Vrasja e Xhemail Mustafës, goditje kundër pavarësisë

0
292
Xhemail Mustafa

Xhemail Mustafa

Xhafer Leci Nga Xhafer LECI

Tentim-marja e pushtetit me dhunë, përmes vrasjeve të shumta politike nga radhët e LDK-së, ishte strategji e pushtuesit serb, për hapjen e frontiti të vëlla-vrasjeve, për mos shtet-ndërtimin modern e funksional të Kosovës, nga kuadrot e përgaditura intelektuale, të cilave u printe vizionari më i mirë i të gjitha kohërave, presidenti Dr. I. Rugova!

– Urdhërdhënësit dhe vrasësit e njerëzve të pafajshëm, nuk janë të panjohur në popull. Por kapja e shtetit nga disa pushtetarë të dhunshëm, të cilët kontrollojnë të gjitha institucionet e Kosovës, në veçanti drejtësinë-gjyqësinë, i kanë marrë në mbrojtje urdhërdhënësit dhe vrasësit me porosi!

– Lufta për çlirimin e Kosovës me 1998-1999, i përngjante modelit të luftës civile, vëllavrasëse, sikur ajo në Luftën e Dytë Botërore në Shqipëri!
– Diktatori komunist Enver Hoxha, deri në vitin 1948, ka emituar dhe kryer urdhërat e jugosllavëve të Titos, të cilët themeluan Partinë Komuniste të Shqipërisë, duke vrarë shqiptarë kundërshtarë, intelektualë të pafajshëm!

Pas vitit 1948, Enverit i është dukur më i madh grushti i Stalinit se ai i Titos, për atë ka shkëputur marëdhëniet me jugosllavët, për ta emituar Stalinin, si model i vrasjeve të rusësve të pafajshëm!

– Pra, edhe pas E. Hoxhës, Enver Hoxha, them kështu, sepse krerët e pushtetarëve të Shqipërisë, ish enveristët e konvertuar në socialist, si; Fatos Nano,Fatos Klosi e shumë të tjerë, regrutuan forca të errëta të grupeve majtiste në Kosovë, për vrasjen e kundërshtarëve politkë në Kosovë, gjatë dhe pas luftës, në veçanti të kuadrove të përgaditura intelelktuale, politike dhe ushtarake, në mënyre shumë sekrete, e sistematike…!

– Atentatet e përgaditura nga e djathta shqiptare, nga Amerika dhe vendet tjera të perëndimit, për vrasjen e E.Hoxhës, dështonin, jo pse Enveri kishte sigurimin e fortë, sepse ata hynin e dilnin saherë donin në Shqipëri, por për ta mbajtur sa më gjatë në pushtet Enverin, për shkatërrimin e Shqipërisë në çdo aspekt, siç e pamë të gjithë në vitin1990!

Enverin e njoftonin-lajmëronin UDB-a jugosllave dhe KGB-ja ruse, për atentatet e planifikuara, për vrasjen e E. Hoxhës, deshtonin.
– Pra, këto dy vende komuniste, Jugosllavia dhe Rusia, e mbajtën në pushtet E. Hoxhën, deri në vdekjen e tij!

– I përmenda këto, për ta falënderuar Zotin dhe Presidentin Dr. I. Rugova, Fehmi Aganin, Idriz Ajetin, Mark Krasniqin etj, të cilët e shpëtuan Kosovën pa u bërë luftë civile. Sepse ka pasur kërkesa për hakmarrjen e vrasjeve të pafajshme politike në Kosovë. Por, këto ide i kanë refuzuar intelegjenca shqiptare e LDK-së, për ta shpëtuar popullin dhe për ta bërë Kosovën shtet.

– Tani nga dosjet e UNMIK-ut në Kosovë, janë përmendur emra urdhërdhënës të vrasjeve me iniciale, për opinionin të njohur, të cilët, aktualisht, gjenden në Hagë për krime. Ndërsa, për vrasësist e Xhemajl Mustafës, Ekrem Rexhës dhe plagosja e Fetah Rudit, janë përmendur emra e mbiemra.

– Emisionarët dhe diplomacia e të huajve në Kosovë dhe jashtë saj, kanë informacione të shumta për ngjarjet e shumë krimeve në Kosovë.
Ja çfarë thonë të huajt për pushtetarët e dhunshëm në Kosovë?!

Në Stuttgart të Gjermanisë, më 27.04.2018, u mbajt një Konferencë me temën:
Kosova – vend i panjohur,
10 vjet Pavarësi – vështrime dhe pikëpamje

– Organizuar nga Shoqata „Pavarësia“ në Stuttgart, Kryetar i saj z. Xhevdet Syla, në bashkëpunim me Shoqata Gjermane dhe Konsullatën e Kosovës në Stuttgart.
Xhefer Leci: Z. Rainer Wieland, Nënkryetar i Parlamentit Evropian
• A ishte urgjente që Gjykata Speciale të krijohej për Kosovën? Kjo ishte padyshim iniciativa e shtetit serb, e cila u realizua nëpërmjet veprimeve të Dick Marty.
• A është kjo gjykatë e veçantë, vetëm për shqiptarët apo edhe për serbët?

