Enver Dugolli luftëtar ushtarak ish i burgosur dhe politikan i devotshëm!

0
416
Enver Dugolli

Shkruan Luan Asllan Dibrani

Portret i Enver Dugollit luftëtar ushtarak ish i burgosur dhe politikan i devotshëm, njeri i sakrificave për interesat e kombit!

Luan Asllan Dibrani
Luan Asllan Dibrani

Janë bërë publike listat e plota të kandidatëve që do të garojnë në këto zgjedhje, te 14 shkurtit 2021, por kush ka fatin varet nga votuesit se kujt i japin votën për 120 ulëse në Kuvendin e Kosovës. Në mesin e kandidateve për një ulëse në Kuvendin e Kosovës është dhe Enver Dugolli ushtarak ish i burgosur dhe politikan i devotshëm me vlera kombëtare.

Ta përmendësh emrin e Enver Dugollit është një krenari dhe privilegj i veçantë. Ta takosh një intelektuale, një patriot, një guximtar, ushtarak gjeneral dhe një idealist vizionar të spektrit politik, është një kënaqësi edhe për gazetarin. Një përshkrim i shkurtër biografik na imponohet, sadopak ta përmbledhim përmes këtij shkrimi.

Edhe se është vështirë ta përmblidhesh bagazhin e tij mbi veprimtarinë voluminoze të tij, e dijë se do t’i mbesim shumë borxh për t’i ndritur vlerat e tij si një personalitet i përmasave kombëtare.

Enver Dugolli u lind më 27 janar 1963, në Nekoc të Drenicës. Shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në vendlindje, ndërsa studimet universitare i kreu në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Prishtinës, ku i kreu gjithashtu studimet e nivelit Master në Sociologji.
Ka qenë i burgosur politik dy herë, një herë në vitin 1981 dhe pastaj në vitin 1997. Në burgje të ndryshme të ish regjimit jugosllav i kaloi mbi 10 vite burg. Nga burgosja e dytë u lirua në vitin 2001.

Ka shërbyer në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku kreu detyra të rëndësishme ushtarake dhe u dekorua me gradën Kolonel. U pensionua nga detyra e Atasheut Ushtarak në Tiranë me gradë Gjeneral Brigade në Pension.

Në vitin 2018 u bë anëtar i “Lëvizjes VETËVENDOSJE”, dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm. Gjithashtu është anëtar i Komitetit Profesional për Mbrojtje në Lëvizjen VETËVENDOSJE!

Në vitin 2020 shërbeu si Zëvendës Ministër i Ministrisë së Mbrojtjes në Qeverinë Kurti. Është autor i librit “QARK I (PA)MBYLLUR BURGJESH”, i botuar në vitin 2019.

Ne bazë të së kaluarës së tij, zoti Enver ka mbështetjen e palëkundur nga shoqëria dhe populli shqiptar, si deputet i ardhshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Që 41 vite u murr me aktivitete politike, prej të cilave mbi dhjetë vjet i ka kaluar në burgjet e Serbisë nga e cila ma rikujton kohën qe e kaluam bashkë në burgun famëkeq të Nishit.

Aty ishte një djalë me virtyte ma të sinqerta. Një djalë qe i përballoj stoikisht torturave dhe barbarizmit të aparaturës nga organet e burgut qe ushtronin një terror psikik e fizik ndaj nesh.

Të rikujtoj se në atë burg e ndamë një mollë edhe në 4 vende. Zoti Enver e di se ma vështirë e ke t’i përballosh sot këto qëndrime dhe ndërskamsa edhe antikombëtare nga këto subjekte politike, kinse ne interesin e shoqërisë dhe popullit se sa qe ishim ne mes 4 mureve nëpër qelitë e Serbisë. I dashuri Enver e dijë se e ke vështirë te imagjinosh dhe të pajtohesh me shokët tanë ish të burgosur politik qe ishin me ne dhe sot janë bërë mashë dhe vegël e grupacioneve demagogjike, po thuajse edhe antikombëtare.

Enevr Dugolli edhe kjo e dijë se të brengos qe ne ish të burgosurit politik u shpërndamë dhe na bënë pikë e pesë edhe se ishim bajraktarët e parë ne Evropë për ta thyer akullin e Komunizmit.

I thyer shërbimet dhe ato pasojat nga regjimi i egër turko- sllav mbi popullin tonë paqedashës shqiptar. Ishim të parët që iu paraprimë edhe rezistencës kundër Jugosllavisë përmes UÇK-së së lavdishme, pjesë e se cilës ishe edhe ti, burimin e ka nga ish të burgosurit politik, prandaj tash popullit i takon qe votën ta epin ty.

