Even if the sky is Blue!
Në vitin 2010 këngëtarja shqiptaro/zvicerane, Kështjella Pepshi u zgjodh Miss Kosova Univers dhe po atë vit, ajo prezantoi Kosovën në Las Vegas, për zgjedhjet e Miss Univers (Një nga ngjarjet më të rëndësishme të bukurisë në Botë).
Disa vite më pas, ajo ka kandiduar për në Parlamentin zviceran me temën programore: “Çështjet e migrimit dhe integrimit”. Pastaj, ajo iu ka kthyer pasionit të saj për muzikës.
Në vitin 2018, ish Missi i Kosova, Kështjella Pepshi, puplikoi këngën e saj të parë: “Too Many Miles”.
Pas pak, ajo e lansoi edhe këngën e dytë: “Who Cares”, këngë që pat një sukses të madh.
Me këngën e saj aktuale: “Even if the sky is Blue”, Kështjella Pepshi, synon për tu bërë një Hit në fushën e muzikës!
Kështjella Pepshi, shquhet për Vokalin e saj të mirë. Me pak fjalë, kjo këngëtare e re është duke shkuar rrugës së duhur, e në një të ardhme afërt pritet të bëhet një këngëtare me famë në fushën e muzikës! Kështjellës i urojmë sukses !
Në link, kënga: “Even if the sky is Blue”