RËNDË ËSHTË TË JESH VETMITAR

0
300
Mustafa Spahiu

Nga MUSTAFA V. SPAHIU

RËNDË ËSHTË TË JESH VETMITAR

Koha plagët na i shëron.
Koha të qenmen na tregon.

Esad MEKULI (1916-1993)

I pamposhtur përshkoj në rusgjerë,
Rrugët embrionit zënë mugull – enth,
Luleja e degëzuar erëmon në melth-
Mbase ligron shi lisani çelë pranverë.

Rëndë është t’jesh n’mejdan vetmitar!
As të afërmit për mua nuk ëndërrojnë!
Exhnebia1) daganak largas m’shikojnë;
Ara vetëm shtatë babune m’i jep farë!

Akullnajat e vetmisë më shkrumojnë,
I paepur – granit! – si duhet qëndruar?
Shtëpia ka shpirtin – mendim të zgjuar;
Dehur me mallin mërzitë – pupëzojnë.

Vetmia – mnertë – si e pse m’ra hise?!
Hera-herës s’i honepsi as urtit jet’sore,
Që m’u sollën kobër-shuplakash dore,
Por s’jepem – vetes i thash: ç’pret nise!

Mërin’e tradhëtise ferrëmurrizi e nisi,
Qëndresë! U përlesha me lajkatarët,e
Fytas me të përhershmit kurrizdalët;
Guaskë vetmie lajkash – ferra e grisi.

Gjykatës të vërtetë, gjykojnë vetmitar!
U helmosa me shafrane nga e vërteta,
“Miqtë” m’harruan nëp’r do epruveta?
As me të paaftit mos u nis kurbetçar!

Ik mjegull, kërko fushën m’t’rrafshtë,
Vetmitar brezares ngulite pllugimin!
Ndërto fole t’re farë hudh me agimin;
Dhe dil cucërr n’cikol mbi Stërlashtë.

E martë, 23 shkurt 2021, në
Dardaninë Ilire

__________________________________
1) exhnebia m. (ar,pers.) njerëzi e huaj,
të panjohurit.

ISHULLI NË HIRI

Bjeshka ka forcën që në lashtësi,
Sëpata e shndërron gof në zjarre!
Thëngjilli shkrin sëpatën përfare;
Zjarrin e përzjarrt’ uji e shuan unji!

Uji harbohet egër vërshon valavinë,
Rèt’e bartin lumenjve pa gjeografi, e
Fuqin’e ujit erërat e bartin n’kaltëri;
Erërat njeriun e godasin m’u shpinë.

Shtyrjet trupi stoik sakaq i përballon,
Frika e tromaksën – ndjen një lemeri,
Një gjerbë me verë i jep aq trimëri, e
Forcën e verës – gjumi ia mashtron…

Rrumcohen ëndërrat – aktrojnë vaki,
Lisat o njerëz, bjeshkët mos t’digjen!
Rètë përherë t’reja, shih po zdirgjen;
Një ishull po blerohet ngapak në hi!

E martë, 23 shkurt 2021, në
Dardaninë Ilire