NGA KALOSH ҪELIKU
(Shkupi Qyteti Historik
me betonin mbi kokë)
Shkup, Qytet historik i betonit
Që, të shkeli Krajli. E, Mbreti
Pushtuan të huajt me ushtri.
Dhe, të burgosën me Qiellzi
E, pak Diell mes mjegullave.
Shkup, i çliruar me Kryengritje
Luftë. Dy – tri herë me radhë.
Dhe, ende gjëndesh në Qiellzi
Qiell të hapur. Beton mbi kokë.
Qytet Historik, me kufi politik
I ndarë me Lumin, ende Vardar.
Në dy pjesë: Ana “maqedonase”
Dhe, Ana Shqiptare: Pa kokë.
Shkup, me shumë parti politike
E, pa gjelbërim. Shelgje. Flokë…
(Poeti Dje e Sot në Luftë)
Poeti, përderisa Sot e ka në Jetë
Një Mike me Dy shtama verë:
Një Ibrik, plotë me raki rrushi.
Lapës kryengritës. Një Libër.
Armë zjarri fuqishme në botë
Tym për tymi, hyn në Luftë.
Nga Lufta, kthehet me Fitore…
(Burimi i Shkëmbit)
Gurgullon dallgë-dallgë. Dallgë
E del nga Shkëmbi. Dhe, Mali.
Zbretë tinëz përronit. Dëllinjave
Ujë pi sorkadhja. Lepuri. Dreri.
Ujku. Dhelpra dinake me bisht
E cila, pas vetes i fshi gjurmët.
Fushës, zbretë pak ujë t’u japë
Edhe kafshëve buta shtëpiake.
Etjen ua shuan Verë e Dimër
Përqafohet me Lumin. Detin…
(Jeta dhe Dashuria e bukur
në Shtëpi dhe Atdhe)
Jeta, është Luftë. Pak veta e korrin
Fushave. Maleve me lisa. Egërsira.
Fitore. Dhe, ecin para me Diellin
Shumica, bien dëshmorë lufte:
Larg, Shtëpisë. Larg, Atdheut.
Dihet, në kërkim të një Jete
Më të pasur. Më të mirë. Liri.
Jata është Luftë. Edhe, Vdekje
E bukur në Shtëpi. Dhe, Atdhe…
(Vetëm – vetëm)
Përderisa, Ti ke plotë miq. Mike
Edhe, bredhë rrugëve pa burrë:
Grua. Ose, ke rënë edhe në burg?!
Unë, ende jam vetëm. Vetëm:
Një maçorr. Tri maci. Poezinë.
Përderisa, Ty Sot të vrau Dashuria
Mua, më nxorri nga varri Vdekja…
(Qyteti vdekur)
Shkupin e mbaj mend si nxënës
I Shkollës Normale, plotë jetë.
Gjallëri. Sot, një Qytet i vdekur:
Pa gjelbërim. Pemë. Dhe, ajër
Bregun e Vardarit, pa shelgje.
Not verës, kur dilnim matanë
Sheshin e madh të “vëllezërve”.
Shkupin, si qytet i “përbashkët
E ndante Vardari me kufi politik.
Mëkot përpiqej Dje, Ura e Gurit
Lidhë me “vëllazërim-bashkim”
Qytetin, që e ndau Lumi. Natyra.
Shpesh, si nxënës, dilnim matanë
Korzo, pas gjahut “maqedonaseve”.
Me të cilat gëdhinim në klube nate
Strukeshim, trima te “Parku grave”.
Herët, niseshim për në Shkollë
Në klasë hynim me një fletore.
Përderisa, para dritareve shkollës
Na prisnin cucat “maqedonase:”
Ne, rrokeshim fytas me njëshat
Që, na suleshin ditarit si rriqërat.
Sot, nuk është më ai Qytet i gjallë
Me korzo. Zhurmë. “Park i grave”.
“Bit – Pazar”. Rokenroll. Jetë nate
Cuca, dhe djem me flokë të gjata.
Po, Qytet i vdekur nga Pandemia
Parti politike në luftë për pushtet:
Me masa Qeveritare. Dhe, maska…
(Parashikim i rrezikut)
Nesër, Ti parashikon rrezikun
Frikë, mos marrë tjetër grua.
Gurë e dru mbi mua, hudhë:
“Unë, nuk jam si kurvat tua
Xhaditë e Nënës Parti politike”.
Ҫmendesh, shanë babë e Nanë
Dhe, se: do ma djegësh “xhipin”.
Mos u tremb! Jo, nuk dua tjetër
Zonjën Vdekje do marr Grua!…
(Zjarr dhe akull
në shtrat uji)
Gjithë jetën e lume. Parajsë
Në shtrat kam pasur shpuzë.
Natën, e cila ndizej me flakë
Kulshedër, që vu: villte zjarr.
Përpiqej, ta ndezë dhomën:
Librat. Poezitë. Mua si Poet.
Mezi arrija disi shuaj në shtrat
Qetësoj, mes librave. Poezive.
Përkund në djep, vë në gjumë.
Dimrin e Madh, akull në shtrat
Ndeza zjarrin flakë, që ta shkri…
(Pritë thashë Mike
tash jam Unë)
Mikja Di u çmend një natë
E kapën xhindet te pragu.
Edhe, i volli jashtë zorrët:
“Biserin”, ti ke bë bordel.
Prit, thashë: Tash, jam Unë
Egërsisht, e rrëzova në shtrat.
Ia përzura xhindet, atë natë.
Ditën e nesërme, herët n’agim
Shkupin e pushtuam në gjumë…