Nëse kjo është vetëm për shqiptarët, a mund të flitet për drejtësi selektive!
Wieland: Është e vërtetë se Gjykata Speciale u themelue me iniciativen e Dick Marty-it, kundër disa individëve në Kosovë, të cilët konsiderohen si vrasës, kriminelë. Këta kriminelë drejtësia në Kosovë nuk arriti t`i burgosë-denojë, sepse pushetarët në Kosovë kanë ndikim të madh në drejtësi! Edhe Parlamenti i Kosovës e ka votuar Specialen. Gjykatës e prokurorë të Speciales nuk janë shqiptarë. Nuk ka të bëjë asgjë me drejtësi selektive.

– Xhafer Leci: z. Bernd Thran, Zëvendës Shef i Misionit EULEX-it në Kosovë
• Pse UNMIK-u dhe Misioni EULEXit nuk kanë mundur të sjellin drejtuesit e krimit të organizuar para drejtësisë?
• Pse nuk mund të zbulohen-shpjegohen vrasjet politike, të pasluftës të njerëzve të pafajshëm?
Për shembull, u vranë disa dëshmitarë të mbrojtur. Pse nuk u mbrojtën këta dëshmitarë të mbrojtur?

z. Thran: Kosova është një vend i vogël, të gjithë e njohin njëri-tjetrin, prandaj as dëshmitarët e mbrojtur nuk janë të panjohur. E dimë se ka pasur dëshmitarë të mbrojtur të vrarë, por jo më në 8 (tetë) vite, nga kur ne, EULEX-i, kemi filluar emisionin tonë në Kosovë. Ne e dimë se ka vrasës dhe kriminelë, por frika është e madhe, dëshmitarët janë të kërcënuar, i ndryshojnë fjalët ose nuk paraqitën fare para drejtësisë. Kjo është arsyeja që ne, në mungesë të dëshmive, nuk mund t`i dënojmë kriminilët.

Realisht, vrasjet e dëshmitarëve, që lidhën me vrasjet politike, kanë ndodhur në vijimësi, bile edhe vitin e kaluar, edhe këtë vit. Por, nuk hetohen fare, sepse drejtësia është e kapur nga mafia politike në pushtet, kryesisht, partitë e koalicionuara në PAN, derivate të LPK-së ideologjike staliniste. Ekziston dyshimi i bazuar se UNMIK-u, jo vetëm nuk hetoi krimet e freskëta, lehtë të zbulueshme, por, edhe i fshehu dëshmitë dhe dënimet ishin simbolike, në pak muaj ose dy deri në pesë vite, duke i liruar në gjysmë të dënimit.

Dëshmitë e para janë të sakta dhe drejtësia duhet të japë dënimet mbi ato dëshmi, pavarësisht mohimeve të mëvonshme. Kemi raste kur dëshmitë janë dhënë me gazetë, televizion dhe bllok shënimësh, me dëshmi nga ditari ditor. Dëshmitari është vrarë dhe vrasësit kanë festuar, se gjykata nuk dënon pa fakte! Por, krejt ndryshe ndodhë, në vendet nga vijnë këta gjyqëtarë evropianë. Mbi bazën e provave bindëse, të ngjajshme në prova, gjykatat japin dënime me burg të përjetshme, për vrasje të paramenduara, të organizuara politike.

– Në foto, të cilën e kam shkrepur nga aparati im, dukën aktivistë dhe veprimtarë të LDK-së, pjesëmarrës në të pame të të ndjerit Xh. Mustafës, këshilltarit të presidentit të Dr. Rugova, 10 dhjetor 2000, në lokalet e Klubit “Bardhosh Gërvalla”, në Ludwigsburg, Gjermani, organizuar nga vëllai i Xhemajlit të ndjerë, Avni Mustafa me familje etj.

– Ato ditë isha në një banjë për kurim në Bad Rappenau afër 60 km nga Ludwigsburgu. E pyeta mjekun kujdestar, i tregova rastin dhe ai më lejoi të shkoj pa asnjë problem. Aty takova shumë bashkëveprimtarë e miq:
prof. Emrush Lokaj, Hafiz Gagica, luftëtarin Gani Geci, Nail Rexha, Shaban Bobaj e Mejdi Rexha, të cilët nuk jetojnë më, dhe shumë të tjerë.

– Disa vite më vonë,gjatë një bisede që kisha me vëllanë e Xh. Mustafës, Avniun, të cilit i tregova, si e kam njohur Xhemajlin në gjallje të tij dhe se kam lexuar shumë gjëra interesante, me vlerë të jashtëzakonshme e shumë të dhimbshme.

Familja e Xh. Mustafës, më dhuruan dy libra voluminoz me nga 400 faqe të Xh. Mustafës, Vepra, 1 dhe 2, për çka i falënderoj shumë vëllazërisht dhe përzemërsisht !

Wendlingen, më 01.03.2021