Kosovës i duhen fytyra të pa komprimituara politike?!

0
933
Akademia e Shkences dhe Arteve në Kosovë

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Pak ose asgjë të hajrit nuk përjetuam nga pushtetet e pasluftës. Kemi menduar se veq të mira do të kemi, se ishim për shumë kohë të robëruar. Kemi shpresuar së do të ndërtojmë shtet ashtu siq edhe na ka hije. Na ndodhën shumë të pa pritura sepse në pushtet erdhën njerëzit që më profesionin e politikës nuk kan asgjë të përbashkët. U qartësua tashmë së kjo garniturë gadi e njejtë pushtetare e pasluftës, si qëllim e ka pasur pasurimin për vete dhe varfërimin e shumicës. Dua të lidhëm më fillimin e tekstit, së veq hidherime na u servuan. Kastat që u ndërruan në pushtet i sollën popullit vetëm vuajtje dhe mjeriom social.

I sollën këtij vendi dhe popullit krim dhe korrupcion të cilat që shumë kohë nuk po zbresin nga temat kryesore. I sollën nivel të lartë të atyre që po kërkojnë punë. Na sollën migrime masovike… Shumë pak na sollën gëzime, shumë pak e sollën lumturinë dhe harenë në familjët tona. E zymtësuan jetën e shumë familjeve më vrasje të motiveve të ndryshme dhe të vrasjeve për motive politike.

Politika në Kosovë ishte dhe ka mbetur ana më e ërrët e realitetit tonë , dhe e cila po na përcjellë si hije e keqe …Dhe, natyrisht së këtu vjenë në shprehje katërcipërisht ajo kur ambasadori amerikan Donald Lu, thotë “ Ju shqiptarët kam ndëgjuar së shquheni si njerëz të fjalës dhe të besës, por politikan më të pa besë nuk kam pa”. Kjo vlenë për politikanet shqiptarë edhe në trojet tjera etnike. Lu në konferencën e fundit në kuader të luftës kunder krimit të organizuar dhe korrupcionit në Shqipëri, por që vlenë edhe për Kosovën tha” se bosët e krimit levizin lirshem për shkak të lidhjeve të tyre më njerëz më ndikim”.

Ambasadori Lu sigurisht këtu ka aluduar edhe në njerëzit në krye të politikës dhe të pushtetit në Shqipëri, të cilët jo që nuk e luftuan krimin kurrë por edhe vet janë bërë pjesë e krimit të organizuar, bashkë më vëllëzërit e tyre në krye të pushtetit në Kosovë. Ai mori shëmbull Al Kaponën. Edhe unë në një shkrim para disa muajëve e pata përmendur pikërisht Al Kaponën si krahasim më situatën në Kosovë dhe në Shqipëri. Megjithate në kohën e Al Kaponës nuk ka jetuar populli dobët sikur tash nga Al kaponët e kohës moderne, të cilët e kan kapur popullin fortë për gryke, duke ia qitur sytë duq…

Ata që po na e zbardhin fytyrën, ata që po na bëjnë të lumtur dhe krenarë janë bërë sportistët tanë të cilët po korrin suksese të jashtë zakonshme në arenën ndërkombëtare. Futbollistët në ligat evropane dhe dy kombëtarët tona janë prijetaret e sukseseve dhe të gëzimeve tona të mëdha. Pastaj, xhudistja Majlinda Kelmendi shumë herë deri më sot na gëzoj më sukseset kulminante në nivelët botërore, edhe në Olimpiadën e fundit…

Na gëzuan kombëtarja në futboll e cila u plasua në kamponatin Evropan në Francë, dhe më lojën e mirë të shfaqur atje… dhe së fundi prap na gëzuan dy përfaqësueset tona, ajo e Shqipërisë dhe përfaqësuesja e Kosovës në kuader të kualifikimeve për Kampionatin Botëror në futboll. Kur jemi këtu duhet theksuar së si po vrapojnë pa fije turpi, njerëzit e politikës, duke u përpjekur që sukseset e sportistëve tia faturojnë disi si meritë edhe e tyre.

Pamë presidentin, Hashim Thaçin së bashku më djalin dhe njerëzit e tij në Brazil në Lojërat Olimpike, ku Majlinda e zuri vendin e parë. Kështu vepruan edhe më rastin e shenjëterimit të Nenë Terezës në Vatikan më një delagacion të gjërë, më shumë për të shetitur më para të këtij populli të varfëruar. Kjo ndodhi edhe së fundi edhe në Finlandë. Populli i ka një mijë e një arsye që kurrë më, votën mos ta ‘shes’ aq lirë. Kosovës i nevoiten më shumë së kurrë fytyra të reja të pa komprimituara politike…