA E EGËR MBRENDA LDK-së

0
227
Isa Mustafa - Kujtim Shala - Hashim Thaçi

Nga Binak MAXHARRAJ

/Pse po heshtë e tërë LDK si ne funeral vdekjeje për fundosjën fatale të sajë/.

Në popull flitët për një ujkë kur e hante gomarin, kurse gomari vazhdimishte thoshte ishalla është ëndërr. Edhe në LDK partinë më të mdhe në Kosovë e cila edhe bëri zgjimin kombëtar drejtë pavarësisë së Kosovës nen drejtimin e Presidentit Ibrahim Rugova, qe dhjetë vite ka hyer një bishë e madhe e egër fatale për LDK e cila po e grryen nga mbrenda derisa ajo u rrokullisë në germinë me 14 shkurtë të këtij viti.

Anipse LDK hiqej si parti institucionaliste, parti më plotë akademik me njërëz te devotshëm për kauzën kombëtare, më njërëz të dinjitetshëm me vlera kombëtare, asnjëri prej tyre nuk e pati guximin qytetar t’i kundërshton kësaj bishe që akcidentalisht hyri mbrenda LDK dhe po e gërryente vite me radhë përmes klaneve mafioze dhe servileve te tij.
Të gjithë heshtën dhe ende po heshtin askush nuk guxon te kundërshtonë!

Dhe LDK vazhdimishtë po rrokullisëj, po e merrte teposhtëzën,askush nga mbrenda nuk i ndihmonte, ata qe patën guximin ta kundërshtonin përjashtohëshin nga partia si ne diktaturë, kurse nga jashtë i ndihmonin me te madhe drejtë shpejtimit te rrokullisjës së saj drejtë gërmisë, klanët tjera mafizë të partive të tjera në krye me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Dhe, më 14 shkurtë 2021 LDK për herë te parë në historin e sajë u rrokullisë me shpejtësi marramendëse thellë në humnerë, e gjeti taksirati që nuk e kishte merituar, por kjo ndodhë kur i huaji, kur i paftuari hynë mbrenda sajë me një qellim për ta shkaterruar. Dhe e shkaterrojë.

Por, kush është fajtori qe LDK u katandisë kaq keq, të humbë namin dhe shkelqimin e dikurshëm, kur ajo ne zgjedhjet e fundit e gjeti fundin fatal te vetin duke e përgjysmuar elektoratin, votuesin te cilët ua këthyen shpinën duke dalë e treta me vetem diçka mbi 100 mijë votues ose me vete, 12,9% të votave. Kah shkuan votuesit (mbi 150 mijë) tjera, kush ia mori, kush ua vodhi LDK këta votues. Kush dhe cili është fajtori?!

Jo, askush, s’ka fajtor?! Të gjithë heshtin,edhe akademikët tuxana të kësaj partie heshtin, çele gur gojën, iu është këputë gishti drejtues nuk po mundën te drejtojnë kah fajtori.

Po heshtin, dhe prapë po heshtin,poashtu siç heshten për këto dhjetë vite kur LDK po shkaterrohëj nga mbrenda deri ne alivanosje klinike te sajë. Në vend se LDK me”akademikët e vet tuxana”të ulën t’i qesin sy ne kodër te debatojnë, t’i këkojnë shkaqet dhe fajtorin për këtë katandisje fatale të LDK, ata hishtin, heshtë e tërë partia si në një funeral vdekjeje,askush nuk guxon te drejton gishtin kah fajtori. Anipse fajtori dihet,ka emer e mbiemer e vetë të quajtur Isa Mustafa qe tinxisht me intriga dhe tradheti hyri mbrenda LDK si një bishë për ta shkaterruar duke anashkaluar çdo gjë te vlerëshme dhe tradicionale te LDK,duke i thyer qendrimet dhe parimet e sajë çdo hërë atij i tekët për interesat jo te parisë por për interesat e kupoles së krimit te organizuar dhe korrupcionit te organizuar i cili edhe vetë është i rrasur ne te deri ne fyt.

