GËZIM I PAPËRSHKRUAR, ADMIRIM I MERITUAR I LARTËSUAR

0
313
Sali Leka

Tregim nga libri: “SEKRETE QË NUK I MBAJ PËR VETE”

SALI LEKA

Janari muaj i parë i çdo viti me 31 ditë të shkurtra me nga 9 orë dhe 31 netë të gjata me nga 15 orë.

Për mua Janari është muaji i mrekullive, se unë shkruaj natën. Unë dua që nata të jetë e gjatë 240 orë.

Në Janar 2021 unë kam shkruar shumë tregime, por nuk e tregoj numrin e tyre. Jo, jo nuk e tregoj. Nuk e besojnë njerëzit dembel, zgerdhec, gazhel, rezil, bedel, xhahil, injorant, obskurant, merhum dhe tutkun galopant, që fatkeqësisht janë shtuar.

Kam besim se do të pakësohen në muajin Janar 2022 dhe 2023.
O sa mirë do të ishte që të pakësoheshin edhe njerëzit kaotik rrakitik, zuzarist anarshist, sharlatanist, monstruozist dhe shtrembaluc, gënjeshtaruc, urithuc, por edhe frikacak alabak.

Për nderim të njerezve fisnikë të kulturuar mendimtarë e vizionarë të dituruar, por edhe besnikë teuratikë të betuar, sot po tregoj: Në Janar 2021, paraqita për botim në skenen artistike mediatike katër tregime me ngjarje të vërteta faktike dhe i botuan në faqet e gazetave atdhetare, kombëtare eposike. Sa shumë jam gëzuar nga botimi i këtyre tregimeve të mrekullueshme shembullore shumë të dobishme për jetën njerëzore.
Gëzimi im i papërshkruar i vitalizuar me admirim të merituar, i lartësuar.

PO, PO ME ADMIRIM SHUMË I LARTËSUAR PËR GAZETARËT FISNIKË DHE KRESHNIKË TEURATIKË TË DALLUAR DHE TË BETUAR PËR TË MIRËN TË DREJTËN E TË VËRTETËN HYJNORE QË E KANË PUBLIKUAR ME VULLNET E VITALITET.

Tregimet e mia të vërteta i botojnë i publikojnë ata gazetarë që ishin e janë vital viganikë të nderuar fisnikë e filozofë me etikë të kulturuar dhe guximtarë kreshnikë me vullnet e vitalitet solid sublim me iradin ilmin të shkëlqyer.

Titujt e katër tregimeve të mia speciale, do ti shkruaj në muajin Mars 2021. Unë as kam harruar, as harroj, por sot theksoj: Katër tregimet e mia, janë e do të jenë mbi katërqind tregime me gënjeshtra e trillime që u botuan në Janar 2021, në faqet e 6 gazetave dhe u reklamuan në 6 televizione në Tiranë.

Po, po mbi katërqind tregime shtrembalace e gënjeshtaruce negative, regresive anarshiste kaotiste.

Në kohën e sketerrit mizorist enverist ramizist në Tiranë ishin 4 gazeta, tani janë shtuar janë bërë 6 fletushka, por akoma më komuniste, mizoriste, enveriste, ramiziste, monstruoziste, sharlataniste, obskurantiste se sa ishin gazeta “Bashkimi, Drita, Zëri i Rinisë dhe revista Nëntori” që nuk kanë botuar 5440 tregime me poezi të shkrimtarit e poetit Sali Leka modernist e teuratist i kulturuar, antimizorist e antikomunist i betuar.

Unë nuk jam dëshpëruar, nga këto padrejtësi makabre, mizore, që kanë mbyllur, fshehur e censuruar veprat e mia letrare artistike shembullore. As nuk jam frikësuar nga përndjekjet, burgosjet, internimet dhe përsekutimet e pamëshirshme sistematike nga ingranazhet e diktaturës e katrahurës antidemokratike, me egërsi të tmerrshme sidomos me letërsi, art e kulturë jetike eposike.

Prandaj jam e do të jem shumë i gëzuar, që në vorbullat e mjegullat e muzgut sketërrist e të beterrit monstruozist i turbulluar, i llumzhuar, shkëlqejnë e blerojnë si trëndafili i lëndinave e kodrinave, aroma nektarike e katër tregimeve të mia jetike eposike që u botuan në Janar 2021.

Aq sa jam i gëzuar, i vitalizuar, jam i obliguar të demaskoj, 40 shkrimtarë, analistë dhe publicist, liliputistë, populistë të shtrembëruar që në Janar 2021, kanë botuar e reklamuar katërqind tregime me procka e brockulla të neveritura të bezdisura.

