VERORJA E NANËS

0
425
Kalosh Çeliku

VERORJA E NANËS

NGA KALOSH ҪELIKU

Herët, në mëngjes: Nana te shtrati
Me një thupër thane. Enë me ujë:
Stërpikte, na e trembëte gjumin.
Bir, zgjohu! Zbardhi Dita e Madhe
Erdhi Pranvera. Ҫelvjollca me lule.

Nga brezi vekut, e nxirrte një verore
Bardhekuq. Simbole: Paqe e Lufte.
Shenjë mbrojtëse kundër sëmundjeve
Dhe, fatkeqësive. Na e lidhte përdore.
Xhindet, mos na hudhin dorë më dorë
Natë mbi çati. Majë lisave. Shelgjeve.

Asaj kohe, pakgjë dija për stinët e vitit:
Pranverën, verën, vjeshtën. Dhe, Dimrin.
Po, jo edhe për Festën tradicionale. Se:
Brez pas brezi, me vite hynte në shtëpi.

Vite më vonë, në një manifestim kulturor
Që, organizoheshte për Ditën e Pranverës:
Në Elbasan. Në vend të Nanës, një Poete:
Gostiti dy ballokume. Një verore përdore.

E mbajta, derisa pash Dallëndyshen e parë
Dhe, sipas traditës e hudha në lumin Vardar…