Violeta Kadriu
NUK VDES PENË – DRAGOI!
Dritëro Agollit
Disa vjet më parë u tha
– Vdiq Dritëro poeti!
po kur shterron ujin lumi
e e humb kaltërsinë deti?!
Një ditë të një 3 shkurti thanë
– Dritëro Agolli ndërroi jetë!
po a zverdhet e shkundet dot
ai mal me gjithë atë fletë?!
Thanë, po se kush qenë ata që thanë
se – Dritëro u shua!,
Jo, jo se nuk shterron
e s’e ndalë rrjedhën ky Ujë Kristal Krua!
Thanë një ditë të një viti
– Na la Dritëroi!
A i ndalë gonxhet e frutat vallë
qershia, molla, ftoi?!
Thanë një ditë gojkqinjtë thanë
– U shua i Letrave Shqipe Kryeplaku!
Kur vallë e ndalë fluturimin shqiponja
e hapërimin në qiell flamurgjaku?!
Thanë, o një ditë plot zymtësi, thanë
– U fik Dritëria!
Jo, jo se nuk fiket dot
“E Penës Shqiptaria!”
Një 3 shkurt, me dhimbje thanë
– U dorëzua Dritërimi!
Jo, jo, se kurrë nuk shtrihet
i Penës kryetrimi!
Një ditë, para ca vitesh thanë
– Vargu shqip ndali rimën!
Jo, jo, s” e ndalë Qielli ” Dritëro”
të tijën vetëtimën!
Thanë, edhe sot gojëkqinjtë thanë
– Dritëro pushon në varr!
Jo, jo, me Laps Diellin e tij
këtë botë ndricon e e ngrohë si zjarrë!
Po, po edhe sot thanë
– Me këtë datë vdiq Dritëroi!
Jo, jo nuk vdes njeriu me shpirt engjëlli
e qëndresë e penë dragoi!
Thanë, o edhe e më ndoshta do të thonë
– Dritëro prehet në amshim!
Ngado që të jetë, me shokë na dërgon vargje
ndër ta dhe me Babain Tim!
VIOLETA KADRIU, 03.02.2021 – PODUJEVE, KOSOVE