Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike ([email protected])
Një zog është krijuar për shqiponjë, dhe një tjetër për pulë. Dhe, varet prej jush. A doni të qeveriseni edhe më tutje nga pulat – apo nga shqiponjat?
Shqiptari kokëmish që në vazhdimësi do të votoj hajnat, të korruptuarit, kriminelët, tradhtarët, dështakët e këtyre 20 viteve të shtetit të dështuar, nuk e mohon që ka ujqër në buzë të pyllit, por bën sikur tufa e deleve është larg dhe përndryshe është mjaft e sjellshme dhe e bindur. E ardhmja e Kosovës nuk është as e ndritshme, as e errët. Aktualisht është vetëm e pasigurt.
* * *
Pse politik-bërësit shqipfolës dhe partitë e deritanishme që vodhën, shitën dhe shkatërruan gjithçka do të ndryshonin ndonjë gjë në Kosovë (por edhe në Shqipëri dhe FYROM) kur ata me decenie janë duke u kënaqur? Mund të zgjidhni të shikoni nga ana tjetër, por nuk mund të thoni më se nuk e dinit.
* * *
Një shtet i dështuar është një shtet që është shpërbërë dhe nuk është më në gjendje të plotësojë nevojat themelore të qytetarëve të tij ose të marrë përgjegjësinë për të ofruar shërbime elementare publike që priten nga një qeveri sovrane.
Ka dallim midis shteteve të dështuara dhe shteteve të cenueshme (prekshme). Një shtet i prekshëm karakterizohet nga karakteristikat e mëposhtme:
• Humbja e kontrollit mbi territorin e vet, përfshirë aftësinë për të zbatuar (ushtruar) monopolin shtetëror mbi pushtetin.
• Humbja e autoritetit legjitim për të marrë vendime kolektive.
• Pamundësia për të ofruar shërbime publike.
• Pamundësia për të marrë pjesë si një anëtar i plotë i bashkësisë ndërkombëtare.
Kur këto kushte janë të pranishme, shpesh shihet një mbizotërim i korrupsionit dhe krimit të përhapur, rënie e fortë ekonomike, flukseve të refugjatëve që ikin jashtë dhe përfshirjes nga aktorët jo-shtetërorë.
Shkalla e kontrollit që pritet nga një aparat shtetëror për të shmangur termin gjendje e dështuar mund të ndryshojë. Termi shtet i dështuar është i diskutueshëm dhe termi mund të ketë pasoja gjeopolitike nëse vjen nga një burim me autoritet të madh. Me fjalë tjera, mund të ketë ndërhyrje ushtarake nga jashtë…
* * *
Shtet – shteti është autoriteti më i lartë që sundon mbi një zonë gjeografike ose territor; shpesh quhet edhe një vend.
Prandaj, vetë vendi shpesh quhet edhe një “shtet”, siç është “shteti i Gjermanisë“ ose “shteti i Austrisë”.
Një vend që qeveris veten në këtë mënyrë quhet gjithashtu një shtet sovran. Shumica e shteteve sovrane të botës, me disa përjashtime, janë anëtare të Kombeve të Bashkuara.
E drejta ndërkombëtare përcakton disa kërkesa që një vend duhet të plotësojë para se të njihet si shtet dhe të bëhet anëtar i KB:
• një popullsi e përhershme
• një territor i përcaktuar
• një qeveri
• aftësia për tu lidhur me shtetet e tjera
Për më tepër, është e zakonshme të argumentohet se shtetet e tjera nuk duhet të pretendojnë territorin dhe se qeveria duhet të ketë kontroll efektiv mbi të gjithë territorin.
Ka vende që nuk janë anëtare të KB dhe që nuk njihen gjerësisht si shtet, të tilla si Kosova, Palestina…
* * *
Qeveritari, politikani dhe pseudo-intelektuali tipik shqipfolës është një servil që ka shitur prapanicën te sllavo-ortodoksët, grekët, turqit dhe arabët, demagog i lindur dhe një dylber i cili bie në dashuri me reflektimin e vet në ujë. Personaliteti i tij tregon një fiksim apo rikthim në një fazë të parë të zhvillimit të fëmijëve, ku rrethanat nuk kanë marrë ende një vlerë të pavarur dhe trupi i vet konsiderohet si burimi i gjithë përvojës së jetës. Ai ka një vetëbesim të fryrë, një vetë-respekt të tepërt, egocentrizëm ekstrem, arrogancën, një ndjenjë e të qenit veçanërisht i justifikuar dhe është jashtëzakonisht i ndjeshëm ndaj kritikave dhe “ofendimeve” të “krenarisë” së tij.
* * *
Kapja dhe dobësimi i institucioneve zyrtare shtetërore të Kosovës (por jo vetëm), ka kontribuar në një regjim të dështuar që nuk siguron në mënyrë të kënaqshme, thënë ndryshe, aspak mirëqenien, zhvillimin dhe sigurinë e njerëzve të saj. Kur vetë shteti është bërë aq i dobët sa nuk siguron shërbime të përshtatshme politike dhe të sigurisë për popullatën, qoftë nga institucionet e tij që nuk funksionojnë ose po keqpërdoren, kjo mund të krijojë një vakum potencialisht të rrezikshëm të energjisë që mund të mbushet me dhunë, krim dhe konflikt, dhe kështu të kontribuojë në dobësimin e sigurimeve shoqërore në dy shtetet tona të dështuara.
Prandaj, bazuar në situatën shtetërore, unë kam analizuar nëse sistemi fisnor-klanor në vend formon struktura alternative të sigurisë që mund të mbrojnë sigurinë themelore shoqërore – në mungesë të një pushteti shtetëror zyrtar që funksionon mirë. Fiset në vend (prej nga e kanë prejardhjen “komandantët” e luftës) me të drejtë akuzohen se kanë penguar shtetin të krijojë territor dhe kontroll të plotë shoqëror, dhe të jenë një pengesë për zhvillimin dhe sigurinë, shpresën dhe ardhmërinë.
Këtë e shohim në mos-kontrollin 20 vjeçar të Mitrovicës së Veriut ku serbo-çetnikët kanë formuar shtet në shtet; apo ditët e fundit ku edhe vetë shqipfolësit fisnor në disa pjesë të “Kosovës së komandantëve” i sulmuan dhe rrezikuan jetët e Kryeministrit dhe Kryetares së ardhshme të Kosovës, Albinit dhe Vjosës, shpresave të vendit.
* * *
Një koalicion qeverisës është i vështirë kur partia më e madhe në qeveri vazhdimisht duhet t’i japë gji më të voglës.
Fatkeqësisht partinë LDK me të cilën Vetëvendosja do të bënte koalicion, e ka kapur Isa Mustafa i cili nga brezat e ardhshëm do të mbahet mend kësisoj: “Nuk dua ta zbeh kujtesën e tij, por ai edhe për së gjalli ishte një krijesë e kalbur”.