Manipulim me vota nga burri i Meliza Haradinaj-Stublla, reagon Blerim Latifi

0
447
Blerim Latifi

Insajderi.org, 07.03.2021

Një video-incizim ekskluziv i siguruar nga Gazeta Online Insajderi, zbulon se si afaristi Dardan Stublla, bashkëshorti i kryediplomates kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla, ka blerë me para katër komisionerë, të cilët ua kanë vjedhur votat kandidatëve tjerë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe ia kanë regjistruar Meliza Haradinajt-Stublla.

Pas publikimit të kësaj video ka reaguar analisti, Blerim Latifi i cili ka thënë se në Kosovë ekziston një kategori specifike e kriminelëve, që quhen komisionerë të numrimit të votave.

Sipas tij, sponsorizuesit e këtij kriminaliteti janë të fortit dhe parelinjtë brenda partive.

N’Kosovë ekziston një kategori specifike e kriminelëve, që quhen komisionerë të numrimit të votave. Në ditën e zgjedhjeve zonë e kriminalitetit të tyre janë qendrat e vendvotimeve, ndërsa pas kësaj dite është QNR (Qendra e numërimit dhe rezultateve) në Fushë Kosovë. Sponsorizuesit e këtij kriminaliteti janë të fortit dhe parelinjtë brenda partive”, ka shkruar Latifi. /Insajderi.org

Shiko videon e plotë: