Dy vajzat e reja në Ängelholm të Suedisë Teuta Zeneli dhe Albina Ibrahimi, dolën me librin e tyre të parë në Suedi

1
480

Nga: Hysen Ibrahimi

Ängelholm-Suedi, 11.02.2021

Sot doli nga shtypi libri i titulluar BALKANS VEGETARISKA MATBORD-(TAVOLINA USHQIMORE VEGETARIANE E BALLKANIT) bashkautore Albina Ibrahimi-Teuta Zeneli, botues: Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, në Suedi (SHSHASHS). Libri është botuar në gjuhën suedeze, por ushqimet tradicionale janë në gjuhën shqipe.

Dy vajza të talentuara, të lindura dhe rritura në Suedi, nxënëse të shkëlqyera të shkollës së mesme në Ängelholm të Suedisë dhe anëtare të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, dualën së bashku me librin e tyre të parë të titulluar BALKANS VEGETARISKA MATBORD (në gjuhën shqipe, TAVOLINA USHQIMORE VEGETARIANE E BALLKANIT).

Libri është botuar në gjuhën suedeze, kurse emri i ushqimeve tradicionale shqiptare janë në gjuhën shqipe dhe të përkthyera edhe në gjuhën suedeze nga autoret e librit.

Albina Ibrahimi e Teuta Zeneli, kanë një perspektivë të shkëlqyer në të ardhmën për përfaqësimin e kulturës dhe traditës shqiptare këtu në Suedi, përmes krijimtarisë së tyre, të cilat premtojnë se edhe në të ardhmen ekziston mundësia që të merren me shkrime.

Ato, me një entuziazëm, vitin e kaluar (2020) kishin vendosur për botimin e një libri, me idenë për prezentimin e specialiteteve shqiptare. Kështu pas një pune të shkëlqyer, ato me sukses ia kanë arritur të dalin me librin e parë të tyre, por që nuk do të mbetet i fundit, siç thonë ato.

Në mbrendinë e librit janë një pjesë e madhe e specialiteteve që Albina dhe Teuta i kanë përgaditur vet në radhë të parë dhe pastaj i kanë spjeguar në gjuhën suedeze, duke shkruajtur receptin për secilin ushqim në gjuhën suedeze. Këto specialitete, kryesisht janë ushqime vegetariat, si: jahni vegetariat, krelanë vegetariat, gjellë vegetariat… e kështu me radhë.

Synimi i autoreve të librit është për të sensibulizuar para popullit suedez për ushqimet tradicionale shqiptare, por që një pjesë nga këto specialitete përdoren në tërë ballkanin, me një ndryshim të vogël të receptit.

Krijueset e reja, i kanë qëndruar besnik ushqimeve tradicionale të cilat disa i kanë përgaditur në vegetariat, veçanërisht duke u ballafaquar drejtëpërdrejtë në praktikë gjatë përgaditjes së pari duke i shijuar vet.

Libri është kolor, i ndërtuar mirë, i cili do të përurohet në Suedi dhe në Kosovë gjatë sezonit të verës, në kuadër të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi.

Puna e dy krijueseve të reja, siç janë Albina dhe Teuta, jo vetëm që dualën me librin e tyre të parë, por në të njejtën kohë n’a japin sinjale për interesimin e gjeneratave të reja në mërgatë, për t’u marrë me vlera kulturore shqiptare dhe për të prezentuar bindshëm origjinën e tyre, e të parëve të tyre, prej nga vinë.

Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, në Suedi, ju uron dy anëtareve të reja Albines dhe Teutës, për daljen me librin e parë të tyre, me shpresë mos të ndalen por të vazhdojnë me të njejtin entuziazëm edhe më tutje për të krijuar vepra të reja që do ta freskojnë krijimtarinë tonë shqiptare në Suedi dhe për të sensibilizuar popullin Suedez për kulturën e bukur swhqiptare, për traditën, zakonet dhe krijimtarinë shqiptare me rrënjë të pastra ILIRO-PELLAZGE.

Ndaj, Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, në Suedi, për Teutën dhe Albinën DEKORATA, me rastine dhjetë vjetorit të SHSHASHS, dhe do ju ndahen në korrik 2021 në Prishtinë.

Krejtë në fund, Autoret e librit, Albina dhe Teuta, falënderojnë redaktorin e librit Prof. Fetah Bahtirin, pastaj lektorin z. Thomas Axelsson, recensentin z. Hysen Ibrahimi, pastaj inxhinierin Mërgim Zenelin, nënat e tyre Fatimen e Nexhmijen dhe mësuesen e tyre Carina Ebelin-Lundh.

1 KOMENT

  1. Turpi i turpit te antishqiptarve te Suedise!!!

    Po çfarë Ballkani more prinder idiote… KETO JANE SHQIPTARE dhe libri duhet te jete ALBANSKE e jo BALKANSKKE… marreeee

Komentet janë mbyllur.