Librat skandaloze “shkencore” nga bulevardi në Shkup duhen të digjen para opinionit të Evropës dhe botës!

0
259
Shkupi, Mac

Shqiptarët dhe qytetërimi

Qysh nga vitet 1945, qarqet e caktuara politike dhe ato “shkencore” përmes shkollës së Beogradit, të Moskës dhe të Athinës, nuk kanë pushuar së punuari në fushën e botimeve “historike, shkencore, gjuhësore dhe kulturore” (sic!) kundër popullit shqiptarë në hapësirën e vet etnike në Maqedoninë e Veriut.

Këta skenarë të njohur për opinionin e gjerë shqiptarë, tashti u ka ardhur fundi dhe, një herë e mirë duhen ndalur dhe, tash e tutje ka ardhur koha që populli shqiptarë mos të heshtë dhe mos të lejojë të përbaltin historinë, gjeografinë dhe artin e bukur të muzikës shqiptare, që bota e artit e ka futur në kapërtinat e qindra botimeve shkencore nëpër Evropë dhe botë.

Qytetërimi i popullit shqiptar tashti është bërë pjesë e historisë dhe participimit me vlerat e popujve të lirë të Evropës, aty ku e kemi hisën tonë kombëtare. Pse po lejohen qarqet e caktuara “akademike dhe shkencore” (sic!) në Shkup të shembin vlerat nga lashtësia e deri në ditët tona të popullit shqiptar?

Pse askush deri me tash nga korpusi i partive politike (koalicioni) nuk dalin të thonë të paktën një fjalë për çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare përmes Kushtetutës dhe të konventave të Evropës për liritë dhe të drejtat njerëzore për këtë pjesë të Ballkanit?

Cilat janë të drejat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut? Pse shqipatrët nuk janë shtetndërtues, por sipas Kushtetutës ata janë pjesë e pakicës kombëtare? Pse gjuha shqipe nuk është zyrtare?

Temat aktuale për pozitën kushtetuese të shqiptarëve tash sa kohë kanë mbetur në margjinat e kohës. Korpusi politik (shqiptar) posa të hyjë brenda institucioneve shtetërore përmes (koalicionit) i fut veshët në lesh dhe e kryen detyrën: Ashtu siç thotë shteti i Maqedonisë së Veriut… (sic!).

Dhe, çile gurë gojën…!

Për skandalët politike dhe “shkencore” me rastin e botimit të teksteve mësimore në Shkup, kur e kur, denigrohet çështja e popullit shqiptarë sikursa kjo me gjeografinë për klasën e II të gjimnazit dhe fyerjet e skajshme dhe të paparë kundër shqiptarëve, i bëjmë thirrje tërë shqiptarëve dhe institucioneve të tyre arsimore, shkencore, akademike, universitare, shkollore, prindërit dhe diaspora, që botimet e këtij lloji të digjën publikisht para opnionit të gjerë të Evropës dhe botës, duke çuar porosinë për çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në hapësirën etnike në Maqedoninë e Veriut!

Të digjën botimet skandaloze dhe antishqiptare të botuara në Shkup!

Çikago, shkurt të motit 2021


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]