SHKREPJA E AGIMIT

0
209
Mustafa Spahiu
Mustafa Spahiu

Nga MUSTAFA V. SPAHIU

SHKREPJA E AGIMIT

Shkrep e zdrit agim t’lumshma agiminë,
Haqet e mia dhunti ia spostoj qiellit, e
Shpresat intime paçt ia kërkoj diellit –
I lodhur e sfilitur ta ngrohi VETËMINË.

Pa ëndërra boshe – kam ndjenjaplot,
Hapat i kam rregulluar mirë në jetë, e
Vetveten e zënçin me teh t’mprehtë,
Në çdo kënd më ndjekin goxha fort!

Shkrepja agimit hareshëm m’përkund,
Parandjenjat thellë m’i kupton zemra.
Gatuaj shtigje ku m’shkel thembra, as
Vargu s’vjen pa gjak, djersë e mund!

Shkrepja e agimit – dielli – zjarr i parë,
Purpurt i deshifron ku fshihen gëzimet;
Poeti dëshmitar i këndon lindjesimet,
Përherë kthehet kurajoz – punëmbarë.

Shkrepja agimit – qindra shatërvanë,
Tablo pikturojnë sytë dhe gishtërinjtë.
Duroj faqebardhë kur derdhen furitë,
Krojet argjendore s’janë ujë n’havanë!

Mos nxito! Duro kur t’turret dhe jeta!
Çdo punë po nise bëje kala të fortë…
Ashtu t’ndreqet themeli pa mposhtë;
Me këngët shpresëmira – të vërteta.

E hënë, 01 mars 2021, në
Dardaninë Ilire