E PËRCJELL DIMËRMADHIN ME POEZI DHE COVID -19

0
230
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU

(Nuk e kam falur fajtorin)

E kam falur, armikun historik
Edhe, pse: ndoqi pas shpine.
Spiunoi. Shpalli: ”irredendist”:
“Armik i shtetit të përbashkët”
Dhe, mi ndërseu partitë politike.

Vetëm, se: Jo, ende edhe fajtorin
Për së gjalli. Dhe, pas Vdekjes…

(“Armiku” i përbashkët)

Po, mund të thoni, se: Unë kam pi
Raki rrushi. Dy shtama me verë:
Dhe, kam rrokullisur mike në shtrat:
Dihet, dhe një Mike azgane besnike.

Po, mos më thuani, se: poezitë erotike
E mia kryengritëse. Rebele. Azganet:
I kam pi Sot dolli: Nën hije, Dhe, Rrap.

E dini, pse: Ju, ende pini çaj rusi. Dolli
E, Unë pi raki rrushi shqiptar nën Rrap…

(Unë Sot vdes me poezitë
edhe për bukën e gojës
)

Unë, Sot; Vdes, edhe për bukën e gojës
Asgjë, premtimeve partiake politike:
Kalosh Ҫeliku, gëdhijë Ditën e Nesërme
Partive Neokumuniste. Posteve politike.

Nuk ka problem: Është, dënim politik
Ditën e sotshme historike. Skënderbeut:
Dalim. Zjarr, ende na ndizet mbi krye…

(Unë nuk pi kafe turke
po pi raki rrushi
)

Miq të verës. Unë nuk pi kafe turke
Po, i pi Lotët e Shën Mëri Virgjër:
Edhe, Dy shtama me verë të Mikes.

Pamarrë prasysh, kush ulet nën Rrap
Edhe, me mua i çon Dy shtama verë:
E përzë Natën. E pres Ditën e Madhe.

Kalosh Ҫeliku, ende në pusi nën Rrap…

(Nuk e kam falur
fajtorin politik
)

E kam falur armikun historik
Edhepse, ndoqi pas shpine.
Spiunoi. Shpalli: “irredentist”:
“Armik” i shtetit “përbashkët”,
Dhe, ndërseu partitë politike.

Vetëm, se: Jo, fajtorin politik
Përsëgjalli. Dhe, pas vdekjes…

(Numri 13 -të baksuz
i Librit me poezi
)

Numri 13 -të. Publik, Sot:
Edhe, datëlindja e Poetit.
Jo, asesi propagandë politike.
Ende, është poet Shqiptar:
Jo, kurrë! Propogndë politike!…

(I besoj Natyrës)

I besoj Natyrës. Shkaku, se:
Ende eci rrugës. Dhiareve.
Shtigjeve për në Baba Tomor
Tri Zana, ende më japin gji:
Të çohem nga shtrati vdekjes
Nëntë plagë nën Rrap. Trup.

Nug u trembem pusive. Pragu
Ende, më prinë Tri Zana mali:
Rrugës, për në Baba Tomorr…

(Zonja bakërr)

Zonja e bakërr, derdh lotë në Pritshinë:
Buzëqesh, fitoreve. Shihet, në pasqyrë.
E, mashtron veten, në Fytyrë Dielli
Haptas, Sot të bëjë karrierë politike.

Zonja Bakërr, hynë në politikë akull
Edhe, rrëshqitë me ski. Sajë, Kodrës.

Nuk e di Zonja bakërr: E thyen kokën…

(Unë kam mundur të jem
qindra kilometra larg
)

Unë, Sot kam mundur të jem
Larg.Qindra kilomatra. Larg.
Po, nuk e deshi Natyra. Unë:
Prandaj, mbeta në Shtëpi Babai.

Unë, sot: Kam mundur të ik larg
Qindra kilometra, në Shqipëri:
Po, nuk deshi Natyra, dhe, Unë.
Ende, Sot jam larg. Shumë larg
Ende: vërtetë, shumë larg. Larg…

(E përcjell Dimrin
me Covid-19
)

E përcolla, Koronavirusin
Me raki rrushi. Vitamin D.
E përcjell Dimrin e Madh
Mikun, me poezi. Këngë.
Serenata korçare. Chansonnier
Dhe, Johnny Hooliday. Natën:
E pres, Pranverën. Diellin.

E përcjell Dimrin e Madh
Serenada Korçare. Dhe:
Shanosonniere françeze. Liri.

Dhe, pres Pranverën. Diellin…

(Partitë politike më të rrezikshme
se Koronavirusi politik
)

Amani! Nesër, mos thuani për Mua
Se: Iku, nga Koronavirusi. “Armik”.
I padukshëm. Vdekjeprurës. Ushtri
Se: U trembë. Nuk pati vargje lufte
Sot: të dali në dyluftim me Penë.
Aspak, nuk është e vërtetë politike.

Nëse, kam ikur nga kjo botë tinzare
Kam ikur nga Partitë politike. Miqtë.
Më të rrezikshëm, se: Koronavirusi…