Nga Binak MAXHARRAJ
Isa Mustafa dhe LDK nuk shkojnë bashkë, janë si nusja me ndjerkën. Ishte një lidhje ”martesore” e dhunshme. Ai hyri dhunshëm në LDK dhe duhet te dale nga LDK dhunshëm, sepse LDK dhe Isa Mustafa nuk mund te mbijetojnë bashkë.
Nga LDK duhet te largohet Isa Mustafa ose te shkaterrohet LDK. Shkaterrimi i LDK veç ka filluar në Podujevë kurse stuhia zgjedhore e 14 shkurtit do ta fishinjë të terrin.
LDK pas kësaj humbjejes ne Podujevë është mbetë si pula e laget pa kokë. LDK në Podujevë e hummbi, siç po thuhet, bastionin e fundit te rugovizmit pas 20 viteve qeverisje atje. Por, LDK i ka humbë gadi te gjitha zgjedhjet e pasluftes nën drejtimin e Isa Mustafës, por humbja ne Podujeva është me drastike është e pa falshme.
Isa Mustafa mendonte se me duar ne xhepa do ta fitonte edhe Prishtinën por e humbi bash nga LVV dhe Albin Kurti, Isa Mustafa se bashku me Agim Veliun me duar ne xhepa do ta mendonte se do ta fitonte edhe Podujevën por pësoi kataklizmë. Në vend se ta mbronte fronin ne Podujevë Agim Veliu shkoi ne polici sepse nga aty e mbronte më mirë koorupcionin e vetë e te Isa Mustafes.
Kjo është rënja e shokut Isa Mustafa, bash sikur ajo rënja e shokut Zylo te Dritero Agollit.
LDK ne vend së te ulët dhe esull te analizoj gjendjen e vetë te mbrenshme ne parti, pas kesaj humbje ka nisë po merret me gjuetin e shtrigave, sepse sipas saj te gjitthë jashtë sajë na qenkan fajtor kurse vet LDK jo se jo, faji thonë është jetim. Po mendojnë dhe veprojnë monarkëtë e vertetë.
Isa Mustafa se bashku me LDK qe moti ka rënë ne dergjë ai ka nisë po merret me intriga,shpifje ndër më te ulëtat. Në thumbë te kritikës e ka LVV dhe Albin Kurtin si dhe Vjosa Osmanin të cilën e ofendon me fjalë rrugaqerie të cilin s’po mund as se si te përbijë, sepse Vjosa Osmani i ka i ka mbetë në fytë Isa Mustafës si kafshatë qe skapërd poi a ze frymën. Për shkak te kesaj alergjie ndaj LVV Albin Kurtit dhe Vjosa Osamit e prishi koalicionin duke bërë grushte shtet ne qeverin Kurti dhe me bisht ndër këmbë shktoi të i përktheluri i tij Hashim Thaqi për ndihmë për formimin e qeveris Hoti e cila pasiqe ishte falso nuk pati jetë te gjatë.
E therm troç se në LDK ka kohë kohë që nuk frymon as një fije rugovizëm e sidomos ç’prej se LDK e mori me shpifje, dredhi dhe intriga Isa Mustafa nje anti-rugoviste i përbetuar. Qe nga ardhja e Isa Mustafës në krye të LDK ajo ka nisë te merrë teposhtzën, sepse ai aty nuk erdhi për LDK por për punet e tij meskine për përfitime personale, erdhi qe te veshet me petkat e pushtetit për ta mbrojtë korrupcionin e vetë dhe te klanit te tij korruptiv qe e krijoj në LDK por edhe duke ia këthyer shpinën LDK dhe dhe anëtarësisë së sajë duke bërë lidhje me kupolen e krimit të organizuar dhe klanet tjera mafioze te PDK dhe SHIK me qellim per te nejtë sa më gjatë ne pushtet.
Isa Mustafa nuk është rugovist, as qe ka qenë perpara LDK-ist, ai është një anti-rugovist, e anti-rugoviste nuk ka e bejë asgjë me rugovizmin. Kështuqë nga radhja e tij ne LDK ka vedek rugovizmi ngadal duke frymuar anti-rugovizmi. Ku mund te jetë Isa Mustaf rugovist i cili para luftes e shperfillete bashk me Bukoshin Rugovën. Ku mund te jeta ai Rugoviste kur Rugova po e arganizonte pushtetin paralel kunder snatrapit Millosheviq kurse ai ia nderprente ndihmet e 3% sikur te ishin te vetat e jo te popullit, ia ndeprente telefonat, nuk ia paguente biletat e udhetimit, e ajo me drastikja shpesh herë nepër hotelet e Evropës e lente Rugoven peng nepër hotele duke mos ia paguar.
Isa Mustafa është strumbullari i te gjitha te keqijave ne LDK, ai se pari me parin e tij te korrupruar duhet te ulët e ta vleresoi LDK se çka po ndodhë me te, pse ajo veç teposhtë po shkon, e ka harruar partin duke u bërë paterica e kingala i partive tjera te Hashim Thaçit e Kadri Veseli me qellim për ta mbrojtur korrupcion dhe krimin e organizuar se bashku. Isa Mustaf nese ia don te mirën LDK duhet se pari qe urgjentisht te ofron doreheqjën nga LDK sepse ai aty është një njeri i gabuar në vend te gabuar. Duhet ta lenë LDK atyre qe ia don te mirën dhe qe do ta mekambin e jo te merret me gjueti shtrigash.
Anëtaresi e LDK me këtë kataklizme dhe rreshqitje qe e ka nisë duhet te merr fatin e partisë ne dorë duke e pastruar partin nga te korruptuarit dhe kundër anti-rugovistave te tipit Isa Mustafa. Sepse LDK nuk ka te ardhme më Isa Mustafën, ajo nese vazhdon kështu do te pesoi katastrofë ne zgjedhjet e ardhshme nacioale.
LDK gjatë fushatës parazgjedhore mund te ia bënë qejfin vehtes së do te del e para, se do të pushtetin, por këto janë vetem andrra, deshira te pareazuara sepse dihet se LDK e ka humbur rrugën e në obroorin e vet se bashki me krroqanin Isa Mustafa. Votuesit, elektorati më 14 shkurtë do te ia japin denimin e mertuar LDK dhe Isa Mustafëse, ata de din forte mire sjelljën despotike te një monarku qe sundon me LDK e jo bashkqeverisë me strukturat e sajë, nuk pranon kurrfarë reformimi te parties, ajo ka mbetë ne njerez te vjetër tanimë te kalbur në LDK te cilët kujdesen vetem për korrupcionin e tyre e jo për mirëvajtjën e partrisë.
Pra, Isa Mustafën do ta zënë përfundi orteku i pamshirshë i dates 14 shkurti 2021, sepse votesit e vetë dhe elektorati i LDK kërkojnë ndryshime, kërkojnë luftën kundër korrupcipnit dhe krimit te organizuar te cilën gje votuesi veç janë te bindur se LDK nuk është e afët ta bejë sepse dhe vetë është e korruptuar deri në fyt dhe kështu ta nxjerrë Isa Mustafën si njeri te deshtuar, te pa deshiruar dhe shkaterrues te LDK si njeri qe moti i ka dalë afati i përdorimit dhe duhet te kënga LDK ose te nxirret zhagë përjashta.