Qeveria e re në Mal të Zi e lidhur ngushtë me Rusinë, pse po heshtë Dritan Abazi(viq)?

0
438
Dritan Abazi

Ballkani dhe Rusia

Në një shkrim autorial, analisti i njohur Januzs Bugajski, shtron shqetësimin për faktin se, qeveria e re në Mal të Zi është e lidhur ngushtë me Rusinë dhe, sipas tij, është e nevojshme ndërhyrja amerikane në Ballkan.

Në qeverinë e re të këtij vendi, janë instaluar qarqet serbe të ndikimit të Serbisë, në plan të parë për të destabilizuar shtetin e Malit të Zi, me skenarët e njohur, që ky shtet të ketë fatin e shqiptarëve dhe të Kosovës.

Në këto relacione qeveritare të Podgoricës (pro-Ruse) dhe e ardhmja e brishtë e Ballkanit, shtron pyetjen imediate: Pse po heshtë anëtari i kësaj qeverie pro-Ruse, Dritan Abazi(viq), që, në këto rrethana të reja nuk e thotë asnjë fjalë, madje për të shtruar kërkesën e tij dhe për shqiptarët në hapësirën etnike, në parandalimin e këtyre skenarëve Serbo-Ruse për shembjen e paqes në këtë pjesë të Evropës.

Dritan Abazi(viq) mos heshtë në këtë kohë të nëntokës në Podgoricë, kur e kur, qeveria e re në Mal të Zi ka marrë udhën e djallit dhe për djallin e zi kah dyertë e popujve të Ballkanit dhe për të ardhmen e shembjes së vlerave të demokracisë dhe të paqes!

Rusia, larg duart nga Ballkani…!

Çikago, mars 2021


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]