Dhe përseri Isa Mustafa ky njeri qe e zapoi, e vodhi LDK nuk e lenë vehtën fajtor.Mendesi koministe patjëtër.Deklaron haptas duke thanë ”se nuk po e kupton këtë humbje” të cilën ai vetë ia shkaktoi LDK,me këtë deklarat sikur u pajtuan të gjithë në bllok,u bënë bashkë ne këtë heshtje mortore si akdemiku dhe joakademiku, dhe heshtja vazhdon. Faji i kësaj humbjeje fatale të LDK qenka jetim,nuk qenka mbrenda sajë, por jashtë sajë,duke hesh helm e vner ne Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin të cilët ia shkaktuan këtë përmbysje te madhe LDK, por edhe partive tjera si PDK dhe AAK,kurse xhuxhën Nisma e nxori nga loja.

Dhe përseri LDK për përmbysjën e saj fatale nuk zhvillon kurrfarë aktiviteti për shkaqet, arësyet e kësaj humbjeje.Vazhdon me te vjetrën. Në vend se ajo te zhvillon një aktivitet në bazë, duke i organizuar zgjedhjet ne nendeget dhe deget e sajë duke i apstrofuar fajtorët e kësaj gjendjeje, duke propozuar figura për organet e Partisë qe mendojnë më kokën e vetë, duke deleguar ne Kuvendin e Përgjithshëm njerëz qe vertetë luftojnë për LDK, ata parap heshtin, asnjë aktivitet në këtë drejtim.

Pra,po shkojnë në Kuvendin e vjeter te zgjedhur ne zgjedhjet e kaluara te LDK i cili është i kapur nga klani dhe vazalët e Isa Mustafës i cili LDK e pruni në këtë situatë dergjëje,dhe se nga kjo situatë LDK më këtë njeri kurr nuk mund te delë nga rrokullisja dhe përmbysja në te cilën ka renë.

Dhe asgjë e mirë nuk mudn te pritet nga Kuvendi i Përgjithëshëm i LDK i caktuar për datë 14 marsi 2021 në të cilin, siç po flitet do te zgjidhet Kryetari i ri LDK, thua se vetem kryetari i ri e paska shkopin magjik për ta sanuar gjendjen amorfe te LDK. Jo, sipas kësaj logjike 14 marsi do te jetë pashtu fatalë sikur qe ishte 14 gushti 2021.

Do te jetë fatal sepse në këtë Kuvend do te bëhet zgjedhja e kryetarit sipas rregulloreve dhe statutit te cilin Isa Mustafa ia patë përshtatë vehtes. Ndikimi i tij këtu do te jetë i pakontestueshëm e cila do te sjellë një situat: edhe pas Isa Mustafës, prap Isa Mustafa për ta përfunduar, rrumbullaksuar përmbysjën, zhdukjen fatale të LDK.

Krejtë lufta, krejtë aktiviteti i LDK ne vend te kerkimit te shkaqeve dhe pasojave te kësaj gjendje ne LDK, po zhvillohet se kush do te jetë kryetari i ardhshëm. Lakohën emra të ndryshëm, kryesshtë mbrenda LDK, e me pak ose hiq nga jashtë. Lakohët edhe emri qe vetë Mustafa do ta lenë si pasqrdhës për te vazhduar ”rrugën e tij shkaterrimtare te LDK” si Kujtim Shala, por lakohën edhe emra tjerë qe me vetëiniciativë jan te interesuar për kryetar te LDK, si Lutfi Haziri, Anton Quni, Melihate Tërmkolli, Lumir Abdixhiku, etj.

Pa vleresuar as nenvleresuar vlerën e secili nga këta, një gjë ështe e sigurtë se te gjithë këta deri dje ishin varesit e Isa Mustafës i cili e solli LDK në këtë gjendje buzë katastrofës dhe se te gjithë këta për te gjitha këto dhjetë vite nuk bënë vërrë me gojë, nuk i kundërshtuan Isa Mustafës në asgjë kur veç ishte e qartë se ka po e qonë LDK duke e kantandisë ate mbrenda partive tjera ”armike” të LDK të cilat ishin të zhytura ne krimin e organizuar dhe korruopcion, kur ai beri komplotë në rreximin e qeverisë Kurti dhe ishte ne bashkqeverisje më te për te vetmin qellim qe ta mbajë të gjallë koruppcionin ne te cilin ishte zhytur thellë edhe Isa Mustafa me klanin etij mafioz, kur Isa Musafa i anshkalonte qendrimet dhe parimet e partisë dhe të anëatarësisë, sepse edhe vetë ishte një njeri pa qendrime dhe parime. Pra, si mund te jetë njeri nga varesit e tij për kryetar te ri.

Si mund te jetë, bie fjala, Lutfi Haziri i cili po ngulë këmbë për kryetar partije pas nje vlerë morale për partin, si mund te jetë ky njeri për kryetar partije kur ai e solli farën e SHIK-ut ne LDK, kur ai më shumë flirtonte me PDK dhe Thaçin ne krye. Si mund te jetë ky kretar partije kur për këto dhjet vite insistonte për ndarjën e Kosovës dhe ndrrim teritorësh bashk me Rexhep Qosen, Hashim Thaçin dhe Vuçiqin, si mund te jetë ky një kryetar i LDK kur për këto dhjetë vite me asgjë nuk e kundërshtoi Isa Mustafën i cili ashiqare shihej se kah po e qonë LDK, si mund te zgjidhet ky kryetar partie, i cili zgjedhjet i humbi edhe në Gjilanë ky ishte kryetar.

Çdo zgjedhje e kryetarit mbrenda LDK nuk i ndihmonë LDK por e shkaterronë edhe më shumë, sepse ne asnjë rrethanë as populli, as anëtaresia, as elektorati i LDK nuk do te pranojë një figurë te këtillë, mvartës, bashkepunëtor dhe lojal te Isa Mustafës i cili edhe me tutje ne hije do te dorigjojë me LDK.

Dhe kjo do te ishte edhe një katastrofë për LDK te cilën siç duket po pritet te ndodhë me 14 mars 2021, një katastrofë pa këthim pas te LDK e cila ngadaë do te përfundoi ne zhdukje, e cila do te ia humbë namin dhe nishanin qe ia vuri Presidenti Ibrahim Rugova.

Për te ardhë ne vehtë LDK, për t’u kendellë, për t’u rimekëmbë ajo duhet qe për kryetar te sajë të zgjedhë një njeri jashtë LDK, një kundërshtar të fortë të Isa Mustafës,i cili do ti ia këthente namin dhe dinjitetin qe Isa Mustafa i shkakoi LDK, qe ta përjashtoi ate dhe klanin e tij mafioz nga partia.Ka figura te njohura nga jashtë qe këtë mund ta bejnë siç është bie fjala Donika Gërvalla një anëtare dhe bashkëpunetore e hershme e Ibrahim Rugovesmnje ambasadore në kuptimin e plotë e LDK e cila ishte e pakompromisë për idealet dhe qendrimete LDK,një grua e cila ne zgjedhjet e fundit shkelqeu duke i marrë me shumë se 72 mijë vota,edhe për shkak se është e bija e heroit të kombit Jusuf Gervalla,edhe për shkak se asaj ky farë përmbytesi i LDK Isa Mustafa iapatë mbyllë derën e LDK,por edhe për faktin se Donaika Gervalla me gjithë këtë bagazhë politik dhe patriotik qe ka dote ishte fatale për kundërshtaret e sajë politik,do te ishte ajo qe për pak vite do ta nxirrëte nga loja edhe AAK e Hajradinajt.

