Nga Skënder MULLIQI
Politikanet modest dhe korrekt ne Kosovë, deri me tash e kan humbur luftën nga politikanet e pa edukuar, nuk po flase së sa janë ata të shkolluar? Mbetet te shihet mbas zgjedhjeve së sa do të ndryshohet kjo pamje, ky mozaik i mbrapsht i skenës tonë politike 20 vjeqare. Ekzistojne sigurishte shume verejtje në pushtetet e kaluara, të cilat nuk punuan mirë për Kosovën dhe te ardhmën e saj. Materjalizuan shumë qka per vete dhe familjën, në kurriz të shumicës e cila gjithnjë e më shumë po bëhët e varfër.
Koha i qiti në sipërfaqe të gjithë zullumqaret, të gjithë hilegjitë të cilët i stopuan keq proceset demokartike dhe zhvillimore. Kjo strukturë politike nuk tregoi zotësi në ballafaqim më sfidat e kohës së modernitetit. I hynë shumë të pa pergatitur priofesionit fisnik të politikës. Me improvizime nuk ndërtohet shteti dhe as nuk mbahet pushteti. Jeta nën drejtimin e kësaj kaste politike u bë shumë e vështirë.
Politikën e panë si vend të përfitimeve dhe të punësimeve, e jo vend nga drejtohet anija e quajtur-shtet. Këta shoqërinë po e konsiderojnë si ndonjë bar ku ulet njeriu e bane qefe, ku pine dhe këndon pa përmbajtshem! Njerëzitt paturpësishte i mbajnë në iluzione së do të bëhët mirë, e nuk u bë kurrë deri më sot. E kështu kaluan shumë vite më shpresa të thyera…
Lamë mbrapa vitin më të vështirë të pas luftës. Lamë një vit të mbushur më probleme të mëdha politike, ekonomike dhe më problemin ende të pa mundur të pandemisë globale. Kaluam shumë vite dhe këtë të fundt të maskuar në distancë. Viti që lamë mbrapa ishte vit I vdekjeve. Shumë vite i kishim të vdekjeve te ngadalshme, viti 2020 ishte vit i vdekjeve të përditshme, të vdekjeve te cilat u bënë numër. Kur kësaj i shtohet zullumi prej së trashi nga grabitqarët tanë të politikës, sigurisht së shumë çka duket edhe më e zymtë në këtë nën qiellin tonë.
Ishte një vit e pazakonte, një vit i vështirë për shqiptarët nga njerëzit e dobet te politikës, të cilët edhe pandeminë e shëndrruan në jo seriozitet. Çka do të na sjellë epoka në vazhdim? Na presin sfida të mëdha të ndërtimit të shtetit ligjor. Na presin ditët e vështira të largimit përfundimtar nga pushteti të një structure autokratike, që shumë e zvetnoi të ardhmen tonë në Kosovë. Na kemi forcë që proceset ti avansojmë përpara. I kemi njerëzit e ri me deshirën e madhe për ndryshime pozitive pas 14 shkurtit.
Ata do ta drejtojnë anijen në kahun e drejtë të historisë, aty ku edhe e kan shqiptarët vendin. Kjo shoqëri e meriton një hap përpara. Ky vend e meriton Evropën e Bashkuar, e jo izolimin. Këto nuk duhet më të mbesin iluzione. Kemi shumë tema të cilat duhet seriozisht ti mendojmë. Të mendojmë gjithashtu për ditë më të mira, për një epokë të ndritur të shqiptareve “të okupuar” nga autokratet në pushtet. Kemi të drejtë për shpresa. Këtë të fundit nuk ka mundësi të na mohojnë politikat e korruptuara, e as pandemia, sado të rrënueshme që po janë…