TA PRANOJMË REALITETIN ASHTU SIÇ ËSHTË!

0
201
Edi Rama

Shënim editorial, pse unë e mbështes Ramën!

Arben Çokaj
Arben Çokaj

Arben Çokaj

Një shkrim pozitiv për Shqipërinë, ku Rama, po bën një ndryshim epokal në këtë vend. Më 2013 Shqipëria nuk e kishte bërë ende aplikmin për negociata me BE, kurse sot, pas 8 vjet qeverisje të Ramës, ne jemi gati për hapjen e negociatave me BE-në. Pa i përmendur punët e mira të Ramës për këtë vend në këto 8 vjet, e ju gjërat negative të tij, unë mund të them se kjo është një arritje e madhe për Shqipërinë, faleminderit edhe për Ramën për seriozitetin e treguar.

Diplomati Zef Mazi kryeson negociatat për integrimin në BE, dhe ai ka një zyrë në kryeministri nga ku i koordinon punët! Pra, ky proces është marrë seriozisht, dhe Mazi e Rama thonë se Shqipëria nuk ka rrugë tjetër më të mirë se ingegrimi në BE, rruga e vetme, ashtu them edhe unë, e pajtohem me ta, për të mirën e Shqipërisë.

Të metat e Ramës ia përmend opozita, ia përmendni ju. Unë i jam mirënjohës Ramës për punët e mira, që ai ka bërë për Shqipërinë, por edhe për mua, direkt ose indirekt me punën e tij! Derisa Rama të qeverisë më mirë se Saliu, pavarësisht të metave e problemeve me qeverisjen, që i shoh edhe unë, unë nuk e shaj apo kritikoj e sulmoj atë! Kaq e thjeshtë është kjo.

Ne duhet të mos kërkojmë njerëz, e sidomos politikanë idealë, se zhgënjehemi, por të marrim më të mirën prej tyre, për aq kohë sa janë aty – dhe Rama është më i mirë se kundërshtarët e tij sot, prandaj na duhet aty ku është edhe 1-2 mandate.