Kjo mund te ndodhë,dhe kjo duhet te ndodhë ne Kuvemdin e Pëgjithsheëm të LDK me 14 mars 2021 nese vertetë LDK deshiron këndelljën e saj,sepse përndryshe me Isa Mustafën dhe përkrahësit dhe lojalët e tij LDK nuk mund te ecë përpara,nuk mund te këndellët duhet qeta zgjedhë Donika Gërvallën për kryetare nëse deshrion shpetimin ose zhdukën e sajë.

Por për tu realizuar kjo LDK duhet te tejkaloi vehtvetën me këta mbrapështana qe i ka mbrenda,të përmbedhë forcën dhe kuarajon për ndryshim të mbrenshëm sepse me varesit e Isa Mustafës LDK nuk mund te këndellët.Është mirë qe Kuvendi i përgjithëshëm te merr situatën ne dorë sepse është ne pyetje fati i LDK.Më 14 mars ky kuvend duhet të merrë situatën në duar e veta.Së pari,para se të zgjidhet kryetari i ri,çoftë jashtë partisë,apo mbrenda partisë,duheti ti çëroi hesapet më Klanin e Isa Mustafës i cili e solli LDK në këtë situatë.Mednoj se Kuvendi duhet qe kalnin e Isa Mustafës ta nxjerrë nga loja ose ta përjashtoi komplet nga LDK,ose qe ky klanë te mos lejohet qe te ndërhyn në punët e Kuvendit dhe kështu Kuvendi te vazhdoi punën e vetë në zgjedhjën e kryetarit.Por,kurrsesi kuvendi nuk duhet të lejojë ndikimin e Klanit të Isa Mustafës në zgjedhjën e kryetarit e as se si ndonjërin nga varësit e tij sepse LDK nuk mund te ia lejoj vehtes qe edhe pas Isa Mustafës prap Isa Mustafa sepse ky do te ishte fundi fatal për LDK.

Por, sidoçoftë mendoj detyrëne kryetarit te ardhshëm të LDK nga radhet e LDK me i përshtatsëëshmi do te ishte Anton Quni,sepse mendoj se është me rugovist se te tjerët,se është me bagazh patriotik dhe luftarak,sepse në krahasim me varësit tjere të Isa Mustafës Quni asnjëherë nuk ia ka varë Isa Mustafës,ka ndejtë gadi ne distancë për shumë gjëra dhe se është më trim se sa të tjerët sepse ai ua tregoi vendin Hashim Thaqit dhe Kadri Veselit atje ku tani gjendën,dhe se mendoj se me zgjedhjën e Anton Qunit për kryetar të LDK,ky do ti qeroi hesapet edhe me Klanin e Isa Mustafës duke i treguar se më nuk kanë vend në LDK ose ti nxjerrë në përiferi të LDK pa kurrfarë ndikimi.

Nese Anton Quni mund ta bënë këtë duke e nxjerrë nga loja Klanin e Isa Mustafës do te arrijnë qe sado pak ta këthej shpresën të anëatarësia e larguar nga LDK për shkak te politikave te gabuara mafioze të Isa Mustafës.Por,për ti bërë ballë dhe karshillak LVV ne te ardhmën LDK i duhet angazhim i madh,vetmohim,riorganizim dhe reformim për çka kërkohët kohë bukur e gjatë duke e pas parasyshë nivelin e LDK se ku ka rënë.Nëse të gjitha këto qe i përmenda arrinë ti përmbushë në te ardhmën besoj qe LDK do te jetë rivale e denjë e LVV.

Pra, LDK me 14 mars 2021 duhet të bëhët ose te zhdukët, te jetë ose të mos jetë, te vezulloi përseri si parti politike ose te zhdukët. Nuk ka rrugë tjetër, sepse me zgjedhjën e një kundërshtari te fortë te Isa Mustafës LDK mund ta këthenë shkelqimin e më parshëm, kurse zgjedhja e njerit nga varesit e tij do të ishte fatale për LDK drejtë zhdukjës së sajë.