Me dhjetëra avionë fluturuan sot për të votuar në Kosovë nga Evropa e madje edhe nga Amerika e Australia!

0
234
Mërgata - Vetëvendosje

Luan Dibrani

Me dhjetëra avion fluturuan sot për të votuar në Kosovë nga Evropa e madje edhe nga Amerika e Australia!

Shumë qytetarë nga diaspora votuan përmes postes në zgjedhjet e parakohshme që mbahen më 14 shkurt 2021, edhe se kjo mundësi ishte shumë e cunguar dhe jo e avancuar ligësisht nga institucionet e Kosovës.

Pamje e qytetareve që udhëtonin sot për Kosove përmes Aeroportit Shtutgard – Prishtinë ,ata u prononcuan për të parin e Lëvizjes Vetëvendosje me koalicion Vjosa Osmanin.

Mërgata është dashur të votojë përmes misioneve diplomatike të vendit, por një gjë të tillë ia pamundësoj KQZ-ja dhe organet tjera aktuale!

Aty dominuan procedurat burokratike të njëanshme për t’u regjistruar si votues, në këto zgjedhe. Shumë qytetar u privuan nga e drejta për votim !?…

Qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit u ankuan për vështirësitë që iu dolën për të votuar në këto zgjedhje madje edhe me kërcim denoncim ndaj KQZ-së.

Mos të harrojmë që vota e diasporës e ka potencialin të ndërrojë komplet skenën politike në Kosovë.
Më së miri këtë e treguan zgjedhjet paraprake me keqpërdorimin, dhe maleverzimet qe u bën nga e cila shkuan afër 6 muaj duke i numëruar e sternumruar votat për tip Fatmir Limajt etj !

Me dhjetëra avion fluturuan për të votuar në Kosovë sot nga Evropa e madje edhe nga Amerika e Australia. Ditët në vijim pritet të organizohen shumë avion ngase janë shtuar kërkesave të mëdha, sipas të dhënave të agjensioneve ajrore!

Mobilizimi i Diasporës shqiptare nga shtetet e Evropës ishte qe nga dita e shpalljes se zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë. Këtë e tregoj fluksi i madh qe votën e dërguan për mes postës. Pos, votimit përmes postës qytetaret tanë udhëtuan dhe po udhëtojnë me dhjetëra e mijëra edhe përmes rrjetit tokësor me Autobus dhe mjete tjera udhëtimi sidomos nga Gjermania, Zvicra, Austria, nga shtetet skandinave dhe shtet tjera evropiane.

Afrimi i zgjedhjeve po afrohet, po Diaspora qe nga sot filloj me të madhe, të arrijnë në Kosovë përmes vijave ajrore (flurimeve) qe ma i kanë rezervuar biletat kaherë e me kostot të mëdha, por ata theksojnë se ja kemi borxh atdheut me synime për ta ndërtuar një shtet të mirëfilltë me ligje dhe rregulla në interesin e qytetarëve.

Disa nga ta shprehen se do japin votën për ndryshimin e Kosovës, ne përkrahje te Vetëvendosjes, por pati edhe simpatizant të partive tjera. Me dhjetëra avion fluturuan për të votuar në Kosovë sot nga Evropa e madje edhe nga Amerika e Australia. Ditët në vijim pritet të organizohen shumë avion ngase janë shtuar kërkesave të mëdha sipas të dhënave te agjensioneve ajrore!

Në këtë proces zgjedhor kemi një numër rekord të qytetarëve që janë regjistruar suksesshëm nga jashtë për të votuar, për dallim nga herët e kaluara.

Numri i atyre që kanë arritur të regjistrohen si votues jashtë vendit është 102 mijë, por ky numër shifror u dha disa herë se aplikime kane bërë edhe mbi 200 mijë veta.

Në këtë përllogaritje duket se janë përjashtuar qytetarët emigrant qe udhëtojnë vet me mjete përmes rrjetit tokësor dhe fluturime ajrore që nuk duhet të jetë i vogël, por do ta rrisin goxha shumë elektoratin, pa marr parasysh se cilës parti i japin votën.