Diplomacia serbe dhe çështja shqiptare e Kosovës

0
399
Macron - Vuçiq

Serbia nuk e ka ndërruar kursin politik dhe diplomatik lidhur më çështjen shqiptare të Kosovës. Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në takimin e tij me presidentin e Francës, Makron nxori nga xhepat disa “inovacione politike” për zgjidhjen e çështjes së Kosovës me “kompromise”(sic!).

Po e (ri)përserisim se, shqiptarët dhe Kosova mbetën nën ambrellën e ish-Jugosllavisë (1918-1990) dhe të regjimit vrastar e shfarosës deri në shkallë të gjenocit të Serbisë(1844-1999), që, me përkrahjen e fuqive të mëdha (Amerika) me aleatët e saj evropianë u doli në krah të shpetimit dhe të ndarjes njëherë e përgjithmonë të dy popujve të shqipatrëve dhe serbëve, secili në rrugët e ndara dhe në tokën e vet.

Duke folur për çështjen shqiptare dhe të Kosovës, diplomati amerikan Richard Holbrook, pati thënë se, kur i dëgjoj kronikat e kohës nëpër të cilat kanë kaluar shqiptarët në Kosovë dhe koha ugurzezë, popull i shkelur pa të drejta, i denigruar në shkallën në mungesë të lirisë, i vendosur në kapertinat e ish-Jugsollavisë pa vullnetin e tij, më kujton thënien amerikane “Martesë më pushkë”(!).

Kryetari i Serbisë dhe pioneri i kryekriminelit Slobodan Millosheviq, Aleksandër Vuçiq, përmes projketit të tij antishqiptar dhe, duket sikur “harron” realitetin historik se Kosova është shtet i pavarur i ndarë njëherë e përgjithmonë nga Serbia, çfarë do me të ashtuquajturin “projekt diplomatik” të kompromisit me shqiptarët dhe me Kosovën…?

Në vitin 1999, shqiptarët dhe Kosova i ka kryer të gjitha kompromiset me Serbinë, përmes tërë katrahurave fashiste për shfarosje dhe gjenocid ndaj shqiptarëve, që, nuk janë parë qysh nga Lufta e Dytë Botërore(!).

Çikago, shkurt të motit 2021


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]