Psikologët kan rol primar në shërimin e sëmundjëve psiqike

0
342
Kosovare Gjevukaj

Nga Msc. Kosovare Gjevukajpsikologe klinike

Psikologët klinikë vlerësojnë dhe trajtojnë klientë me ankesa në aspektin e shëndetit mendor ose fizik. Si një psikolog klinik, qëllimi jonë është të zvoglojmë shqetësimin dhe të përmisojmë mirëqeniën psikike të klientëve tane, të cilët mund të kenë një numër të shqetësimeve siç janë: Ankthi, depresioni, semundje mendore, përshtatja ndaj sëmundjes fizike, çrregullime neurologjike, sjellje të varësisë, çregullime në të ushqyer, problemet me marrëdhënie përsonale dhe familjare, e shumë të tjera që i sfidojnë në përditshmërinë e tyre. Puna jonë është më të gjithë grupmoshat: fëmijë, adoleshentë dhe të rritur, çifte dhe grupe më relacione përkatëse.

Ne, si psikologë vlerësojmë nevojat, aftësitë ose sjelljën e klientëve tonë duke përdorur testet psikometrike, intervistat dhe vëzhgimin e drejtpërdrejtë të sjelljes së tyre, në të njëjtën kohë bashkëpunojmë më një ekip përkrahë mjekëve, infermierëve, profesionistëve të arsimit, psikiatërve dhe terapistëve. Andaj, shpresoi shumë që e ardhmja e afërt ta dijë më shumë peshën dhe rëndësinë që ka një psikolog në shoqëri.

Psikologut duhet patjetër ti hapen rrugët, dhe përsonat kompetent duhet të marrin masa që psikologët klinikë dhe shkollorë të jenë pjesë e instituteve përkatëse dhe të punësohen nëpër qendra dhe shkolla për ndihmën e përsonave që kanë nevojë. Sigurisht së roli dhe kontributi i psikologëve nuk është i vogël, edhe në këtë kohë pandemie globale, duke i ndihmuar njerëzit, që më lehtë të përballën më situatës e krijuar nga COVID 19.