E THIRRA AKADEMIKUN, AI IKTE SI NGA PLUMBI I PUSHKËS…!

0
328

Si shihet atdheu nga larg

Një intelektual i njohur shqiptar në qytetin e Strugës i respektuar në Amerikë, e kishte takuar në rrugët e qytetit Akademikun e njohur shqiptar(…) dhe, në shenjë nderimi i kishte kërkuar, që të ndalet për biseduar për aktualitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Mirëpo, në hapat e Akademikut ai ikte si nga plumbi i pushkës duke thënë:

Jam i zënë, më duhet të shkoj …(sic!)

Dhe, si dukuri tashmë, bota akademike shqiptare nuk dëgjohet askund për çështjen madhore kombëtare, kur qarqet institucionale të arsimit dhe të ASHAM-së po luajnë me lojën e kolovajzës antishqiptare përmes pamfletëve “shkencore”(sic!) kundër popullit shqiptar në hapësirën etnike në Maqedoninë e Veriut.

Akademiku i njohur në hapësirën shqiptare, njeri me fat për shkak të privilegjeve të pushtetit, ai tashti i ka dyert e hapura në Akademinë në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup.

Akademiku nuk u ndal të ndërroj të paktën dy-tri fjalë me mua, thotë intelektuali shqiptar në Strugë dhe miku ynë i respektuar në Amerikë…!

Çikago, shkurt të motit 2021


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]