LOTË NUK KAM PASUR MË SHUMË SE LUMI

0
274
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU

(Lisi i midis Livadhit)

Sot, nuk është Lisi midis Livadhit
Që, si fëmij më fshihte nga Dielli.
Natën nga Hëna e plotë, rrëzë Ҫuke
Ujku, papritmas, trokiste pas porte.

Hija, ku u rrita me Libra Këndimi:
Vjershat e Fishtës. Naimit. Asdrenit.
Macen, Daci. Qenin. Dhe, qëngjin
Ҫerdhen e lejlekëve, majë një Lisi
Gjelin, mbi gardh me këngë zgjimi.

Dhelprën dinake tek koteci i pulave
Ujku, si Dje: Nuk na sulet te vatha…

(Nata me Hënën drapër)

Mali ulet. Dhe, delë Hëna drapër
Dorë për dore me yjet në valle.
Majë Lisi, ulet. Nxjerrë drapërin
Korrë arat. Ҫiflikun e Xha Derallës.

Dikur, lodhet. Dëshprohet. Shkaku:
Se, Nana e Babai. Dhe, Xha Deralla
Moti kohë, Sot: nuk mbjellin më ara.

Krahut, mbjellin me hebe barin. Varret
Sot: Neve na i lanë t’i kosisim livadhet…

(Botë e çmendur)

Botë e çmendur, Sot i bashkon:
Tokën e Qiellin. Hënën. Yjet
Diellin. Kafshët. Zogjtë. Lulet
Lisat. Lumnejt. Edhe, detërat.

Asesi, dot edhe vetë njerëzit…

(Dashuri në Katund)

Përderisa, ti i kullosje bullicat
Kodër. Lisat mbyllnin veshët.
Edhe, kërceja bythekrye ditën
Te Bunari i Livadheve Kacës:
Ti, të më shohësh nga Kodra.

Unë në dritare i hapja na, sytë
Zërin i lëshoja radios. Këngës.
Dashurisë Qamilit Vogël. Madh:
“Ku po kënojnë këto dy kumria”…

(Gjinj plotë rreziqe)

Kopeja me zgjebe. Halldupja
Tinës, m’u ndërsye pas shpine.
Ika. Dhe, u strehova te Mikja
E cila hapi konak nën ferexhe.
Natën e kalova. Edhe rrezikun
Pusinë, mes Dy shtamaveverë.

Fuqi në male, dha Mikja. Liri
Dyluftim, i shpalla Dexhallit:
Diellin e përqafova, në Agim.

Nën Rrap, nxora lapsin nga brezi
Mikes, Liri: Paqe. Armëpushim…

(Gratë janë poezi erotike)

Libra të shkruash për gratë besnike
Luftë guerile, haptas i shpall vetes:
Mund të biesh edhe dëshmor fushe
Njeri i gjallë, nuk të shpie në varr.

Poezi, përkushtosh grave besnike
Vështirë. Ndodhë, dështim lufte.
Shkaku, se: Ato janë poezi erotike…

(Lotë nuk kam pasur
më shumë se Lumi
)

Në jetë, i kam dashur gratë
Por, jo! Nuk jam dashuruar.
Shkaku, se: Nuk kam pasur
Lotë, jo më shumë se Lumi.

Qaj, të dashurën për së gjalli…