Sot po citoj emrat e dy shkrimtarëve të shtrembër, të mangut me tregimet e tyre antinjerëzore, antikombëtare, Kim Mehmeti dhe Fatos Lubonja.

Me Kim Mehmetin, as jam takuar, as kam biseduar, por shkrimet e tij të dobëta i kam lexuar.
Me Fatos Lubonjen jam takuar dhe kam biseduar, dhe shkrimet e tij të mangëta, i kam lexuar.

F. Lubonja i biri i Todi Lubonjes, intelektuali i admiruar, modernisti dhe antikomunisti i betuar, por i biri më ka zhgënjyer dhe indinjuar.
Shumë më ka neveritur!

Babai i Fatosit Todi Lubonja shoku im i nderuar sot nuk jeton. Unë e kisha si vllain e madh. Todi Lubonjen e kam e do ta kem shok e dashamir besnik teuratik.

Ngjarjet e mrekullueshme e kujtimet e paharrueshme me Todi Lubonjen, i kam e do ti kem me shpirt e zemer, por i biri i tij është atrofizuar, dobësuar e shtrembëruar i tëri.

Unë kam ngjarje dhe kujtime jetike edhe me shkrimtarët Fadil Paçrami, Hasan Petrela, Kasem Trebeshina, Kapllan Resuli, Kujtim Spahivogli, Ibrahim Uruçi, Dhimitër Xhuvani, Jakov Xoxa, Eqrem Biba, Frederik Sokoli.

Kujtim Spahivogli, Ibrahim Uruçi, Hasan Petrela të internuar në kohën e skëterrit enverist.
Unë kam shkuar, i kam takuar dhe kam biseduar në barangat e internimit me Kujtimin, Ibrahimin dhe Hasanin, por nuk i takonte asnjeri.

Kurse tani nëpër televizione dalin, jargosen e pispillosen shtrembalarë, zuzarë e gënjeshtarë që as janë burgosur, as internuar, as përsekutuar, në kohën e sketerrit marksist enverist, përkundrazi janë privilegjuar, sistemuar dhe paguar me valutë dhe fonde monetare të bollshme, për cirrkimickat, servilickat, survejuckit e tyre përkundër jetës së njerëzve të mirë të drejtë, të sinqertë, shkrimtarë, poetë të talentuar disidentë modernistë të admiruar, por edhe intelektualë antimizoristë dhe antikomunistë të betuar.

Fatkeqësisht antimizoristët dhe antikomunistët janë pakësuar.
O sa mirë do të ishte që të shtoheshin!

Sali Leka, Cel: 068 38 55 304

Shkrimtar e poet demokrat, modernist, antimizorist, antikomunist eposik ish i burgosur politik në kohën e sketerrit enverist-ramizist.

SHËNIM SPECIAL EKSKLUZIV JETIK:

Në Mars do të shkruaj tregimin me titull: “ME KEQARDHJE PËR TY I BIRI I TODIT”. Me porosinë mos harroni, por kujtoni. Unë nuk harroj! Kam kujtesë elektronike. Kur premtoj betohem. Ju premtoj se do të shkruaj e do ta paraqes për botim tregimin për të birin e Todi Lubonjes.

Në librat Fetare shkruhet: “Njeriu pa kujtesë, vdes në harresë. Njeriu pa dituri e pa aftësi, jeton në mjerim pa iradin, as besim dhe nuk shikon me sy mirësi, as shkëlqim e mrekulli”.

Jetojmë në Shkurt 2021, viti i parë i dekades tretë shekulli XXI. Janë shtuar njerëzit pa kujtesë, pa dituri, pa aftësi, pa besim as iradin, ashtu si Fatosi i thati, i mangëti i biri i shokut tim fisnik Todi Lubonja.

O i miri, o i drejti, o i sinqerti Todi Lubonja, jetove në kohën e muzgut enverist, antidemokratik. Të prangosen duar e këmbë në burgun e Burrelit, burgu më i tmerrshëm komunist në Shqipëri dhe Ballkan.

E sot nuk të kujton as djali yt Fatosi i shtrembëruar, i zhytur, i përlytur në pellgun e moçalin e infektuar të paditurisë e të paaftësisë i errsuar, nuk shikon me sy, as shkëlqimin e Diellit, as Vezullimin e Yjeve të Qiellit, por i verburar përjetësisht.

LUM ATA E ATO QË JANË ME KUJTESË SOLIDE JETIKE DHE ME DITURI FILOZOFIKE TEURATIKE. POR EDHE ME AFTËSI IRADINIKE ILMINIKE.

Tiranë, Shkurt 2021