NGA KALOSH ҪELIKU
(Traditë familjare)
Miq, kur na vinin në Katund
Porta, e hapur krah më krah.
Edhe, kur iknin: Nana u jepte
I përcillte me kulaç Katundi:
Mollë. Dardha. Ftua Kopështi
Nuk përcillte miq: duarthatë.
Unë, e vazhdoj traditën e tyre
I pres miqtë në Shtëpi. Përcjell:
Dihet, sipas traditës shqiptare.
Vetëm, se: Jo, me kulaç shtëpie
Mollë. Dardha. Ftua Kopështi.
Po, me ndonjë libër. Prodhim
Shtëpie. Traditë, ende familjare…
(Bashkimi Trojeve Shqiptare
nuk bëhet me çifteli)
Trojet shqiptare, nuk bashkohen
Me çifteli. Këngë e valle. Varre.
“Shkaun”, duke e vrarë me çifteli
Fitore politike. Dasma. Ahengje.
Duke, shpallur dëshmorë. Hero
Fjalime patetike. Lule mbi varre.
Dje, ne e provuam edhe me luftë
Lirinë, e humbëm me politikë.
Na mbeti, edhe arma e fundit:
Lufta, me Penë. Rrugë, e gjatë.
Sot, dalin “trima”. Politikanë. Eufori
Që, Popullin Shqiptar e bashkojnë:
Me politikanë. Karrieristë Qeverie.
Qorra, turren me të katra. Barkazi:
Argatë politik, ende brez pas brezi
Pas posteve politike. Dhe, pasurisë.
Jo, o burra mejdani. Politikanë, Huti
Trojet Shqiptare, Sot: nuk bashkohen
Me parti politike Quku. Po, me Penë…
(Nëse mund ta kuptoj
Veten artistike)
Vështirë, e kam ta kuptoj Veten
Ditën e Sotshme, mes poezive:
Ato, Sot kërkojnë dhiare malore
E, Unë Poeti, rrugë mes fushave.
Po, e kam problem me poezitë
Ende, kërkojnë dhiare maleve.
E, Unë: Sot, rrugë mes fushave…
(Nuk ke të drejtë)
Nateditë, kërkon drejtësi. Dhe, Liri
Po, ajo nuk merret në rolin e argatit.
Lypës politik me vite te “Ura e Gurit”
Partizanë, partiak. “Hero”, në Shkup.
Liria, kërkon burra tjerë mejdani
Që, as Ditën. As Natën, si zë gjumi:
Ditën, i ke këmbëkryq: te Katundi.
Nuk ke të drejtë, Sot: ngresh zërin
“Kuqezi”, te Pragu të ka zënë gjumi…
(Ndryshe lexuesit i lexojnë
poezitë e Mia rebele)
Ehu! Ndryshe, lexuesit i lexojnë
Poezitë e mia, Vargjet rebele.
I lidhin, dhe i zgjidhin faqeve
Unë, i zgjidh. I shaloj librave.
Vargje, pa fre. Kërpesh livadheve
Gji, Sot: u japin Zanat e maleve.
I shajnë, në Facebook qeveritarët…
(Kur shkruaj budallaki
askush nuk zemrohet)
Kur, shkruaj budallaki. Marrëzira
Askushi, nuk zemërohet. Flakë:
Mikja, nuk m’i shanë Babë e Nanë
Duarve, u bien shuplakë. Gëzohen.
E, kur shkruaj mençuri. Zemërohen:
Publikisht, m’i shajnë: Babë e Nanë.
Imzot, kur shkruaj budallaki. Marrëzira
Krahët, m’i rrahin “burrat”: Të lumtë!
Por, jo: Sot, edhe Gratë e mia besnike.
Qofshin krenarë me ty, Babë e Nanë!…
(Për Vete kam arritur
mjaftë mevargje)
Nuk kam problem. Eca, livadheve
Ferrave. Rrugë, nuk prita me lule.
Kërroca pas porte. Dardha maleve
Dhiareve, shalova kalë me shalë.
Nuk kam problem për Vete. Sot:
Arrita mjaftë. E shalova Lapsin.
Vargun, fluka: shtatë sahat larg…
(Liria Sot është krenari
dhe ironi shqiptare)
Nga Babai, trashëgova Krenarinë
Luftën. Nana e Zajazit: Ironinë.
I bëra bashkë: Krenari. Dhe, Ironi.
Edhe, e përfitova: Sot, Unë: Lirinë.
Liria. Krenaria. Iironia. Nanës Time…
(Shteti “përbashkët”
me Covid-19)
Pakëgjë, Sot: Është, e shëndoshë. Jetë
Gjithëçka, është e sëmurë: këmbekrye.
Institucionet e Shtetit të ”përbashkët”
Politikanë argati. Poetë. Libri artistik.
Popull universitar. “Artistë” partiak
E, shumë pak Artistë të Lirë. Gjeni.
Thesi grisur, mbushur me politikanë:
“Artistë” politik. Është, me Covid -19.
Shteti “përbashkët”, që i mbyllë Sot:
Shtëpitë Botuese të Librit. E, hapë:
Shtëpi Publike. Kazino me shumicë.
Shteti “përbashkët”, që lufton artistët”
Dhe, stimulon: pazarxhnjitë e librave:
Apak, me vlera artistike. Shtëpi Botuese
Profesionin e tyre: Tezgat e tollumbave.
Shteti “përbashkët” me politikanë
Dhe “Artistë”. Është, me Covid -19…
(Vështirë e gjen të Vërtetën
përfundon në Hijeshi)
Mëkot, ende: Përpiqesh me vargje
Libra. Gjesh, të Vërtetën. Lirinë.
Udhëkryqe. Dhiare. Shtigje plotë
Përrua. Lumë Mali. “Qafë-Thanë”.
Dardha Gorrice. Mrize Zana. Ende:
Hije. Dhenët:, ku, i mole me kusi.
Ogiçin, Sot: mjel herdheve me kusi…
Shkup. 28 shkurt, 2021