RIFAT KIDA – NJERIU I KANGËS

0
346
Rifat Kida

Nga Ramiz LUSHAJ

Në dy kontinente të kaloi jeta jote, në 7 kontinente zani,
U rrite, ike, erdhe… me dashuri dhe me ëndrra Cërmjani.
Në krahë të avionit, të zogut, të kangës, të dhimbjes…
Erdhe nga Teksasi i Amerikës në tokën e Vendlindjes.

* * *

Kjo dhimbje e madhe sa 51 male alpine e ka sot emrin tand,
Po dhe planeti tokë e ka nji kontinent të akullt: Groenlandë.
Nga e shtuna deri në të shtunë të erdhën vdekja e varrimi.
Për Ty, në shtatë ditë të javës, do të jetojë veç mos harrimi.

* * *

Të përcjellim sot me kangët e tua, të Imer Prizrenit e Zhuj Selmanit
Me lotët-ujvarë e kangët-mall të motres tande, Resmije Limanit.
Kangët e tua me shoqëni fluturojnë qiellit si në krahët e Shqipes
Me zanin tand e të Zek Nokshiqit, dhe Shefqet Ademit e Gëzim Nikës…

* * *

Ku ka tokë e dimën që i merr me vete Rifat Kidën e njerëzit e kangës
Ata jetojnë në udhët e jetës, yjet e qiellit, hapësirat e andrrës
Ata me kangët ngrihen mal e bahen lumë, mbeten pranverë, melodi…
Ata jetojnë sa kanga, kanë zanin e emnin midis nesh, kanë veç përjetësi.

Shqipëri Etnike, 13 shkurt 2021