Nga Binak MAXHARRAJ
/Isa Mustafa me servilat e tij nuk don sanim por shkaterrim të metejm të LDK/
/Edhe sikur LDK ta kishte udhehëqë Rada Trajkoviç nuk do ta kishte shkatërruar me shumë se sa Isa Mustafa/
Sot lideri i saj i deshtuar dhe antirugovisti i përbetuar Isa Mustafa e paska mbledhë Kryesinë e saj, jo për te diskutuar për situatën e shkaterrimit të LDK nga ana e tij për të gjetë ndonjë terapi sheruese, por veç me e caktu datën, për mbajtjën e Kuvendit të përgjithshëm të LDK për zgjedhjen e kryetarit të ri, por qe nuk përjashtohet mundësia që kryetarit te tashëm Isa Mustafa t’i vazhdohet mandati për “suksesin e tij briland në shkaterrimin e LDK”, sepse ky njeri ne fakt nuk ka dhënë doreheqeje,është njeri qatall, i pa besë, e tradhton anëtaresin e vet në gjsmë të natës, nuk i mban qendrimet dhe premtimet e saj por ia fishkllonë me te vehtën për të vazhduar kështu deri në zhdukjën totale te LDK çfarë çshtë edhe qellimi i Isa Mustafës.
Qasje plotësishtë e gabuar e Kryesisë e përbërë nga servilet dhe mvarësist e Isa Mustafës, e cila e rrejti opinionin se ka dhënë dorëheqje. U kënaqen kur e caktuan 14 marsin 2021 për mbajtjën e Kuvendit të Pëgjithëshëm për zgjedhjën e kryetarit të partisë pasiqe për këtë Kryesi te gjorë e më shumë te mjerë të kapur dhe e shkërdhyem nga kryetari i saj. Pra, siç po duket Isa Mustafës ia ka lënë ëmbel data 14 shkurt por e paska caktuar të njejtën me 14 mars.
Prapë, qasje dyfish e gabuar e LDK për të vetmin qellim për ta mbrojtë status quon në LDK, sepse sipas kësaj Kryesie te kapur nga kryetari i sajë më zgjedhjën e kryetarit në Kuvendin e përgjithshëm po merrka fund këndellja dhe rënja e sajë në fund të gërminës.
Kjo është strategjii Don Kishotiane për te ia marr edhe fryemën e fundit LDK,sepse edhe ky Kuvend i tashëm LDK është i zgjehur nga vetë Isa Mustafa dhe servilet apo pinjollët e tij,qe do te thotë se Kuvendi mund te prodhoi një kryetar te ri sipas vullnetit të Isa Mustafës dhe klanit te tij mafioz Brenda LDK.
Për të kërkuar zgjedhjën e mjerueshme ne të cilën ka rënë LDK duhet një qasje dhe strategji krejtë tjetër, te cilës Isa Mustafa po i ikë, po i frikësohet.
Zgjedhja e çështjës katastrofë në LDK duhet filluar nga baza e jo nga koka e mykur dhe e çelbësuar e LDK në krye me Isa Mustafën.
Për të përmirësuar gjendjen kaotike ne LDK duhet filluar nga baza, nga anëtarësia nëpër degëtë e sajë kudo qe janë. Atje ne bazë se pari te shoshitet situate ne LDK, te diskutohet se çfarë e solli LDK ne këtë gjendje, te nxirrën fajtoret pa u trembë emer e mbi emer, anipse fajtori kryesor dihet por edhe nga këto degë duhet t’i behet më gisht Isa Mustafës. Në nivel te degës por edhe ne nivel te komunave duhet qe te zgjidhën anëtarët e rinjë për Kuvendin e Përgjithshëm, por edhe të jipen propozime edhe për kryetarin e ri.
Kjo çasje do te thotë se kryetari i ri i LDK do te zgjedhet ne bazë te propozimeve nga baza në Kuvendin e ri të Përgjithshëm e jo ne ate të vjertin siç pretendohet tash.Në Kuvendin e ri duhet te suplimohën të gjitha kanditaturat e ardhura nga tereni dhe në votim të shkohet me shumë kandidat. Votimi duhet te jetë jo sipas nenit famos 50+1 te Isa Mustafës qe e favorizonte ate, por qe i cili asnjëherë nuk pati guximin te matet me dike tjetër me voto të mshefët e jo siç e zgjidhëte vehtën Isa Mustafa mer aklamacion.
Kjo është rruga më e mire për te sanuar gjendjën ne LDK, për te zgjedhë kryetarin e ri, e jo sipas porosisë dhe kalkulimeve te Isa Mustafës me servilet e tij, i cili ne vend se të turperohet se si e kantandisi LDK, por që sikur LDK ta kishte udhëheqë edhe Rada Trajkoviq nuk do ta shkaterronte LDK më keqe se sa Isa Mustafa ai hapas këto ditë deklaroi se të njejtën gjë do ta bëja përseri, por tashti i mungon shoku i tij bashkëvepruesi Hashim Thaçi për shkaterrimin e metejm të LDK.
