Histori, Njerëz, Pushtete
Serbia për dy shekuj ka miratuar urrejtjen ndaj popullit shqiptar në Ballkan, madje edhe përmes Dekretligjit
Për dy shekuj të regjimeve serbe kundër popullit shqiptar, kishin në pikësynim:Sa më larg shqiptarëve, jo miqësi, mos respekt, përbuzje, propagandë më antinjerëzore si “njerëz me bisht dhe të egër” njerëz të pacivilzuar, njerëz që nuk dijnë të bëjnë shtet, njerëz me gjak turku dhe njëmijë të zeza tjera, që, kronikat historike veçse i kanë regjistruar në kapërtinat e historisë.
Në vitin 1914 Serbia nxori Dekretligjin, me anën e të cilit u angazhua zyrtarisht në kolonizimin e organizuar të trevave shqiptare dhe, sipas këtij ligji, thuhet në Nenin 19 se u ndaloi kolonëve vendosjen e lidhjeve miqësore me shqiptarët në Kosovë duke i kërcënuar kundërvajtësit me marrjen e tokës [1].
Po këtë skenarë të urrejtjes kundër popullit shqiptar dhe për tokën e djegur të Kosovës, Kisha ortodokse e njohur në historinë dhe kujtesën shqiptare, ishte qendra(ani-Zot), ku bekohshin kryekriminelet vrastarë të Serbisë fashiste të Slobodan Millosheviqit për shfarosje deri në substancën kombëtare dhe deri në shkallë të gjenocidit ndaj shqiptarëve në tokën e vet etnike në Kosovë.
Evropa dhe Amerika duhet të jenë në dijeni se, në hapësirën ballkanike nuk ka asnjë popull si populli serb, që, përmes skenarëve dhe regjimeve të ketë kaq urrejtje ndaj popullit shqiptar të Kosovës deri në shfarsoje kombëtare!
Evropë, kujdes me Serbinë! Evropë, populli shqiptar nuk ka asnjë lidhje me popullin vrastar të Serbisë dhe, së këndejmi ish Jugsollavinë dhe Serbinë fashiste, asnjëherë nuk e ka konsideruar si shtet të vetin(!).
_____________
[1] M. Verli, Reforma agrare kolonizuese në Kosovë, faqe 14-15.
E kohës
Shteti i Kosovës, duhet të bëhet Shteti Ligjor…!
Nëse dëshirojmë që të ndalim orën ugurzezë të krimit të rëndë në Republikën e Kosovës, që, përditë po na sillet para hundve krimi dhe korrupsioni në ekonominë e shtetit, të shpallim Shtetin Ligjor të Kosovës…! Ligji për të gjithë dhe mbi të gjitha…!
Të marrim shëmbull në shtetin e Kroacisë, që, përmes ligjeve aktuale në parim dhe tashti pjesë e jetës së qytetarëve kroatë, bëri që për krime të rënda në ekonominë e shtetit, ish-kryeministri Ivo Sanader u denua me nëntë vjetë burg dhe pasuria e vjedhur nga arka e shtetit iu kthye shtetit kroat!
Shteti i Kosovës, duhet të bëhet Shteti Ligjor…!
Çikago, shkurt të motit 2021
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]