Nga Binak MAXHARRAJ
Sot është një ditë e veçantë për Kosovën mbahën zgjedhjet e jashtëzakonshme te shumë pritura pasiqe jeta politike ne vend është bërë rremujë ku sundojnë hajnit, plaçkitjet krimi i organizuar dhe korrupcioni, ku qeverit bien njera pas tjetres, ku vendi është pa preisdent sepse u fut në burg për shkak te krimeve te luftes dhe krimeve kundër njerëzimit dhe vendi është mbetë si jetim.
Vendi kërkon shpetim në zgjedhje për te gjetë zgjidhje?!
Sot, pra ne Kosovë do te ndodhë diçka e jashtëzakonshme, diçka e pritur që moti, diçka e akumuluar me vite te tëra të popullata e Kosovës e cila do te shpërthej. Sot votuesit do te jenë te pamëshirshëm do ti godasin ata që për mbi njezet vite abuzuan me votën e tyre.
Sot populli, votuesit do ti qerojnë hesapet me kupolën e krimit të organizuar do t’i qeroi hesapet me ata te cilët e vodhën, e plaçkiten këtë shtet për me 20 vjet, do t’i qeroi hesapet me ata qe e nepërkëmbën këtë popull, e rrejtën e mashtruan ua lanë fëmijt pa bukë ne sofër por edhe ua vranë te dashurit e tyre vetem pse mendonin ndryshe politikisht dhe se fundi edhe i ndoqen nga vendi.
Sot delni masovishtë ne zgjedhje sepse është dita e juaj e shumë pritur kur do ta ndani errësin nga dita, ku do ta ndalni te keqin të cilin e patet mbi shpinë qe 20 vjet dhe as lirin nuk u lanë ta gezoni. Sot duhet fort t’i godasni te gjitha ata qe abuzuan me ju, qe abuzuan me ardhmerin e Juaj, te femijeve dhe familjeve tuaja.
Sot mos i votoni hajant, plaçkitesit te korruptuarit të cilët janë mbrenda partive politike si në PDK, LDK, AAK etj. Mos i votoni as komandantet e korruptuar të cilët e vodhën këtë vend, te cilët ua vodhën lirin. Sot mos i votoni as klanet pronto mafioze, mos i votoni as ata të korruptuarit e LDK ne krye me Isa Mustafën te cilët abuzan me voten e juaj te 6 tetorit 2019 duke e rrexuar qeverin demokratike Kurti vetem pse donte ndryshime.
Sot mos i votoni as shikistët të cilët dyshohën për vrasje te shumëta në Kosovë sidomos pas luftës. Sot mos i votoni as ata qe e shitën Qakorrin, mos i voton as ata qe bënë plane për ndarjën e Kosovës, mos i votoni as ata qe ia vunë thikën Ujmanit duke e bërë Serbinë hisedare ne asetin tonë me te rendesishëm shteteror.
Por,sot duhet të votoni për ndryshime të mëdha në këtë vend të molisur nga vuajtja dhe skamja, sot duhet t’i votoni ata qe nuk janë te korruptuar, qe nuk ju vjedhin dhe plaqkisin qe ndertojnë shtetin për ju e jo pushtetin për vehte.
Voto Albini dhe Vjosen, voto 127, sepse këta janë e ardhmja e këtij popullit janë ardhmeria e femijeve tuaj.
Voto Albinin dhe Vjosën sepse nga sot këta do ta ndryshojnë rrejedhën e historisë së Kosovës, te cilët do ta çkapin shtetin nga klanet mafioze te drejtuar nga Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Ramush Harajdinaj, Fatmir Limaj e shumë te tjerë.
Voto Albinin dhe Vjosën sepse vetem këta e kanë besimin e popullit, sepse vetem këta do te ia këthejnë lirin e nepërkëmbur të Kosovës.
Voto Albinin dhe Vjosën sespe me ta Kosova do te jetë vehtevehtja nuk mund as Vuçiq te luaj lojën e djallit ne Kosovë.
Voto Albinin dhe Vjosën sepse iu beson dhe i nderon populli. Albinin dhe Vjosën nuk mund t’i ndal as PDK e Enver Hoxhajt, as LDK e Isa Mustafës, as AAK e Ramush Harajdinajt,as KQZ i Valdete Dakës, të gjithë këto tanime nuk janë asgje ndaj LVV dhe Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.
Albinin e Vjosën nuk mund t’i ndalë më askush, fitorja është e tyre, ata nuk mudë t’i ndalin as Cubat e Kosovës, as kupola e krimit te organizuar, as shikistet. Albini dhe Vjosa do ti mundin te gjithë më votën e popullit sepse kjo është koha e tyre e jo e cubave te Kosovës. Dhe sot Albini dhe Vjosa do ti mundin te gjithë sepse nuk janë vetem por janl me shumë shok te idealit dhe dijës, por Albini dhe Vjosa e kanë fuqin me te madhe, fuqinë e popullit i cili i do dhe i respekton dhe i voton. Kjo fuqie popullit i beson Albinit dhe Vjosës sepse këta ia dhanë besen popullit qe do te bejnë ndryshime te medha duke e larguar te keqen nga ky vend, duke e çkapë shtetin nga cubat qe e kanë kapë.
Voto Albinin dhe Vjosën sepse janë te pa korruptuar dhe te pa komprimituar, qendrimet e tyre janë te qarta, janë te pathyeshëm kur është ne pyetje vendi. Jan betar para votuesve se do ta shkaterrojn kasten e krimit te organizuar. Nuk leshojnë pe për asgje kur është ne pyetje Kosovës. Mu për këtë cubat dhe horrat e pushtetit janë të frigësuar nga Albini dhe Vjosa dhe mu për këtë shkak gjuajnë shigjeta helmuese kunder tyre, por pa dobi sepse Albini dhe Vjosa janë te murosur thellë ne zemrat e popullit në te cilet shihin shpetimtarët për ndryshime të mëdha.
Voto Albinin dhe Vjosën sepse do te keni me shumë vende pune, me shumë investime, me shumë mirëqenje ekononmike, sociale dhe shendetësore. Më Albinin dhe Vjosën do te shkeputet zinxhiri i ikjeve se rinis nga Kosova.
Voto Albinin dhe Vjosën sepse janë ardhmeria e Juaj, janë ardhmeria e Kosovës.
Pra, ne fund, Votoni Albinin për kryeministër dhe Vjosën për presidente, sepse këta nuk do t’ju zhgenjejnë…
O profesor i universitetit shkavellik ne Kosove deri ne vitin 1995…
VOTA PER VVV ESHTE VOTE PER PRISHJE ME USA… edhe kurgjo tjeter.
Komentet janë mbyllur.