TESTAMENT I ZEUSIT

0
439
Atdhe Geci

TESTAMENT I ZEUSIT

Zeusi interesohet nga botë e përëndive
tokën unë ua dhash të gjithë arbërorve
ua trashëgova gjuhën dhe alfabetin
dhe 15 mijë vjet kulturë pellazgo ilire
Prandaj habitem pse ikët nga Dodona
nga kryeqendra e zotave tuaj të lashtë
dhe nga faltoret tua të shenjta, pse u
larguat nga gjithë ajo pasuri për jetën
vetdorëzimi nga pushtuesi greko-aziat
u ka bërë të fyer dhe tepër të poshtruar
Prej gjakut pellazg i keni tëra të mirat
e kam thënë, jam kundër fiseve popull
gjaku im është gjak Dhemetre e i Ilirit
dhe gjak i Iperishtës që nga Atlantida
Shpresuar kam që keni mendje e duar
e do dini ta ruani at’ që ua trashëguam
si guxuat grekut t´ia leni ju pellazgjinë
e të hiqni dorë nga Morea, Athina dhe
të hiqni dorë nga Shqipëria e Platonit
Prej gjakut të diellit është çdo pore e
arbërit, o ti që i kërkon eshtrat e mi, a
i ndjen tingujt e shkronjave pellazge,
Dodona pellazgjike është mitra Ipeve!…

2.
———————————————-
Shqiptar zgjohu, lexoje hartën tënde
juve që nderin ua mori Greqia, dhe
në tokën tuaj grekërit bëjnë ligjin
ai poshtërim i poshtëron edhe zotat
Zeus, fati ynë është një libër i trashë
i mbushur me romak, turq e sllavë
i përgjakur me perandorë e sulltanë
i përgjakur nëpër luftërat me fqinjët
O verbëri e Evropës ç’po bën me né
me popullin më të lashtë të tokës,
në tokën shqiptare ti shpike Greqinë
për vetëvrasjen tonë të ngadalshme
Zeus, edhe në libra s’jemi aq mirë
Identiteti shqiptar i pellazgo ilirëve
as në shkolla nuk trajtohet si duhet
zvogëluar jemi më tepër se një herë
Ky vend i lashtë dhe, me kaq histori
nuk njeh origjinën pellazge, e as nuk
guxon ta bëj publike: brenda ende
kemi grekë, serbë, turq e hije të tyre,
në Çamëri, tymon flakë e Shqipërisë.

3.
———————————————–
Në Dodonë, Lemn, Atikë dhe Athinë,
un´po rrëmihi dheun e së kaluarës sime
dua ta gjej arkën e testamentit të Zeusit
arkën e librave të dijësve të lashtësisë
arkën e librave të stëgjyshëve pellazgë
arkën e dorëshkrimeve dhe regjistrave
duhet të ketë një bibliotekë këtej rrotull
Ay gjak pellazg i shkronjave të shqipes
qëllon që vret nga dashuria e tij për liri!
Toka ime, atdheu i stërgjyshërve të mi
në Dodonë është mitra e shqiptarëve
vendlindja e shqipes dhe fluturimi i saj!…

Atdhe GeciDortmund, 01.02.2021