Përpara Kosovës janë ditët më të errëta në luftën kundër mafies

0
231
Aurel Dasareti - bashkimi i Shqipërisë

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike ([email protected])

Raca shqiptare është shpërndarë në të gjitha anët e botës, si kashtën që e merr era. Unë me miqtë e mi (ushtarakë) të lindur nga prindër shqiptarë jashtë vendit, dhe jetojmë e veprojmë në Amerikë, Australi dhe Kanada dëshirojmë t’i përgëzojmë të gjithë bashkëkombësit për një fushatë elektorale fantastike, dhe një rezultat të shkëlqyeshëm zgjedhor.

* * *

Ne tani jemi në një situatë të paqëndrueshme. Serbia pushtuese që në vitet 1998-99 kreu gjenocidin e radhës ndaj shqiptarëve të Kosovës, akoma kërkon diçka. Prandaj, domosdoshmërish të konsolidojmë radhët tona.

Nëse duhet t’i përmbahemi terminologjisë ushtarake, kundërshtari që beson se ka pushtuar një pozicion të rëndësishëm në luftën kundër palës rivale, nuk është i interesuar të bëjë kompromis por e përdor këtë pozicion si pikënisje për të pushtuar një pozicion të ri.

Mbrojtja më e mirë kundër sulmeve të ardhshme pushtuese-terroriste është: Një unitet i forcuar dhe një besim i forcuar midis grupeve të ndryshme të njerëzve në Kosovë, dhe një mobilizim i gjerë popullor gjithë-shqiptarë në mbështetje të demokracisë.

Politika shqiptare në përgjithësi, sot ka të bëjë me cirkun ose me një qendër psikiatrike. Në vend që të debatojmë për problemet më të rëndësishme që karakterizojnë shoqërinë, ne kemi një bisedë të lodhshme dhe grindje idiote të zbrazët, pse jo edhe rrahje.

* * *

Këshilla më e mirë vjen nga njerëzit që nuk japin këshilla, megjithatë sot po bëjë një përjashtim, sepse unë vet kurrë nuk përfitoj më prej tyre.
Rregulli kryesor është se njeriu duhet të përgjigjet nëse dikush kërkon këshillë. Nëse jo, hesht. Por pasi në këtë rast faktikisht nuk bëhet fjalë për Kryeministrin e ri, Albinin, por atë që ai përfaqëson: fatin e shqiptarëve të Kosovës dhe jo vetëm, do të vij me një këshillë, për të cilën në një mënyrë apo në një tjetër kam fituar përvojë në shkollën e jetës.

Para disa vitesh Albinit ia kam drejtuar një letër kritike që të mos përzihet shumë në çështje fetare islamike e as të bëhet luftëtar i së majtës ose djathtës, por i shqiptarisë. Dhe, tani Dardania antike alternativë tjetër nuk ka përveç tij, dhe ai patjetër të ketë një udhërrëfyes (këshilltar) politik (nacionalist në aspektin pozitiv) të shkolluar jashtë trojeve. Politik-bërës i nivelit të duhur nuk mund të jetë askush vetëm duke lexuar libra, pa përvojë jetese në vendet më të zhvilluara perëndimore.

* * *

Detyra e Shërbimit të Jashtëm i dy shteteve shqiptare është të mbrojë dhe promovojë interesat e përgjithshme të Shqipërisë-Kosovës jashtë vendit dhe t’u sigurojë shqiptarëve brenda dhe jashtë kufirit të imponuar këshilla, ndihmë dhe mbrojtje nga autoritetet e huaja, personat dhe institucionet. Pra, të mbrojë edhe të drejtat dhe interesat e shqiptarëve autokton të trojeve të pushtuara në FYROM, Kosovë Lindore, Mali të Zi, Çamëri, sepse përjetojnë diskriminim shkatërrues, shtypje të tmerrshme raciste.

Normalisht, Ministri i Punëve të Jashtme ka një gradë përpara ministrave të tjerë, dhe nënshkruan të gjitha marrëveshjet me shtetet e huaja që pastaj nënshkruhen dhe miratohen nga Presidenti e Kuvendi, prandaj përveç cilësisë morale dhe dashurisë së pathyer për çështjen kombëtare, duhet të plotësoj kushtet elementare: doktoruar në lëndët përkatëse (mundësisht jashtë vendit), zotëron shkëlqyeshëm gjuhën anglishte…

Këshilltar politik është emri i një vendi pune (person i kualifikuar për çështje-lami të ndryshme) që në shumicën e rasteve tregon rolin e një punonjësi të afërt dhe të besuar për politikanët kryesorë. Pothuajse pa përjashtim, këshilltari i përket të njëjtës palë me atë që këshillohet.

Qeveria (Kryeministri) duhet të punësojë një këshilltar politik në një pozicion të përhershëm. Duhet të kërkojnë një person me njohuri të shkëlqyera dhe përkushtim ndaj çështjeve shoqërore dhe politikës, i cili do të ndihmojë në rritjen e mbështetjes për vlerat dhe pozicionet kombëtare në politikën shqiptare të Dardanisë (Kosovës).

Duhet të kërkojnë për të punësuar konsulentë i cili (e cila) ka aftësinë për të punuar shpejt dhe me efikasitet në mënyrë të pavarur, me theks në vlerësimin dhe aftësitë e prezantimit me gojë dhe me shkrim. Këshilltari i kryeministrit është thelbësor në punën me zhvillimin e politikave dhe duhet të ketë një vullnet dhe aftësi për të menduar në mënyrë të re.

Këshilltarët e kryeministrit punojnë me një gamë të gjerë të çështjeve politike, dhe fushat e përgjegjësisë do të ndryshojnë me kalimin e kohës. Është një avantazh të kesh njohuri të mira në një ose më shumë nga fushat e mëposhtme: politika e jashtme, politika e brendshme, sociale mjedisore, politika kulturore…

Puna që funksionon, është ajo që bëhet nga duar të afta, e udhëhequr nga një tru i qartë dhe e frymëzuar nga një zemër e patrembur.