KRYENGRITËSI

0
228
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU

(Xhadisë shpallësh dashuri
është madhështore)

Gruas, t’i shpallësh dashuri
Është, sikur pi raki rrushi:
Dy shtama verë nën Rrap
Që, t’i shtron mbi tavolinë.

Dolli. Ajo, ty veç të ka pi…

 

(Dielli më ngri akull
nga xhelozia)

Akulli më shkri në gjirin e Mikes
Bora, Sot më mbuloi në shtrat.
Shiu verës më lan nga mëkatet
Breshëri, më zgjon nga gjumi.

Dielli më ngri akull nga xhelozia…

 

(Ëndërr i shoh
gratë besnike)

Ehu, i lumtur jam: Ëndërr i shoh
Ende, Gratë besnike. Azganet.
“Analistin” politik “musliman”:
Me këmbët dhe trutë në legen.

Jo, nuk shoh dot kafshë shtëpiake.
Egërsira. Që, ma prishin gjumin:
Natën, më hanë pa rrjep të gjallë…

 

(Verë ende pi nga Gjiri
Di me dy shtama)

Verë e Dimër me Gunë të zezë
Vapë e acar në rrugë. Rrezik!?
Askush, ende nuk ma hapi derën
Ndez zjarrin flakë, dalë në mal.

Dimër. Borë e madhe. Furtunë
Ujqërit, kope zbresin nga mali.
Dhentë, ende në vathë. Fushë
Bariu i shetë lirë në “Bit-Pazar”.

Dimër i Madh. Dhentë në vathë
Askush nuk i blen edhe pa para.
Unë mes Dy shtamave me verë
Burimi Mikes, dalë në Pranverë.

Edhe, e shaloj maleve Lapsin…

 

(Kryengritësi)

Tri Muza. Zana azgane nën Rrap
Me Dy shtama verë nën sjetulla:
Më dhanë gji te “Parku i grave”.
Fuqi në luftë. Ngritën nga shtrati
Me dhjetë plagë, përcollën Malit
Dhiareve, pas Nuse Lirisë pa koçi.

Armën time e nxorra nga brezi
Kryengritësin. Dhe, tymeflakë:
Përmes, u rash Sarajeve Pashait.

 

(Arnimi i së kaluarës)

E marr Lapsin me dy tyta
Dhe, e arnoj të kaluarën.
Arna plotë. E, pak petka
Nuk di, nga t’ia nis Sot?!
Nga këmbët. Apo mëngët

Arna. Arna, përmbi arnë.

Kush i paska grisur deri më Sot:
Stërgjyshi. Gjyshi. Apo, Babai?
Që, nuk i qepi ende dot Nana
Arnat e vjetra me pe e gjilpërë.

Unë, i qepa me Lapës në Libra…

(E shikoj i përkulur
Miken Di nën Rrap)

Pandemi, me maskë në fytyrë
Karantinë. Masa Qeveritare.
Spital. Vdekje, me Covid -19
Frikë. Varre. E, pak lindje.

Vaksina: Kaq e kaq nga Kina
Serbia. Unë moti e kam marrë:
Raki Rrushin: Nanë Shqipëria…