CIKËL POEZISH NGA LIBRI “PANDEMIA 2020” I POETES NAXHIJE DOÇI

0
298
Naxhije Doçi

Naxhije DoçiProf. – Prishtinë

CIKËL POEZISH NGA LIBRI MË I RI I POETES NAXHIJE DOÇI ME TITULL: “PANDEMIA 2020”, botuar në fund të dhjetorit – 2020

PËRBETIM

Do ta mundim
sëmundjen Pandemi
në dheun tim krahështrirë
dhe në krejt tokën planet
me dritën hyjnore mbi errësirë,
dhunti e bekuar nga Zoti.

Do ta mundim Pandeminë 2020
KoronaVirusin Covid-19
i paftuar dhe tinzar
vrapimit të pandalur në garë.
me diellin flakëruese në rrëzëllim
hovit në shtim,
të panjohurën e paparë
në zbulim.

Me fuqinë e zemrës
do ta mundim
Pandeminë
dhe me mençurinë në zbatim,
si edhe me dashurinë.

Prishtinë – mars 2020

PANDEMIA 2020

Shqetësim i shtrirë në frekuentime
nënqiellit tim të dëlirë
dhe mbi krejt etninë në përthekime,
në skenë sëmundja virusale
Pandemia 2020
e panjohur në zbulime.
Është KoronaVirusi Covid-19,
shfarosës i paparë në shfrenim
me njerëzimin në dyluftim.

Sipas shkencës në zhvillim
kjo lëngatë sterrë
edhe për krejt globin si tërësi
nuk është vetëm një virus gripal,
është një murtajë e panjohur
dhe dinake në thellësi
që nuk të fal.

Prishtinë – 25.03.2020

TË JEMI TOK TË BASHKUAR

Në nënqiellin epik të dashurisë
në Kosovën etur prej vitesh
për liri të plotë e dritësirë të vërtetë,
populli rrënjor edhe këtë herë
me kërkesë të pandalur e përgjërime
jehut kumbues si përherë,
për mirëkuptim të ndërsjellë
dhe për ecuri të mbarë në hapërime:
-Ju përgjegjësit e emëruar
në ballë të Kosovës-Shtet
nga përzgjedhja jonë e sinqertë
të jemi tok të bashkuar
krejt si mish e thua!
Të kemi besim tek njëri-tjetri në veprime
që të dalim fitimtar
në zhvillimin tonë të mbarë.
Fitimtarë të pandarë
edhe në luftimin biologjik e strategjik
të armikut të panjohur e vrastar,
të Corona Virusit Covid-19
që frekueton i padukshëm për të shuar jetë,
jetë njerëzizh për të shuar
edhe në krejt tokën-planet.

Prishtinë – 10.04.2020

VIRUSI ME KURORË COVID-19

Në këtë vit hapërimi 2020
mbi krejt rruzullin tokësor
si hije e zezë shtrirë
dhe me dhemb të shpupluar
Virusi me kurorë
Covid-19,
në veprime shfarosës tinzar
i llojit të paparë.

Dinak dhe në synime i qetë
KoronaVirusi Covid-19,
në thellësi vrastar i vërtetë
mbi të gjitha moshat njerëzore
pa dallim vendesh
e kushtesh jetësore.

Armik që sulmon në padukshmëri
që edhe ajrin e helmon
për frymim,
që krijon kriza madhore në zhvillim,
edhe shkencën që e sfidon
ashtu si edhe paqen
dhe stabilitetin shoqëror.

Prishtinë – 05.04.2020

STINË E TRONDITUR

Në Kosovën e thellësisë së etur
dhe në krejt dheun tim krahështrirë
i lashtë e sublim,
si edhe globit skaj më skaj
pranvera e vitit 2020
stinë e tronditur
me buzëqeshje të fshehura jehu
në krahët e erërave të panjohura.

Natyra këtë herë
nuk flakëron si përherë
vrullit të përtërirë me lule e fletë
dhe me cicërima zogjësh degë më degë
që në nismë agmie të ditës së re.
Sivjet vrulli për gufim
me frymëmarrje të lënduar
dhe me hovin flakërues si të ndarë
nga sëmundja-murtajë,
nga Pandemia 2020
që merr jetë njerëzish në panumërim.

Megjithatë,
shpresat e pafajësisë së dëlirë
përherë të pashuara në jetë
në mbijetim të pakohësisë.

Prishtinë – 18.04.2020