Nga: Binak MAXHARRAJ
Kosova që nga 14 shkurti 2021 ka nisë një rrugëtim të rijë drejtë ardhmerisë se sajë. Këtë rrugëtim dhe ndryshim Kosovës gjithë pushtetin ia dhanë vetë votuesit duke e votuar LVV dhe LIstën “Beso” te Vjosa Osmanit të cilët edhe do të mund te qeverisinë te vetem apo me ndonjë subject minor. Më kët date Kosova e shkeputi njëhërë e mire fatin e sajë nga një përiudhë e zymetë, e erret ku shtetin e kishin kapur tmerresisht keq të korruptuarit, komandantet të cilët ne emer te luftës e katandisën keq shtetin duke e vjedhë, plaçkitë me lidhjet e politikës me krimin e organizuar, por edhe i ndërprën këmbëtë kushtezimeve te Listes Srpska, e cila ishte “kancer” për çdo qeveri me kushtezimet e sajë ne dobi te Beogradit. Fitorja e madhe brilante e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit ne zgjedhjet e fundit është një ogur i mire se Kosova ka rënë ne duar te sigurta, ne duar te njerezve te pakorruptuar te cilët do te punojnë dhe angazhohën për shtet e jo për pushtet, të angazhohën për ndryshime qensore ne zhvillimin e vendit e sidomos te angazhohën ne luften kundër korrupcionit, shkapjën e shtetit nga mafit e politikanve te fuqishëm.
Është detyrë imediate e tyre qe këtë fitore ta shndërrojnë plotësisht në alternativë zhvillimi dhe progesi, te krijoj projekte, plane dhe programe për kahjet zhvillimore, ekonomi dhe punësim ne rritje, angazhim ne reforma te medha ligjore qe për qellim do te kënë shpartallimine e korrupcionit dhe çkapjën e shtetit nga te korruptuarit. E, siç dihet korrupcioni është një plagë e pasherueshme deri me tani në Kosovë. Në tërësi ka munuar qellimshëm lufta kundër tij, sepse është e pamundur qe korrupcioni dhe krimi i organizuar të luftohët me të korruptuarit. Korrupcioni si fenomën ekonomiko-shoqeror në Kosovë ika rrenjet shumë thellë. Korrupcioni ka nisë qe nga lufta kur nga shefat e shtabit te Rognerit u keqpërdorën shumëa të mëdha parash nga fondi 3% dhe dhe fondi Vendelindja thërret, fonde këto te dedikuar luftës, por të cilat mbi 80% përfunduan jo për nevojat e luftës por ne xhepat e komandanteve te korruptuar qe nuk u interesonte aq shumë lufta sa përfitimet e tyre ne emer te luftës. Por, gjithësesi korrupcioni mori hove pas luftës kur po të njejtit komandant ne emer te luftës e rrembyen me dhunë pushtetin.
Ishte karakteristikë sidomos ajo përiudha e Qeveris së përkohshme të Hashim Thaçit fill pas luftës kur këta komandant rrembyen dhe uzurpuan çdo gjë si, dyqane, papmpa benzene, banesa, toka, etj. ne emer të uftës ku gadi në çdo rrugë mund te vreheshin tiketa te ngjituara nëpër dyer e mure “mos e prek UÇK”. Përvetësimii pasurisë se Kosovës, i akumuluar më decenie me radhë filloj gjatë gjithë përiudhës së pasçlirimit e sidmomos keqpërdorimet me te medha u bënë perms te ashtuquajtur privatizim të pasurisë shtetërore, ku çdo shitej nga fabrikat e deri te gjylpera, me çmime pothajse falas. Kështu korrupcioni u bë pjësë e pandashme e Kosovës ku ne një anë komandantet e vjedhnin pasurin shtetërore, kurse nga ana tjetër shtersat e medha te popullsisë varferohëshin, detyrohëshin të ikun nga vendi për një siç thuhet kore buke, e kogja do prej tyre edhe benin vetëvresje nga vështërsitë për mbijetesë, ne mesin e tyre kishte edhe shumë luftetar te lirisë të cilëve u kishte humbur shpresa për jetesë.
Në saje të krejtë kësaj, pra, erdhi deri te pasurimi i një shterese të përbërë kryesisht nga komandantet e luftës te cilët për një kohë te shkurtët u bënë edhe milioner. Këtë e arrijtën krejtë kollaj sepse nuk zbatohëj ligji, sistemi i drejteësisë ishte i kapur dhe krejtesishtë nën kontrollin e tyre, me prokuror dhe gjykates të korruptuar. Kështu vazhdoi pathuase gjatë gjithë përiudhës se transicionit ku Kosova mbeti si dele e zezë ne rajon mekorrupcionin me te madh. Korrupcioni, krimi i organizuar lulezuan aq shumë sa qe u bë edhe pengës për zhvillimet e metejme të Kosovës. Korrupcioni ishte edhe pengesë e madhe edhe në integrimet evroantlantike ku Kosova kritikohjë për çdo viti nga raportet e progresit te Departamentit te shtetit ne SHBA dhe në BE çka u bë edhe pengesa kryesore për liberalizimin e vizave sot e kësaj dite. E rrejtën pupullin se liberalizimi i vizave do vjenë por si kushtështë demarkacioni i kufirit me Malin e Zi.