Por,në opinion e gjërë po ndegjohën zëra të shtjerrur nga disa zyrtar, por edhe jo zyrtar për munëdsinë e rikthimit të disa figurave te njohura në LDK të cilët e kanë leshuar LDK në kohë te ndryshme. Por, a mund të këthehet, bie fjala, Hidajet Hyseni i cili me shokët te tij të fontit Rexhep Qosaj dhe Adem Demaqi dikur deshtën ta rrembejnë kalan e LDK nga mbrenda por qe deshtuan turperisht dhe Presidenti Ibrahim Rugova më fshisë i hodhi jashtë si zagar.
Por edhe se a mund te këthehën disa figura tjera vërtëtë rugoviste siç është, bie fjala, historioni i madh, romansieri, shkrimtari i mbi 100 romaneve, librava dhe historian i madh Jusuf Buxhovi i cili në tere botën hodhi dritë për te verteten e Kosovës duke i rrexuar tezat dhe mitet fashizoide serbe për Kosovën ndër shekuj, prapë theme se është e pamundur të këthehet një figure kaq e madhe e kombit qe te ballafaqohet me kaqapërdhicat e akademikut qe era si vjenë akademik Isa Mustafën.
E most ë behët fjalë për rikëthimin e Vjosa Osmanit e cila tashti ajo e ka marrë rrugetimin e vetë me Listën “Beso”. Kthimi i sajë sipas pazarllaqeve te Isa Mustafës do te ishte fatale për Vjosën.
Por,pra së prap mendoj se zgjedhja e bijes së kombit dhe heroit te kombit Jusuf Grevallës Donika Gërvalla një bashkëpunëtore e ngushtë me Presidentin Ibrahim Rugova, e cila vertetë ishte ambasadore e vertetë në botë duke e luftuar për Kosovën dhe pavarësin e saj, por qe ky fare matufi Isa Mustafa ia mbylli derën e LDK. Ardhja e sajë në krye të LDK do te ishte e mire se ardhur, dhe te ishte një melem sherues për LDK, por do te ishte edhe fatale për klanin mafioz të Isa Mustafës mbrenda LDK.
Por,ardhja e ndonjë figure mbrenda LDK për Kryetar prapë do te ishte fatale për vetë LDK, sepse te gjithë këta te kryesisë e deri ne Këshillin i përgjithëshëm janë sejmën dhe vazal te Isa Mustafës, sepse ai deshiron me e lane pas bishtin e vetë. Nuk jnaë te denjë për kryetar as Kujtim Shala, as Lumir Abdixhiku, por as se si jo se jo nuk bënë qe në krye te LDK të katapulohet Lutfi Haziri, një pro thaqist dhe një proshikist përbetuar, i cili ia qonë shlivovices nepër lokale se bashku me shikistet. Pra, Lutfi Haziri është mikrob shikist i mbjellur mbrenda LDK. Te gjithë këta qe po përmendën si të mundhshëm për kryetar të LDK, shtrohet pyetja, ku ishin atehere kur prej ardhjës se Isa MUstafës me 2010 në krye te lDK e cila filloi të merr teposhtezën duke mos e fituar asnjë zgjedhje.
Ku ishin këta qe po përmenden për kryetar të LDK qe nuk e thane asnjë fjalë kur Isa Mustafa thej disa here qendrimet dhe premtimet duke bashkëpunuar me PDK, Hashim Thaçin dhe SHIK-kun, ku ishin këta pretendues për kryetarë të LDK qe se thane asnjë fjalë kur vetë Isa Mustafa se bashku Hashim Thaçin dhe pederin Grenell bënë komplotë klasik duke e rrexuar qeverin e popullit Kurti, ku ishin këta qyqar predendent për kryetar të LDK kur për pabesin qe Isa Mustafa për mos mbajtjën e qendrimeve dhe parimeve te partisë, dhe te cilat më ngulim i mbronte e vetme, hu vetem Vjosa Osmani qe asnjeri prej tyre nuk i doli në mbrojtje Vjosës të cilën Isa e pëjashtoi nga LDK, por e cila me 14 shkurtë 2021 ia këtheu si boomerang duke ia marr më shumë se gjysmëm e partisë duke e lënë të gjorin me gishta n’gojë duke u sholokat me atë shtagën krroqe.
Por,megjithate nga mbrenda mendojë së te e fundit mund te jetë për kryetar i LDK Anton Quni, një rugovistë i përbetuar,një luftetar dhe komandant i shquar i lirisë, i cili gjatë gjithë kësaj përiudhe edhe ishte disi i rezervuar ndaj Isa MUstafës.
Por nese zgjidhet Anton Qunu për Kryetar të LDK qe në fillim ai duhet te ia zgerdhi dhembët Isa Mustafës dhe klanit te tij mafioz duke i nxjerrë jashtë si të pa vlerë nga LDK, te veproi ashtu siç patë vepruar me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin të cilëve ne sallën e Parlamentit u tha hapas se nuk shkoj nga ky Paralent pa ju pa juve në burg. Dhe ata sot janë në burg. Unë nuk e di se edhe Isa Mustafa me klanin e tij a e kanë vendin e tyre në burg kjo është punë e drejtësisë, por e di se nuk duhet te kën vend me në LDK.