SHPIFARAKËVE

0
518
Mustafa Spahiu

Nga MUSTAFA V. SPAHIU

SHPIFARAKËVE

Janë qenie të padukshme – mulçerim,
Me kujet e kobshme kaq të pasosura,
Me shpifje pa ispatë fare të irnosura;
Eshtrat t’i brejnë thellë deri n’rrënim!

Shekujt i gjetën kokëthinjur në mote,
T’shpifin me e pa shëlbime ligësira, t’
Pabërat e mykura – i gjettë e “mira”
Nisen të mërdhezur pas çdo shqote!

Hiles s’thertë ëndrrash egër t’mjera,
Futen n’ujëra të zeza dhe n’vërshime
Breshën e gjak ngrehin lak n’rrënime,
Kthehen e pëlcasin nga të fryjë era…

Prej se kanë lindur kur s’janë kujtuar,
Dhe diellin me cinizëm e përshkëllinjë,
Shpifarakët ëndërrat hënës ia dinë, e
Zbresin në gjol për ta mbarrësuar, me

Mufkë kredhen n’mendime tërë natën,
Shpifarakët ofkëllojnë si shpendkeqja!
Laraskash futen ku kalbet teneqja, sa –
Keq vendesh-prangojnë shtrëngatën.

Pas teje, pas meje janë të mërdhezur,
– Ballit të tyre shpifjen e kanë shtruar,
Nga 99 mallkime cok janë t’nëmëtuar;
Ninëzash me strall i kanë t’përndezur.

E hënë, 8 shkurt 2021, në
Dardaninë Ilire

TELLALLËT

Me vikatje rrufesh të viktimizojnë,
Kudo t’telendisin ngel brinjëthyer,
Tellallët tartakút – zemërgërryer –
Në rrashtën e kokës të zhbirojnë.

Vetullëvrenjtur t’shfaqen tellallët,
Me damkë në ballë jeta si jetohet
Deri në nadir fati të përzjarrohet,
Ndjesë paçin, – mendjehardallët!

Gjetën mënyrë m’bënë Hiroshimë,
Kapen çastin – djalli si iu shpjegon;
Qeni është qen, qençe nuk këndon!
Llaskuçet më nuhatën në çdo vrimë.

Kishin etje,Zot sa ishin t’pa mëshirë!
Nga mbinë,mollë djalli nga kush farë?
N’hidhësi sime shoqe prehet n’n barë,
Anatema ime napë iu qoftë në fytyrë!

Florën natyrës s’e mbolla shtrembër,
Besa e fjala në peshore rrinin kotë,ju
– Tellallë gabim o keni lindur në botë;
Për ligësitë tuaja s’vë dorë në zemër!

E martë, 9 shkurt 2021, në
Dardaninë Ilire

RRUGËT

Rrugët e pafajshme na japin drejtime,
Xhepash e fshehin profilin e pakufisë,
Barojat na shikojnë në sytë e magjisë;
Hapat e bartin si gjethet kokën time…

Gjendet a s’gjendet kund fund’i rrugës,
Kthehemi pas lojërave tona t’harruara,
Ditës s’mëngjër vinë t’martët e beku’ra,
Psherërimë e zhurmë bën një drugës…

Gjenezën e rrugës ta mësojmë patjetër,
Të lodhur nisemi me ngashërim çilimiu,
Nesërmen s’dihet agimi se ku na gdhiu
Me barrë mbi kurriz – mëkatin e vjetër.

Stërlodhja e kapitja gjakun na turbullon,
Na prijnë me urti kapronjtë e gjelbërimit
Kometet e ëndërrave ikin prej udhëtimit,
Shpallet martir rrugës prehje nuk kërkon.

Kur nisemi me uratën: “Rrugë të mbarë!”
Fener i ndezur na pret n’fund t’udhëtimit,
Si ashtin e domosdosë plagën e mëtimit;
Është shikim i gjatë kohën duhet ndarë…

E mërkurë, 10 shkurt 2021, në
Dardaninë Ilire

QYQJA E KUQE NË SHËNDRÈ

Fsheharake erdhe në motin e vrerët,
Shtegtove nga shtegtove nën diell-
Polle vezën e zjarrtë foles në qiell,të
Mëlluq’kt mlleftare për mort e thertë.

Në qershor ngjyrën e zërit e ndërron,
Muajin e drapërit e çukitë sqep mërie,
Përvëlon degëzat në shenjë hasmërie;
Shkrumin e gushtit n’ikje e dergjëron!

Qyqja në shëndrè sa hareshëm këndon,
Ndihet e përbuzur që s’gjenë dot fole!
Zogut t’shkretë kujën s’ia duam as ne,
Me qejf të vetë monopatit diç gërmon.

Qyqja e kuqe moti është shfatëzuar,e
Gjenë korije me eshtra të zhveshur,se
Di këndon ose na gënjen pareshtur,as
Kuptoj n’shëndrè ç’është ngatërruar?

Pranvere e blerim s’ka n’fushat tona,
– Ngele pa zogthin në tërbimin tënd,
T’kuqtë e gria jote grapës m’çmënd;
Lamtumirë, mos lë gjurmë as tevona!

Lajmesh të zeza vonohen mëngjeset,
Prej teje vesen e shikoj vajpërlotur, e
Bie n’shtjellën e urrejtjes krahëkotur;
Në shëndrè të shigjetojne dhe rrezet.

E enjte, 11 shkurt 2021, në
Dardaninë Ilire

NË VEND TË MORTIT –
FJALA E URTË

E cemtë më çelë një dëshirë,
Zellshmërisht kujtoj at vend!
Porosinë që e mbaj në mend;
Një mort iku sikur një rrëshirë!

Ndjesë!Paska vdekur-o njeriu,
Qiellit lartë rrinte i zbehtë ylli –
– Lavdi! Burimet i shterroi pylli,
Ishte druvar me sëpatë, i ziu…

Fjalë të urta vargan rradhiste,
Pa shpikje, n’lavd popullin kujto!
Visare harte nga shkelte kudo-
Të nesërmen bujshëm e priste.

Motet e shekujve – si kanë qenë,
Uratë e himne fjalës ç’i këndonte.
Via Egnatia sa male i përshkonte?
Lëvore lisash shihte pergamenë…

Në vend të mortit, fjala urtë-qiri
I ndizej shtigjeve leqet i kaptonte.
Kthesës së parë diç himnizonte;
Thonë: – “Mendjen e kishte flori!”

E hënë, 8 shkurt 2021, në
Dardaninê Ilire