I dashur Enver Dugolli përjetove Masakrën e Dubravës, atje ku vdekja ishte ‘’sinonimi i jetës’’ por edhe kjo të kaliti , ju ka bërë të pathyeshëm.

Ti dhe shembullin që duhet të ndiqet, se përtej sfidave që hasim rrugës së idealeve tona, që janë qëllimet ato për të cilat duhet edhe të sakrifikohemi.

– Meqë fati i jetës ju ka lidhur me luftën për çlirimin e vendit, është ushtria ajo që ju ka ushqyer shpirtërisht, dhe sot ju me nder e mbani titullin “Gjeneral Brigade” në pension, titull të cilin e keni si kulmim i angazhimit tuaj në ushtrinë tonë ku përmes këtij titulli pasqyron edhe familjen e shkëlqyer qe brez pas brezi dhatë vlera për popullin tonë.

Shpirti i yt dhe pasioni nga instinkti i brendshëm të nxiti qe prapë te jesh në shërbim të atdheut tashmë në një pozitë tjetër, atë politike, për çka jam i bindur se do të jepni kontributin tuaj edhe në këtë sektor tepër vital për shtetin tonë, prandaj lus publikun që vota të hedhet të numri 41, në emrin e Enver Dugollit, që do të thotë kurorëzim i veprimtarisë se tij me 41 vjet, qe shorti ia lidhi edhe me numrin e njëjtë 41, kandidat për deputet.

Enver Dugolli bashkë me Albin Kurtin drejt betejës së fitores ne zgjedhjet e 14 shkurtit 2021

Ju po garoni në këto zgjedhje, për të përmbushur besimin e qytetarëve, që idetë, planet dhe projektet tuaja t’i jetësoni në praktikë, duke quar përpara idealin e kamotshëm për shtet të sigurt e me ushtri që i kontribuon paqes në rajon dhe botë.

Edhe një ditë po na ndajnë nga zgjedhjet e nesërme me çka jemi të bindur në suksesin dhe fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje dhe suksesin tënd, të cilin padyshim se do ta ktheni në punë e në angazhime për të mirën e qytetarëve të vendit tonë.

Te theksojmë se Enver Dugolli ka një bagazh të madh të veprimtarisë që vështirë është të përfshihen në aktivitetet e tij në një artikull të tillë siç është ky. Ky pos frymës patriotike që ka nga familja, Enveri e ndërtoj personalitetin e tij ne mesin e njerëzve ma me dinjitet, kulturë, moral dhe qëndresë deri ne vetmonim për idealet dhe vlerat kombëtare.

Enveri gëzon një autoritet dhe perspektivë, pos rajonit lokal edhe në shkalle kombëtare, qe pas një vistër aktivitetesh që i përmendem me lartë ai kurorëzoj spektrin politik më “Vet-Vendosjen” udhëheqës i se cilës është Albin Kurti, heroi i rezistencës ndaj Serbia dhe “bashkëpunëtoreve shqiptar qe nesër do ti prish kumbarinë”.

Prandaj presim që me votën tuaj populli im me Nr. 41 me mrin e Enver Dugollit do ta nderoni familjen e juaj dhe Kosorën që e vetmja Vetëvendosja është ajo qe do ta eliminoj varfërinë, pa drejtësinë, abuzimin, hajninë, korrupsionin dhe agresivitetin e Serbisë me bashkëpunëtoret e tij “shqiptarë të ndershëm”.

Shpresojmë se në këto zgjedhje do të ketë transparencë, kulturë dhe rregull me qëllim të ndryshimit të së kaluarës, që u keqpërdor vota e qytetarit, u vodh vota e qytetarit, u zhgënjyer vota e qytetarit deri në abuzim marramendës me korrupsion, hajni vrasje pasiguri neglizhence dhe oportunizëm kombëtar???… Qoftë i bekuar kombi shqiptar, (Ruaje zot kombin shqiptar nga vet shqiptarët”!!!

Ty zoti Enver të urojmë suksese dhe mbarësi. Shpresat janë si kusht që mos të zhgënjehet qytetari në përzgjedhjen e kandidateve për ulëset e Parlamentit, që votuesit ta hedhin votën, tek ata qe janë dëshmuar si kandidat potencial pro një ekonomie të zhvilluar, kulture dhe një politike të qëndrueshme kosovare.

Për fund lexuesve ju uroj lexim të këndshëm dhe votuesve mirëqene dhe sugjerim që votën t’u japin atyre më të mirëve që mendojnë, jo manipulantëve, gënjeshtarëve, të korruptuarve, hajnave dhe kriminelëve që e masakruan ekonominë, kulturë dhe vlerat tona kombëtare të Kosovës që 20 vjet…