Hupi Çakorri si në bishtë te sorres e liberalizim të vizave nuk ka, sepse për liberalizimin e vizave ishte kushtë jo Çakorri por luftimi i korrupcionit pët të cilën pushtetarët tanë të korruptuar as qe bejshin fjalë. Bile, shkuan aq larg, sidomos se fundit ne qeverin Hoti kur mori vendim për shuarjën e Taks Forës, e cila sapo kishte nisë te ndërmerr diçka ne këtë drejtim dhe posa filluan sharra u hasi ne gozhdë kur hasën ne ndonjë peshk te madh. Dhe kështu korrupcioni dhe krimi i organizuar në Kosovë mbeti “Thembër e Akilit” u lidhë nyje qe askush nuk donte ta zgjidhë sepse aty përmbrenda secili komandante e gjente vehtën dhe nuk lejonin tu delë faqeja e zezë. Por, vetem pas 21 vitesh pas luftës derisa korrupcioni dhe krimi i organizuar kishin marr përmasa te pa perballueshme erdhën zgjedhjet e parakohëshme në te cilat populli i Kosovës doli ne votime, votoi fuqishëm për ndryshime qensore sistemore, e sidmos kërkonte luftimin e korrupcionit dhe krimit te organizuar prapa se cilave qendronin komandantet e korruptuar, por edhe të tjerë. Qeveria e re ne krye me Albinin dhe Vjosën nuk ka alternative tjetër.
Ajo duhet me vendosmeri ti qaset luftës kundër kapjes së shetit nga te korruptuarit. Është detyrë imediate e tyre qe këtë fitore ta shndërrojnë plotësisht në alternativë zhvillimi dhe progesi, te krijoj projekte, plane dhe programe për kahjet zhvillimore, ekonomi dhe punësim ne rritje, angazhim ne reforma te medha ligjore qe për qellim do te kënë shpartallimine e korrupcionit dhe çkapjën e shtetit nga te korruptuarit. Së pari ëshët e nevojshme qe urgjentishte sa për fillim ta këthej Taks Forcën te cilën nen presionin e segmenteve te korruptuar e haq. Sa me pare të nisë hartimin e ligjeve anti-korrupcion ku lejohet edhe konfiskimi i pasurisë së tyre të paligjëshme. Shpejtë dhe në përpikëni te fillon zbatimi i Wettingut me ç’rast do te pastrohet drejtesia nga njerezit e degjushëm dhe te korrptuar nga politika si kushtë për t’i hyrë luftës së pakompromisë në luftimin e korrupcionit dhe te krimit te organizuar te cilët i kanë rrenjet bukur thellë.
Por me gjithate me një qendrim dhe vendosmeri edhe institucionale do te ia dalin ta zhvillojnë një luftë te pakomprimisë më kapëesit e shtetit, me te korruptuarit, hajnat dhe plaçkitesit e shtetit, anipse nuk do te kën lehtë, por do te ia dalin, sepse ky është një premtim dhën votuesve për ndryshime te medha dhe se nuk do ta lejojnë vehtën te deshtojnë në këtë drejtim. Në këtë luftë të pakompromisë kundër korrupcioni dhe krimit te organizuar qeveria duhet te kërkojë ndihmë dhe përkrahje nga Amerika dhe BE, duke krijuar toge antikorrupcion, ashtu siç SHBA po veprojnë në Shqiperi ku se shpejti atje do te këtë arresime te mëdha te peshqve te medhënj. Edhe ne Kosovë do te këtë arrestime të peshqve të medhenjë te korruptuar te cilët duhet te jepin llogari para drejtesisë, ashtu siç ka ndodhë edhe në rajon, kur bie fjala për korrupcion janë arrestuar dhe denuar edhe kryeministrat si Sanader ne Kroaci dhe Grujevski në Maqedonin e Veriu.
Edhe ne Kosovë nuk guxon askush te jetë imun ndaj korrupcionit, te gjitha at ate korruptuar ne krimin e organizuar jo duhet por do te arrestohën te dalin para drejtësisi dhe për fajet e tyre te burgosën por edhe të ju konfiskohet e tërë pasuria e fituar jashtëligjeshme. Kjo është një detyrë immediate e kësaj qeverie, këtë edhe do ta bëjë kjo qeveri sepse nuk ka alternative tjeter, anipse lufta me te korruptuarit është një luftë e zorshme por do te ia dalin, sepse e kanë premtimin e popullit qe i votan, i kanë pas vehtes institucionet e drejtësisë se pastruar nga të korruptuarit prokuror dhe gjyqetar.