RRUGËDALJE

0
325
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU

(Përpak u rroka fytas
me “kapadahitë”
)

Ehu,telefonin tim celular përveç
Rakisë rrushit. Shtamave Verë:
E sulmoi edhe Dudumi “kuqezi”
Dihet, me fajin e vetë Nënës Parti.

Përderisa, e prisja jashtë radhën
Për ndihmë nga personeli i A:
Erdhën edhe dy – tre djem të rinj
U ndalën para dere si “kapadahi”.

Me siguri, më morën për të huaj
Dhe, njëri zëshëm u tha shokëve:
Ne, nuk do të presim rend jashtë
Do të hyjmë para këtij “shkaut”.

Nuk mu durua dot pa një përgjigje
Edhe, u thashë në gjuhën shqipe:
Patjetër, dhe ju do të prisni në rend
Siç, kam pritur unë, dhe ende pres!

Heshtën, kur panë se jam shqiptar
Unë, hyra te sporteli për shërbim.
Pëshëndes djaloshin. I tregoj hallin
Dhe, ia bëj me dije se, Jam i juaji:
Fjalën duke e patur për Firmën A1
Plumb, përgjigjet: Jo, nuk je i joni.
Shpërtheva, nga zemërimi. Inati:
Po, i kujt jam unë, o dudum argati
I cilës parti politike. Apo, gjaku?!

Faj, jo: Nuk keni ju. Po, Nëna Parti
Që, u ka shpërblyer me vende pune:
Partizanë pulash – gjysëmanalfabetë.
Heshti. Papritmas, kërceu kolegu tij
I cili shërbente djemtë e mëparshëm:
Zotëri, ndërhyri: Ti ke hyrë pa rend.

E ngrita zërin. Dhe, ua përplasa në sy
Mirësjelljen. Shërbimin, në fytyrë:
Ma jepni telefonin! Nuk dua ndihmë!

Përpak, u rroka fytas me “kapadahitë”…

(Hyqymeti Sot e zë
lepurin me qerre
)

Babai, që në fëmijëri. Katund
Hijen e Lisit, midis Livadhit.
Edhe, pranë oxhakut. Zjarrit
Rrëzë Ҫuke me porosi kaçaku:
Bir, sa më larg rri nga politika
Kurvë, është. Ta hanë, kokën!

Akull Fushe. Dhe, nëse nuk di
Të rrëshqasësh ski, në Dimër:
Ose, sajë tatëpjetë kodrës Ҫuke
Buthekrye, kërcen në përrua.

Ujin dhe zjarrin t’i kesh frikë
Miqtë në Politikë. Rrospitë:
Hyqymeti zë lepurin me qerre…

(Ekeqja është Ebukur)

Mëkat, e shani sot Ekeqen
Ekeqja, ështe edhe Ebukur.
Ashtu, siç është Pranvera
Vera. Vjeshta. Dhe, Dimri.

Ebukur, është Dita. Dielli
Ebukur, është Nata. Hëna.
Ebukur, është Bora. Shiu
Ebukur, është Bryma. Stuhia.

Ebukur, Vetëtima. Rrufeja.
Ebukur është, edhe Robëria
Liria, kur zbretë nga koçia…

(Jerm flas me xhindet)

Errët. Nata me ferexhenë krahëve
Pas dere. Unë me llambën ndezur:
Mbi tavolinë. Dhomën me libra.
Shahem sonte me xhindet. Ëndrrat
Që, ma prishin gjumin. Hënoren.

Përpiqen të më vjedhin nga shtrati
Hudhin dorë më dorë majë lisave.
Ҫati më çati. Dhe, Shelg më shelg:
Prehër, strehim radhe të Mikes Di
Herët pa dalë ende drita, shtrat uji…

(E përcolla Natën
E pres Agimin
)

Pasmesnate, zgjohem: flas jerm
Edhe, i turrem tavolinës punës:
Engjëlli mbrojtës, më pri para
Dy tjerat më mbajnë përkrahu.

Xhindet, që si fëmij më vidhnin
Mes Nanës dhe Babait. Shtrati:
Gjithë natën hudhnin mbi çatia
Majë lisave. Te Guri Zi i Ҫukës.

Sot, i varrosa mes poezive lirike
E përcolla Natën. E pres Agimin…

(Derëmadhja e Shtëpisë
Sot mbyllë me dry
)

Derëmadhja e Shtëpisë. Katund
Dje me shul. Sot, mbyllë me dry.
Nuk jeton Nana. As, edhe Babai
Vëllai, që iku nga Parisi. Sena
U arratisë, struk mes varrreve.

Edhe, Unë ika nga Lisi Livadhit
Zonja Vdekje. Erdha, në Shkup:
Xhadia më dënoi në Voskopojë
Vdekje klinike. Ringjalli me lotë
Poezi. Cuca Boheme, në Korçë.

Pasmesnate, rrugës “Qafë-Thanë”
Pusi më kurdisi. Hudhi në përrua.
Mezi na nxorri Policia rrugore
Ndihma e shpejtë nga gremina.

E pritëm Agimin në Librazhd
Vendin e vdekjes e shpalla:
Vendi i Lindjes Hënës. Diellit…

(Rrugëdalje)

Vite e shekuj, rrethuar me kufinj
Armiq shekullor. Pushtuesë.
Dhe, miq “vëllezër” ende historik
Luftë me armik. Dhe, për armik.

Historia na vinte përmbrapa
Ne i dilnim para me flamur:
Pushkë. Bomba. Luftë me topa
Liria Nuse, na mbeti maleve.

Shteg, ende s’gjetëm zjarreve
Pas Ҫuke, e kemi një dhiare:
Babi, kurrë nuk i biente rrugës
Xhamisë Hoxhës të Allahut.
Po, dhiares pas Ҫuke. Varreve:
Rrugës Lumit malor. Dallgëve
Pusive. Shkollës. Dhe, librave…